Vllasi: Me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare për formimin e ushtrisë

Analisti politik, Azem Vllasi, ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pa nxitime pasi sipas tij, fillimisht duhet bërë përgatitje e më pastaj të ndërmerren hapat e tjerë.

Vllasi tha se për ta votuar ushtrinë duhet një bazë kushtetuese, duke ditur që pakicat veçse kanë deklaruat që nuk do ta votojnë, andaj për këtë duhet të bisedohet edhe me pakicat, në mënyrë që t’ju tregohet se nuk duhet të bëhen vegël e Beogradit.

“Habitem pse jepen supozime për kohë pasi që kryesore është se ne jemi shtet dhe shteti duhet ta ketë ushtrinë. Për ta votuar ushtrinë duhet një bazë kushtetuese dhe duhen 2/3 e votave të pakicave, ku duhet të jenë së paku katër vota të serbëve. Pala serbe ka bërë me dije se nuk do ta votojë një gjë të tillë. Prandaj procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës nuk është punë e ngutshme sepse kemi KFOR-in këtu si forcë të sigurisë. Duhet të bëhen përgatitjet mirë e ngadalë pasi nuk na pengon rregullativa juridike e që FSK-në me këtë emër ta fuqizojmë tamam me një ushtri të mirëfilltë”, është shprehur Vllasi.

Ai gjithashtu theksoi se me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare por të bisedohet haptas.

“Ata janë deputetë në Kuvendit të Kosovës të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të zgjedhur institucionalisht dhe si qytetarë i takojnë shtetit të Kosovës. Ata nuk mund të llogarisin që mund të përfitojnë diçka nga abstenimi i formimi të ushtrisë së Kosovës. Serbët e Kosovës duhet ta kenë një siguri dhe nuk duhet të bëhen vegël e Beogradit sepse ajo shkon në dëm të tyre dhe në këtë drejtim në mënyrë të argumentuar duhet të bisedohet me ta. Një ditë ushtria edhe ashtu do të bëhet”, ka thënë ndër të tjera njohësi i çështjeve politike në një intervistë për Telegrafin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vllasi: Me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare për formimin e ushtrisë
Vllasi: Me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare për formimin e ushtrisë
https://4.bp.blogspot.com/-YFq81vkL_oI/Wk9FcYqgs2I/AAAAAAAAOGM/Qhku0DVEVt0KkQTLoJJVQ6MWoWlqzHTYwCLcBGAs/s640/vllasiii.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-YFq81vkL_oI/Wk9FcYqgs2I/AAAAAAAAOGM/Qhku0DVEVt0KkQTLoJJVQ6MWoWlqzHTYwCLcBGAs/s72-c/vllasiii.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vllasi-me-listen-serbe-nuk-duhet-bere.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vllasi-me-listen-serbe-nuk-duhet-bere.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy