Viti i Ri ndër shqiptarë

Nga: Dorian Koçi

Viti i Ri, është një festë që ka hyrë relativisht vonë të festohet ndër shqiptarë. Gjithsesi nëpër komunitetet e ndryshme shqiptare, në varësi dhe të kulturave që kanë përfaqësuar, festohej në mënyra të ndryshme.

Venediku që zotëronte një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar, e pranoi festimin e vitit të ri në 1522. Sigurisht që edhe në Kotorr, Ulqin, Lezhë, Prevezë e Artë që zotëroheshin nga Republika e Shën Markut, Viti i Ri duhet të jetë festuar pas kësaj date.

Viti i Ri duhet të jetë festuar edhe në një territor më të gjerë jashtë zotërimeve të Venedikut në Arbëri, pasi në këto kohë ende nuk kishte filluar islamizimi në masë i popullsisë. Festimi i kësaj date në këto territore, duhet të ketë filluar të zmrapset në momentin kur popullsia arbëre islamizohet dhe popullsia fillon të festojë dhe ndjekë kalendarin hënor të Hixhrit, ku festat më të rëndësishme janë Bajrami i madh dhe Bajrami i vogël.

Në Krishtërimin Lindor, traditën ortodokse, ka një traditë të veçantë ku Santa Klausi identifikohet me Shën Vasilin, shenjtorin që feston në datën 1 janar. Fëmijët e vegjël këndonin kolendrat, duke parajmëruar ardhjen e Vitit të Ri.

Kolendrat janë këngë popullore urimi që këndohen nga fëmijët e vegjël në ditët e pritjes së festave të mëdha fetare si Krishtlindjet apo dhe para Vitit të Ri. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi, duke uruar shëndet dhe mbarësi.

Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj . Më poshtë është një këngë kolendrash në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004. Tabloja ilustruese titullohet ‘Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite Niqiforu Lutro, një piktori të shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX. Identifikimi i mozaikut të kulturës arbëre kudo ku është shpërndarë, mund të na dhurojë kënaqësi estetike dhe dëshmi historike të veçanta.

Viti i Ri

Nji djalopul

ndë derë rri

Jo bre ti

Isht viti i ri.

Hapeni derën

Të hinj,

me plot duart

të na vinj

Çi na sole

Viti i ri?

Shumë shëndet

e dashuri,

Po su sola

Edhe para

Edhe ça

rroba të ra.

Edhe mot

edhe mot

edhe mot

Me duart plot./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Viti i Ri ndër shqiptarë
Viti i Ri ndër shqiptarë
https://2.bp.blogspot.com/-6rO5h4vJp9Y/Wkz-de5sYmI/AAAAAAAAN20/ETU66-bTrKc136OQRd7rjJdqjjOXX7MoQCLcBGAs/s640/DORIAN-KOCI-768x517.png
https://2.bp.blogspot.com/-6rO5h4vJp9Y/Wkz-de5sYmI/AAAAAAAAN20/ETU66-bTrKc136OQRd7rjJdqjjOXX7MoQCLcBGAs/s72-c/DORIAN-KOCI-768x517.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/viti-i-ri-nder-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/viti-i-ri-nder-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy