1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Bëhet fjalë për “nemcet origjinalë”, pra gjermanët dhe jo austro-hungarezët. Ardhur në Shkodër në korrik 1913 si pjesë e Trupës Ndërkombëtare të Paqes, kjo njësi iu bashkua e para trupave austro-hungareze në Vishegrad, në ditët e fundit të gushtit 1914, duke sulmuar sëbashku trupat serbe.
Nga Armand Plaka
Ndërsa në një terminologji përgjithësuese shqiptarët i njihnin thjesht si “Nemce”, duket se prezenca e tyre në Shqipëri ka qenë shumë e limituar në kohë, sasi e hapësirë. Bëhet fjalë për “nemcet origjinalë”, pra gjermanët dhe jo austro-hungarezët.
Ato mbartin në vetvete dy-tre rekorde historike, si për shqiptarët, ashtu dhe për vetë historiografinë ushtarake gjermane e atë të fuqive të Aksit. Kësisoj, nga njësitë e para që patën rastin të përjetonin në praktikë marrëveshjen e koalicionit mes ish-Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Gjermane, ishte dhe Detashmenti “Skutari”, i Këmbësorisë së Marinës Perandorake Gjermane.
Pas Deklaratës së Luftës që Serbia i shpalli Gjermanisë më 6 gusht 1914, kjo kompani, e cila kishte ardhur në Shkodër në korrik 1913 si pjesë e Trupës Ndërkombëtare të Paqes, iu bashkua e para trupave austro-hungareze në Vishegrad, në ditët e fundit të gushtit 1914, duke sulmuar sëbashku trupat serbe.
Detashmenti “Skutari” u ndodh përkrah sivëllezerve “nemce” (dmth austro-hungarezë) në atë që njihej si sektori i Drinit mes datave 16-19 gusht 1914, ku pësuan edhe disa humbje të vogla. Duke udhëtuar përmes Sarajevos dhe Vjenës, ata mbërritën më në fund në Gjermani më 5 shtator.
Në Vjenë, në ditët e para të shtatorit 1914 ( më 2 shtator), kompania gjermane u prit me ovacione e nderime të mëdha në euforinë e fillimit të Luftës së Madhe, duke u përshëndetur nga populli, ministra e shtetarë të lartë austro-hungarezë, si dhe ambasadori gjerman në Vjenë dhe kryebashkiaku i qytetit. Të nesërmen, ata në audiencë të veçantë, i priti edhe vetë Perandori Franc Jozef.
Detashmenti “Skutari” më pas, me të mbërritur në Gjermani u shkri më 7 shtator 1914 dhe shërbeu si bërthamë për formimin e Batalionit 10. të Marinës Perandorake, duke u dërguar me shërbim në Frontin Perëndimor në Flandër (Belgjikë).
Forca Ndërkombëtare e Paqes
Forca Ndërkombëtare e Paqes e dislokuar në Shkodër qysh në maj-qershor 1913, udhëhiqej nga Admirali Britanik, Sir Cecil Burney e më pas prej George F. Phillips, i cili do të rikthehej sërish në Shqipëri (Shkodër) si kreu i Misionit Ushatrak Britanik në Shqipëri, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore në vitet 1918-1920.

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Admirali britanik, Cecil Burney, Komandant i Trupave Ndërkombëtare të Paqes në Shkodër, 1913.
Përveç një batalioni austro-hungarez, një italiani, një britaniku dhe dy kompanive franceze, Forcat Ndërkombëtare të Paqes në përbërje kishin edhe një kompani gjermane, e cila ishte urdhëruar të nisej për në Shkodër e t’i bashkangjitrej kësioj TNP me një dekret qeveritar më 28 qershor 1913.
Ajo u quajt “Detashmenti i Këmbësorisë së Marinës”, i krijuar enkas për këtë qëllim, duke u imbarkuar nga Trieste më 2 korrik 1913 në bordin e anijes ushtarake Gjermane SMS Breslau, trasferuar më pas në një tjetër anije italiane e zbarkuar në brigjet shqiptare më datë 7 korrik 1913, ku mori pjesë në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në qytetin e Shkodrës.
Komandanti i kësaj trupe ishte në fillim Koloneli von Klitzing, e më pas Majori Paul Schneider, i cili ishte njëkohësisht edhe i ngarkuari me punë i Gjermanisë në Shkodër.

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Majori Paul Schneider, Komandanti i Detashmentit Skutari
I gjithë detashmenti përbëhej nga: 5 oficerë, 11 nënoficerë dhe 97 ushtarë.
Pasuesi i Hitlerit, përcolli detashmentin “Skutari”
Gjatë transferimit me anijen luftarake SMS Breslau, regjistrohet edhe një tjetër e dhënë interesante: në bordin e saj ndodhej edhe Karl Doenitz, admirali i ardhshëm i Flotës Detare Naziste, i cili do të bëhej shumë i famshëm tre dekada më vonë si “pasuesi” i Hitlerit, megjithëse çuditërisht ai zyrtarisht nuk ishte anëtar i Partisë Naziste, por gjithsesi një antisemit dhe deri në fund luajal ndaj Fyhrerit. Në dokumentin që daton më 29 prill 1945, e që përmban edhe dëshirën e tij të fundit, vetëm një ditë para se ai të kryente vetëvrasje në bunkerin e vet, Hitleri e emëron Admiralin Doenitz si “pauses” të vetëm të tij dhe Kryetar të Shtetit me titullin: President i Rajhut dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura.
Gjermanët dhe shqiptarët në LIB
Gjatë Luftës së Parë, prezenca e trupave gjermane në Shqipëri ishte thuajse fare inekzistente, por jo vetë kontakti i tyre me shqiptarët, të cilët patën rastin t’i takonin e madje edhe t’i rektrutonin pjesërisht në trevat ku ata jetonin në Maqedoninë Perëndimore e gjetkë në Kosovë, apo Frontin Lindor (Beteja e Selanikut), ndërsa ndihmonin aleatët e tyre bullgarë e austro-hungarezë.
Po ashtu, megjithëse nuk ka asnjë dëshmi konkrete, në faqet e shtypit francez të vitit 1917, hasen edhe foto në të cilat pretendohet se pranë brigjeve shqiptare të kenë pluskuar nëndetëse gjermane, të cilat ndihmonin Flotën Austro-Hungareze, duke ia pastruar Adriatikun nga anijet italiane, franceze apo britanike.

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Detashmenti “Skutari” duke luftuar përkrah austro-hungarezëve në Vishegrad

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Detashmenti “Skutari” pas pritjes entuziaste në Vjenë, 3 shtator 1914

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Anëtarët e Detashmentit “Skutari” duke parakaluar në Shkodër, korrik 1913.

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Oficerët e Forcës Ndërkombëtare të Paqes, Shkodër, verë 1913

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Admirali Karl Doenitz në takim me Hitlerin në bunkerin e tij në pranverë 1945.

, 1913 / Detashmenti “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

Luftanija gjermane, SMS Breslau, e cila mbajti në bordin e saj në vitin 1913 Detashmentin “Skutari” në Trieste për t’a përcjellë drejt brigjeve shqiptare/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button