8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme

Vende të pazakonshme, të çuditshme, fantastike, festivale, rituale, folklor ose bukuritë e natyrës… Rreth 13 mijë çudira të tilla janë mbledhur në një publikim të quajtur “Atlas Obscura”.Aty brenda mund të gjesh që nga muzeu islandez i magjisë, pemët e dhive të Marokut, një liqen “të dëshpëruar” indian. Kjo hartë e mbi 13 mijë vende të çuditshme duket se është një oaz i vërtetë informacioni për eksploruesit e emocioneve të pazakonta.

Por brenda këtij atlasi ka edhe pak Shqipëri. Janë të paktën 8 destinacione që këshillohen për kuriozët e vendeve të pazakonta.

shtepia anije

Shtëpia anije

Mes tetë sugjerimeve është shtëpia anije, e cila ngrihet përgjatë rrugës Fier-Berat. Sipas Atlasit, kjo shtëpi, nga e cila vetëm deti nuk duket gjëkundi e ndonjë port aq më pak, mund të konsiderohet mjaft e pazakontë dhe e këshillueshme për tu parë, duke qenë se nuk ka lidhje me asnjë lloj tjetër arkitekture që shikohet jo vetëm në këtë zonë, por edhe më tej.

bunker 3

Bunkerët

Një atraksion tjetër për eksploruesit, atlasi këshillon dhe bunkerët e shpërndarë nëpër Shqipëri. Ose më saktë; atë që ka mbetur nga këto ndërtime të periudhës së komunizmit, kur lulëzuan masivisht duke arritur në qindra mijëra ndërtime të tilla. Sot në fakt bunkerët, në pjesën më të madhe, janë shkatërruar nga banorët e zonave dhe shumë pak prej tyre janë rivitalizuar, ose përdoren për qëllime private nga ana e pronarëve të rinj të tokave, ku dikur ishin ndërtuar këto bunker në forma e madhësi të ndryshme, dëshmi e një paranoje të tmerrshme të ish-diktatorit Enver Hoxha

piramida 1

Piramida

Po e lidhur me diktaturën komuniste është edhe njëri prej propozimeve të tjera për tu vizituar nga Atlas Obscura. Ajo është Piramida e ndërtuar në nder të Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij. Projektuar nga dhëndri i Hoxhës për të mbajtur gjallë jetën e udhëheqësit, “Mausoleumi i Enver Hoxhës”, ruajti qëllimin e tij fillestar deri në vitin 1991 dhe më pas ndryshoi disa herë destinacion. Për nostalgjikët, dhe jo vetëm, ky monument duhet të ruhet, pavarësisht se ka përfunduar si “pulë e rrjepur”. Ndërsa për shumë të tjerë ende “ha debat”, nëse ky monument duhet apo jo të jetë akoma në qendër të kryeqytetit.

fasadat

Fasadat e Tiranës

Në Atlas Obscuren, një këshillë tjetër për eksploratorët janë edhe fasadat e kryeqytetit tonë. “Tualeti’ që ish-kryebashkiaku Edi Rama, aktualisht kryeministër, i bëri në vitin 2000 fasadave të Tiranës, duket se këshillohet edhe në 2018 që të jetë një destinacion “për t’i hedhur një sy”.

Banjat termale të Bënjës

Edhe pse shumëkush mund të mos e dijë se ku gjenden dhe sesa të mira janë ujërat e këtyre banjave termale, Atlas Obscura zbulon se të shkosh aty nuk ia vlen vetëm për ujrat termalë, por edhe për rrugën dhe objektet historike që të ndesh syri dhe të zë këmba duke përshkuar këtë perlë të fshehtë që gjendet në zonën e Përmetit.

kalaja e gjirokastres 1

Kalaja e Gjirokastrës dhe e Krujë

Në listë nuk mund të mungonin edhe dy prej kalave ndër më simboliket e vendit tonë si ajo e Krujës, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe kalaja e Argjirosë në Gjirokastër.

Edhe ato pak shqiptarë që ndoshta ende nuk i kanë parë ende deri më tani dy kalatë, tashmë kanë një impuls më shumë për të nxituar dhe për të bërë “check” në këto dy destinacione historike.

syri i kalter

Syri i Kaltër

Dhe në fund ëmbëlsira. Syri i Kaltër, mbetet befasues në çdo stinë, por në pranverë veçanërisht ai është magjik. Ujërat e tij që marrin një ngjyrë blu të thellë zafiri, zbresin nga burimet e fshehura diku në malin e Gjerë. Ky burim natyror tërheq çdo vit mijëra turistë që shkojnë aty për ta parë dhe natyrisht edhe për të bërë foto./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme
8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme
https://1.bp.blogspot.com/-rz6subDGJIY/Wn9BWxQJOCI/AAAAAAAASP8/fcsWpWY8UzkQiIn5tylNVRqD4gUD3_lkACLcBGAs/s640/piramida-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-rz6subDGJIY/Wn9BWxQJOCI/AAAAAAAASP8/fcsWpWY8UzkQiIn5tylNVRqD4gUD3_lkACLcBGAs/s72-c/piramida-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/8-cudite-shqiptare-sipas-atlasit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/8-cudite-shqiptare-sipas-atlasit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy