Veprimet e presidentit Ivanov për gjuhën shqipe, pengesë e proceseve demokratike

Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta.

Në arsyetimin e mosdekretimit të këtij ligji, Ivanov kishte thënë se ai është jokushtetues, pasi gjuha shqipe nuk mund të vihet në nivel të njëjtë me maqedonishten, e cila sipas tij, është gjuhë e vetme zyrtare në vend, por edhe për atë se sipas tij, avancimi i shqipes i vendos në pozitë të pabarabartë gjuhët e bashkësive tjera etnike.

Partitë në pushtet në reagimet që patën menjëherë pas këtij vendimi thanë se presidenti ka lëshuar shansin që të përmirësojë paraqitjet e tij të deritanishme para opinionit.

“Nuk e kemi mirëpritur vendimin e zotit Ivanov. Ai kishte një shans për të përmirësuar imazhin e tij para komunitetit shqiptar, para qytetarëve të këtij vendi që nuk janë të paktë në këtë vend, por për fat të keq kjo ndodhi”, ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Kjo parti ka bojkotuar zgjedhjet presidenciale, pasi nuk ishte pranuar kërkesa e saj për gjetjen e një kandidati konsensual, që do të kishte edhe mbështetjen e komunitetit shqiptar.

Pakënaqësi ndaj kreut të shtetit në vazhdimësi ka pasur edhe nga LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev. Kritika ndaj tij kishte edhe për fjalimin e fundvitit, por edhe për ngjarjet e kaluara, në veçanti për rastin e dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së re ish-liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski edhe pse nuk kishte siguruar shumicë në Kuvend, por edhe për shumë zhvillime tjera, e të cilat sipas LSDM-së, kishin penguar shumë procese për të ardhmen e vendit.

“Presidenti Gjorge Ivanov ka lëshuar mundësinë që të kapërcejë veten dhe retorikën partiake për përçarje dhe konflikte dhe të dëshmojë se është në nivelin e përgjegjësisë si president i vendit. Ai duhet që të paktën këtë vit të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, të japë një kontribut sado pak të vogël për pajtimin që aq shumë e përmend në fjalimet e tij”, ka deklaruar Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se nuk janë edhe aq të befasuar nga veprimi i presidentit me Ligjin për gjuhët.

“Duke e ditur se çfarë presidenti kemi apo nëse shohim rastet në të kaluarën që kishin të bëjnë me kompetencat e tij, nuk mund të përjashtohet mundësia që ai sërish të mos e dekretojë Ligjin e miratuar në Kuvend. Kushtetuta nuk e parasheh se si duhet të veprohet më tej, por ajo mund të interpretohet bazuar në përvojat e disa shteteve perëndimore, të cilat përcaktojnë se ligji në një situatë të tillë hyn me automatizëm në fuqi, në rastet kur ai nuk e dekreton gjatë miratimit të dytë, ligji me automatizëm bëhet i vlefshëm”, thotë Mesim Maksuti, njohës i çështjeve kushtetues dhe profesor në Universitetin e Tetovës.

Jove Kekenovski, njohës i çështjeve politike dhe ish-zyrtar i VMRO-DPMNE-së, thotë se presidenti në shumë raste ka dëshmuar se më me interes për të kanë qenë politikat e ish-partisë në pushtet, dhe jo të qytetarëve të vendit. Ai thotë me shumë veprime Ivanovi më shumë ka bërë përçarje se sa ka unifikuar popullit.

“Presidenti Ivanov favorizon bashkëpartiakët e tij, ndaj të cilëve ndjehet si borxhli. Ai asnjëherë nuk ka qenë në krye të detyrës gjë që nuk i ngjanë një shteti që pretendon të jetë demokratik. Me disa veprime ai ka bërë ndarje në shoqëri, ka ndarë qytetarët, është vendosur mbi institucionet duke paralajmëruar ngjarje të caktuara, para se gjithash para liderëve politikë”, ka deklaruar Kekenovski.

Politikat e kreut të shtetit janë mbështetur vetëm se nga partia që edhe e ka nominuar në këtë post, VMRO-DPMNE-ja. Ivanov, kritika për punën e tij ka pasur edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, në veçanti për roli i tij në krizën politike që më shumë është vlerësuar si nxitës, si në formimin e Qeverisë së re, aferën e përgjimeve, tentimin për të amnistuar zyrtarët e inkriminuar, marrëveshjen e partive politike shqiptare, e raste të tjera.(REL)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Veprimet e presidentit Ivanov për gjuhën shqipe, pengesë e proceseve demokratike
Veprimet e presidentit Ivanov për gjuhën shqipe, pengesë e proceseve demokratike
Veprimet e presidentit Ivanov për gjuhën shqipe, pengesë e proceseve demokratike
https://3.bp.blogspot.com/-dH9E3MNfP7w/WmcCjMzhF9I/AAAAAAAAP5E/-HrBjDJuOyMecaUVwsvM5gGlaxBSGM09gCLcBGAs/s640/ivanov.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-dH9E3MNfP7w/WmcCjMzhF9I/AAAAAAAAP5E/-HrBjDJuOyMecaUVwsvM5gGlaxBSGM09gCLcBGAs/s72-c/ivanov.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/veprimet-e-presidentit-ivanov-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/veprimet-e-presidentit-ivanov-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy