Zgjedhjet për President të FSHF/ Duka në konflikt interesi, sponsor i Skëndërbeut

, Zgjedhjet për President të FSHF/ Duka në konflikt interesi, sponsor i Skëndërbeut

Ashtu siç edhe pritej Armand Duka dhe Bashkim Fino janë zyrtarisht kandidatë për President të FSHF-së. I pari që shpalli kandidaturën ishte kreu në detyrë i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa më pas disa klube futbolli propozuan edhe deputetin e PS në këtë garë.Fino ka pranuar propozimin dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të pasuar Armand Dukën. Propozimi është dërguar në FSHF dhe Fino është zyrtarisht pjesë e garës.Duka njofton në FacebookArmand Duka që ka në krye të FSHF-së 16 vite kërkon një mandat të pestë në zgjedhjet e 7 shkurtit. Ai sqaroi pwrmes një statusi nw Facebook se rikandidimi është edhe një detyrim për komunitetin e futbollit që i ka kërkuar diçka të tillë. “Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi”. Përveç progresit që e përmend kreu aktual flet edhe për objektivat në katër vjeçarin e ardhshëm nëse do të votëbesohet nga futbolli shqiptar: “Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mire”.Për kreun e FSHF-së votojnë 66 anëtarë të institucionit të futbollit prej të cilëve 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata. Fakti që 8 shoqatat rajonale votojnë dhe që janë fantazmë pasi nuk janë rregjistruar në gjykatë përbën një skandal në prag të zgjedhjeve të 7 shkurtit. Po ashtu Duka është edhe në konflikt interesi pasi është aksioner në klubin e Skënderbeut., Zgjedhjet për President të FSHF/ Duka në konflikt interesi, sponsor i SkëndërbeutKonflikt interesi, Duka sponsor i Skënderbeut

Pas shoqatave fantazma të futbollit rajonal, që kanë të drejtë të votës në Asamblenë e FSHF për të zgjedhur kreun e saj, del se Armand Duka ka edhe vota të tjera të sigurta nëpërmjet lidhjeve të tij të biznesit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton, që prej vitit 2009, si një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut.Sipas dokumentit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të kompanisë “New Century”, që zotëron “Ama Caffe”, Armand Duka është aksioner me 25 përqind së bashku me vëllain e tij Agron Duka që zotëron 25 përqind të tjera, ndërsa aksioner tjetër është Agim Zeqo, ish-president i Skënderbeut me 50 përqind. Kjo kompani është sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut që mban në fanellë emrin “Ama Caffe”. Pra një konflikt i pastër interesi.Armand Duka si president i FSHF-së duhet të jetë i paanshëm në ruajtjen e rregullave të garës në kampionatin shqiptar, por nga ana tjetër ecuria sa më e mirë e Skënderbeut do të thotë një promovim i suksesshëm i kompanisë së tij tregtare dhe një plus për interesat e tij ekonomike. Ndaj kur do të vijë radha për zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së më 7 shkurt në Durrës, nuk ka njeri që ka ndonjë dilemë se për kë do të shkojë vota e klubit të Skënderbeut. Kujtojmë këtu edhe hezitimin gati një vjeçar nga FSHF-ja për të dënuar Skënderbeun për skandalin e trukimeve, edhe pse klubi korçar ishte ndëshkuar nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet europiane. /Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button