Vota në OKB/ Bushati nxjerr blof Metën: I kemi bërë sygjerimin tonë presidentit dhe s’ka pasur asnjë kundërshtim

Ambasada e SHBA: asnjë “de marche” për asnjë nga votimet që kanë lidhje më statusin e Jerusalemit.

Qëndrimi i shqiperisë në OKB është i njëjtë si dy pika uji me qëndrimet e Sali Berishës kur ishte kryeministër dhe qeverisë së tij. Pohimin e ka bërë Ministri i Jashtëm Dimir Bushati në emisionin e gazetares Ilva Tare në ora neës.

“Marrim rastin e Jerusalemit, sepse në OKB ka disa rezoluta dhe kam vënë re nga ‘gjithologët” apo ato që unë kam filluar t’i quaj jovertebrorë, por që edhe ata duhen sepse mbushin studiot televizive dhe janë një produkt gjithsesi për ju, por jo domosdoshmërish për qytetarët, ngatërrohet shpesh statusi i Jerusalemit me vendngulmimet në Palestinë dhe me aktivitetin nuklear në Lindje të Mesme. Këto janë tre shporta apo tre çështje jo të njëjta dhe ka rezoluta të ndryshme për këto çështje ku Shqipëria gjithashtu ka qenë në qëndrimet e saj konsistente” nënvizon ai.

Duke iu referuar statusi i Jerusalemit, ai shtoi se ka një konsensus ndërkombëtar 70-vjeçar në OKB. Ka rezoluta të Këshillit të Sigurimit që janë rezoluta me fuqi detyruese të cilës i referohet edhe rezoluta që ka votuar Shqipëria këtë vit. Qëndrimet e Shqipërisë për këtë rezolutë nga 2006, ditën që Shqipëria ka firmosur marrëveshjen e Stablilizim – Asociimit e deri më sot kanë qenë krejt të njëjta. Unë kam marrë këtu rezolutën e 2006-ës si një pikë ku dëshmon fillimin e administatës “Berisha” ku ishte kryeministër. Kam rezolutën e 2011, kam rezolutën e 2012, rezolutën e 2013, pra 2011 – 2013 kur ishte në koalicion me LSI. Zoti Meta ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme me Sali Berishën Kryeministër dhe është votuar në të njëjtën mënyrë. Prandaj, për Shqipërinë kjo ka qenë një çështje kredibiliteti dhe konsistence në ushtrimin e politikës së jashtme. Përveçse rezolutës në fuqi detyruese të Këshillit të Sigurimit, etj. etj. Kjo përsa i përket statusit të Jerusalemit.

Ka pasur një konsultim specifik me Presidentin e Republikës apo me institucionin e Presidentit të Republikës?

Shqipëria që nga 1992 është vend anëtar i Konferencës Islamike, një vendim që është marrë nga Presidenti Berisha në kohën kur unë mund të kem qenë gjimnazist. Është një vendim dhe një procedurë “suis generis”, e kam shpjeguar edhe në Kuvend sepse procedura e ratifikimit nuk është kryer, pasojat ligjore të vendimmarrjeve apo të gjitha çështjeve që burojnë nga vendimmarrjet në Konferencë nuk zbatohen, por nga ana tjetër, që nga ’92 e deri më sot që flasim vendi ynë formalisht ka qenë prezent në Konferencën Islamike, sot është Organizata e Bashkëpunimit Islamik. Niveli i përfaqësimit nuk ka qenë asnjëherë në nivel Presidenti, Kryeministri apo Ministri i Punëve të Jashtme. Përgjithësisht ka qenë në nivele të dyta. Duke qenë se për këtë çështje ka pasur një ftesë nga Presidenti Erdogan për Presidentin Meta dhe një ftesë tjetër nga Ministri i Jashtëm Çavushoglu drejtuar Ministrit të Jashtëm shqiptar. Ne kemi bërë sugjerimin tonë përkatës, jo vetëm për nivelin e përfaqësimit në Konferencë, por edhe për qëndrimin që do të mbajë dhe kjo procedurë është zhvilluar me shkrim, qoftë me shkresë ashtu edhe me e-mail dhe për këtë qëndrim Presidenca nuk ka pasur asnjë kundërshti. Ky qëndrim i yni, i shkruar, që është publik është i reflektuar një apo dy apo tre – katër ditë më vonë në rezolutën e OKB. Rezoluta e OKB-së gjithashtu nuk është një rezolutë anti- Trump. Është një rezolutë siç e thashë, përsëritëse…

Këtë e morën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne dolëm kundër me këtë?

Ju lutem zonja Tare më lejoni të shpjegoj sepse jovertebrorët çfarë nuk kanë folur, jo për gjë. Gjëja e parë që kanë thënë ka qenë “a votuam pro, a votuam kundër”. Pra doli ajo që unë sapo ju thashë, që kjo është një rezolutë që përsëritet çdo vit, por …

Po pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që abstenuan, janë vende që janë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Do t’i sqarojë unë ato? T’i sqarova edhe pak më parë por me sa duket paska nevojë për një gjuhë më troç.

Mirë do ishte.

Por po ju them, Mbretëria e Bashkuar, aleati strategjik numër 1 i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia, nuk po flas për Egjiptin e vende të tjera nëpër pjesë të ndryshme të globit me të cilët Amerika ka themeluar doktrinën e saj në politikë të jashtme, qenkan vende kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Jo! Kjo është…

Trendin negativ kush e përbën? A e përben vendimi i Trump?

Trendin negativ, një sekondë edhe një herë tjetër. Mos u kapni vetëm me një fjalë “trendi negativ”, se keni thënë që “ç’është kjo”? Kam dëgjuar njërin që e kam pasur edhe koleg në grup parlamentar. Kjo është si t’i thuash të huajve mos vendosni ambasadën në Prishtinë, por mbajeni në Beograd. Dmth një injorancë e pashpjegueshme. Realisht e kuptoj mllefin, e kuptoj edhe nevojën për të goditur qeverinë për çdo gjë, por injorancën nuk e shpjegoj dot. I kuptoj ca nga këta që i ka zënë halli dhe dua që të shfaqen sa më shumë “Trampist”, i kuptoj. Se kam dëgjuar lloj – lloj historish. Nuk e di Trump cfarë është reforma në drejtësi, cfarë është ajo Gjykata Speciale atje, nuk e di cfarë është këtu e atje së është ajo administrata tjerët, a thua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten për të iluminuar 4 – 5 jovertebrorë këtu.

Ma krahasuat shumë mirë Shqipërinë me Britaninë

Prandaj po ju them, ky është një qëndrim konsistent. Ne jemi, e para, një vend sado i vogël të jetë, sado i pazhvilluar …Dakord, një vend sado i vogël, sado i pazhvilluar të jetë apo i zhvilluar besoj se elementin kryesor të tij duhet të ketë aftësinë për të gjykuar dhe më pas për të marrë një vendim. Dhe unë po ju them edhe një herë tjetër që, që nga 2006 për këta që bërtasin. Se ai e di shumë mirë, por bën sikur se di. Edhe çështjen e Turqisë gabimisht, me dashje në fakt, jo gabimisht, e lidh me këtë rezolutë. Në fakt, interesi i Turqisë dhe u vendeve të tjera nuk ka qenë për këtë rezolutë edhe në kohën e tij. Ka qenë për rezolutën ….Zonja Tare i keni parë ndonjëherë rastet se si mund të ketë votuar Shqipëria ndryshe nga Turqia brenda OKB-së? A e dini që Turqia nuk e ka nivelin e linjëzimit të politikës së saj të jashtme me BE? Atëherë, si mund t’ju shkojë ju mendja që ky proces është kaq mekanik. Ka qenë ky një shtet, qoftë edhe Shqipëria, me të gjitha problemet që ka dhe me të gjitha limitet që ka vendoska mes Amerikës dhe Turqisë kë të zgjedhi. Nuk është ky diskutimi. Diskutimi është e drejta ndërkombëtare dhe mënyra se si si i është qasur Shqipëria këtij procesi, madje me aq rol sa ka Shqipëria në këtë proces. Flet qartë që vendimmarrja jonë ka qenë thjesht konsistente.

E dyta, a ka ndryshim nga administrata Rama me administratën Berisha? Jo do them, i keni rezolutat. Shikojini nga 2006 e këtej. Ai i referohet asaj rezolutës tjetër. Nuk e akuzoj unë atë ja ka dhënë apo sja ka dhënë fjalën siç ai na akuzon ne që kemi shkuar në Gjykatë Kushtetuese për punën e Marrëveshjes së Detit se ne na nxiti gjoja një aktor i tretë. Që edhe ajo është një turp që del nga goja ë një ish presidenti dhe një ish kryeministri. Unë po them është një rezolutë tjetër.

Tani, e treta, thoni që është një rezolutë anti Trump. Cka nuk është aspak e vërtetë dhe po ju them nga Mbretëria e bashkuar që e keni aty e deri tek Shqipëria janë vende të cilat janë të rreshtuara me ShBA ne 98% të rasteve.

Unë nuk kam as të drejtën të komentojë deklaratat e një presidenti, e një tjetri, aq më tepër te Presidentit të SHBA, por mund t’ju them që 10 vendet kryesore në të cilat SHBA kanë dhënë ndihma dhe kanë investuar, të 10-ta për këtë rezolutë kanë mbajtur qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar, te Francës, Shqipërisë, etj. etj.

Po ju them edhe një herë tjetër kur Theresa May, dje deklaroi për CNN duke u konsideruar si një nga liderët evropian që doli në mbështetje të Presidentit Trump përsa i përket botimit të librit të fundit. Cfarë do të thotë kjo? Që MB nuk është partner strategjik nr. 1 i SHBA?

Konsultim me Amb. Amerikane në Tiranë patët për këtë?

Jo.

A u shqyrtua mundësia për të votuar abstenim?

E para njëherë që t’ju sqarojë si funksionin. Ne nuk bëjmë konsulta me asnjë ambasadë se si marrim vendimet, por natyrisht ka partnerë që për votime të rëndësishme janë shumë të interesuar për avancimin e kandidaturave të tyre nëpër instanca të ndryshme ndërkombëtare janë shumë të interesuar. Pra në gjuhën diplomatike ky konsiderohet, njihet ndryshe si “de marche” dhe unë po ju them që nuk kas pasur asnjë të tillë nga qeveria e SHBA për këtë votim, por për asnjë nga votimet që kanë lidhje më statusin e Jerusalemit.

Po pse në 2006 nuk kishte ndodhur ndërhyrja amerikane në Kosovë që votoi Sali Berish pro? Ky është një diskutim që e kanë sjellë jovertebrorët dhe ata që ju ftoni në studio unë përpiqen të klikojë emrat e tyre të shikoj ndonjë botim të tyre, apo të shoh diçka të tyre, nuk shoh asgjë. Por të lutem sepse parazitizmi në hapësirën publike është shumë i rrezikshëm më besoni. Unë nuk përpiqem të imitoj zotin Rama dhe asnjë tjetër, po ju them nga 2006 janë të njëjtët njerëz. Shyqyr që doli Besnik Mustafaj për t’i ndriçuar kolegët e tij për t’i thënë “o njerëz, njëlloj kemi votuar”. Mos bëni opozitë me këtë çështje./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9250,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vota në OKB/ Bushati nxjerr blof Metën: I kemi bërë sygjerimin tonë presidentit dhe s’ka pasur asnjë kundërshtim
Vota në OKB/ Bushati nxjerr blof Metën: I kemi bërë sygjerimin tonë presidentit dhe s’ka pasur asnjë kundërshtim
Vota në OKB/ Bushati nxjerr blof Metën: I kemi bërë sygjerimin tonë presidentit dhe s’ka pasur asnjë kundërshtim
https://2.bp.blogspot.com/-5uEioz7Ub4E/WlTamwaKcnI/AAAAAAAAOgs/Yrz_J-hR1IsUYcGh6ybP74-enJbj1RJZACLcBGAs/s640/bushati-4.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-5uEioz7Ub4E/WlTamwaKcnI/AAAAAAAAOgs/Yrz_J-hR1IsUYcGh6ybP74-enJbj1RJZACLcBGAs/s72-c/bushati-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vota-ne-okb-bushati-nxjerr-blof-meten-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vota-ne-okb-bushati-nxjerr-blof-meten-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy