Vuçiç paralajmëron referendum për Kosovën

“Nuk do të na lejojnë të hyjmë në Bashkimin Evropian pa një zgjidhje të qartë të kufirit. Si ta zgjidhim atë, kjo është një çështje tjetër. A do ta zgjidhim apo jo? Populli me siguri në ndonjë referendum do të duhet të thotë atë që mendon”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha se në dy, dy muaj e gjysmë do të propozojë zgjidhjen më pak të keqe për Kosovën. Ai, siç vuri në dukje, me siguri nuk do të ik nga përgjegjësia e shprehjes se cila është zgjidhja më pak e keqe, sepse nuk ka zgjidhje të mira, raporton gazeta serbe “Blic”, transmeton zeri.info

Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim thotë për “Blic” se koha për në BE tashmë po skadon. “Mendoj se afati i fundit që BE-ja do ta tolerojë është fundi i këtij ose fillimi i vitit 2019. Momenti i vendimit definitivisht po vjen drejt fundit”, thotë Popov.

Ai thotë se nga sjellja e zyrtarëve serb, përfshirë presidentin e Serbisë, nuk mund të përfundojmë se në cilin drejtim do të shkojë Serbia.

“Mendoj se ai që do të nënshkruajë një dokument ligjërisht të detyrueshëm ose që do të refuzojë ta nënshkruajë, nuk është ende i sigurt se çfarë të bëjë. Nëse nuk e lëmë problemin për gjeneratat e ardhshme, siç thotë Vuçiç, atëherë pres që nënshkrimin e një marrëveshjeje ligjore”- thotë Popov. Kur është fjala për referendumin, Popov thekson se kjo është mënyra më demokratike, por edhe mënyra më e mirë e manipulimit.

“Kam frikë se mund të ndodhë që dy të tretat janë kundër dhe pastaj le të na ndihmojë Perëndia. Ne mund ta mbyllim perspektivën evropiane”- përfundon Popov./Zeri/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiç paralajmëron referendum për Kosovën
Vuçiç paralajmëron referendum për Kosovën
Vuçiç paralajmëron referendum për Kosovën
https://1.bp.blogspot.com/-bHsBEB3qdic/WmnuYZWAX3I/AAAAAAAAQN8/lqvotxA8Dn8loBdIO-0Ge0uSnJi38SPmwCLcBGAs/s640/auto_5692070005815d65c2bbf9422928101_v4_big1516876741.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bHsBEB3qdic/WmnuYZWAX3I/AAAAAAAAQN8/lqvotxA8Dn8loBdIO-0Ge0uSnJi38SPmwCLcBGAs/s72-c/auto_5692070005815d65c2bbf9422928101_v4_big1516876741.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vucic-paralajmeron-referendum-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vucic-paralajmeron-referendum-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy