Vrasja e Ivanoviç, skenar rus

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa e cilëson ekzekutimin e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç si vrasje politike. I ftuar në studion e Report Tv, Çipa tha se kjo ngjarje, e cila sipas analistëve klasifikohet si skenar rus, do sjellë pasoja dhe zhvillime të reja në rajon.

Sipas Çipës, Moska po shfrytëzon situatën politike të Kosovës, ku lidershipi i saj po ndeshet me refuzimin e SHBA-së dhe BE-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për të trazuar rajonin e Ballkanit.

Është një ngjarje shumë e rëndë, një ngjarje e cila ka prapavijë politike. Është një vrasje politike, por pasojat, implikimet, pasojat që mund të shkaktojë janë të paqarta. Përfaqësuesit më të lartë të rajonit dhe europës, janë pronocuar me ngut për këtë vrasje, tregon se do kemi zhvillime.

Ngjarja sipas analistëve ka një qasje të hapur nga Rusia, një indicie e një komplikacioni gjeo-politik në rajonin e Ballkanit. Pak ditë më parë DASH paralajmëroi lidhur me rrezikun e krimit në Kosovë. Gjithashtu, edhe brenda Kosovës kemi një situatë politike ku marrëdhënie e lidershipit politik të Kosovës, lidhur me Gjykatën Speciale për ekzistencën ose jo të saj, pra një rikthim pas – ka pasur refuzim nga DASH në përgjithësi por edhe nga Brukseli zyrtar, që është e panegociueshme, e praprekshme Gjykata Speciale”, u shpreh Çipa.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiç se Serbia do hetojë ngjarjen në Veri të Kosovës, Çipa tha se ky qendrim është cenim i sovranitetit territorial të Kosovës pavarësisht se autoriteti i ligjit të Kosovës në Mitrovicën e Veriut është në pikëpyetje. Veriu i Kosovës, tha Çipa, dominohet nga kontigjent kriminal dhe komisiariati i policisë i dominuar nga serbët në përgjithësi nuk garanton rendin dhe sigurinë publike.

“Kjo rikthen sërish Kosovën në epiqendër të lëvizjeve e skenarëve politikë e diplomatikë, për mënyrën funksionale të territorit administrativ të saj. Vrasja ka ndodhur në një hapësirë administrative të Kosovës e cila është shumë e diskutueshme në Mitrovicën Veriore ku autoriteti i ligjit të shtetit të Kosovës mbetet i paimplementuar. Komisariati përbëhet përgjithësisht nga përfaqësues të komunitet serb, një pjesë e tyre kanë edhe përvojën e ish-oficerëve të policisë së ish-Jugosllavisë.

Katër muaj më parë Ivanoviç pat paralajmëruar mungesën e sigurisë në Veri. Pati thënë se serbët nuk frikësohen prej shqiptarëve, por prej elementit kriminal që qarkullon në këtë qytet, lëvizin njerëz me automjete pa targa dhe të armatosur“, tha Aleksandër Çipa në studion e Report Tv./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vrasja e Ivanoviç, skenar rus
Vrasja e Ivanoviç, skenar rus
Vrasja e Ivanoviç, skenar rus
https://1.bp.blogspot.com/-FsyMj2pxqk0/Wl8EIo_2IPI/AAAAAAAAPOc/u8wkG8C1odkZjKhIrWGXSHVUevr3GWw6wCLcBGAs/s640/oliver-ivanovic-780x439.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-FsyMj2pxqk0/Wl8EIo_2IPI/AAAAAAAAPOc/u8wkG8C1odkZjKhIrWGXSHVUevr3GWw6wCLcBGAs/s72-c/oliver-ivanovic-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vrasja-e-ivanovic-skenar-rus.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vrasja-e-ivanovic-skenar-rus.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy