A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE? Ja çfarë thotë raporti i MEPJ-së

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dërguar në Kuvend ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

BW ka siguruar raportin e plotë të MEPJ-së ku thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet. Mes të tjerash në dokumentin në fjalë bëhet e ditur se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Po ashtu, nënvizohet fakti se vetting ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete. Gjithashtu në raport nuk lihet pa përmendur edhe marrëveshja e 18 majit, mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat, Lulzim Basha, duke shtuar se ky hap kishte frymë pozitive për integrimin e vendit.

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

RAPORTIM PËR VITIN 2017 MBI ECURINË E PROCESIT TË INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

JANAR 2018

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE 3

1. PËRGATITJA PËR NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT 5

2. PROGRESI NË ZBATIMIN E PRIORITETETEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN 6

Kriteri politik 6
Kriteri ekonomik 8

3. PLANI KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN 9

Përafrimi i legjislacionit 9

4. PROGRAMIMI DHE MONITORIMI I FONDEVE IPA 11

SHTOJCA 1: AKTET PËR TË CILAT ËSHTË VLERËSUAR PËRPUTHSHMËRIA ME ACQUIS 13

SHTOJCA 2: LISTA E PËRDITËSUAR E PROJEKTLIGJEVE PËR PËRAFRIM NË VITIN 2018 17

Përmbledhje

Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, neni 18, pika 1, Këshilli i Ministrave paraqet në Kuvend një raport të detajuar mbi zbatimin e detyrimeve, sipas Planit Kombëtar për Integrimin Europian, ecurinë e procesit të bisedimeve për anëtarësim dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë, për vitin paraardhës.

Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi madhor i Qeverisë shqiptare. Si i tillë, ai është prioritet i politikës së jashtme dhe i punës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për bashkërendimin e aktiviteteve të institucioneve shqiptare në procesin e integrimit evropian. Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në veçanti të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, fokusi i punës së Qeverisë shqiptare është sigurimi i një vendimmarrjeje pozitive për hapjen e negociatave.

Një hap kyç në këtë drejtim është Reforma në Drejtësi, e cila është një nga reformat më të thella që është ndërmarrë ndonjëherë në vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ecja e shpejtë në plotësimin e hapave të Reformës në Drejtësi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i Reformës në Drejtësi me masa shtesë si vettingu i trupës policore, janë vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Besimi ynë në arritjen e objektivit të hapjes së negociatave bazohet në vlerësimet pozitive të marra nga institucionet e Bashkimit Evropian, përfshi vlerësimet e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në takimin e 9-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, se Shqipëria ka bërë përparim të mëtejshëm domethënës që nga rekomandimi i Komisionit Evropian i vitit 2016.

Në kontekstin e dialogut politik me institucionet e BE dhe me vendet anëtare, veprimi ynë diplomatik është përqendruar në vënien në dukje të masave për zbatimin e prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe bashkërendimin e tyre me vendet anëtare dhe Komisionin Evropian.

Ky dialog është zhvilluar së fundmi nëpërmjet:

• Takimit të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri – BE më 15 nëntor 2017;

• Takimeve të Kryeministrit, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 4 – 6 dhjetor 2017, përkatësisht:

– Takimeve të Kryeministrit me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, Përfaqësuesen e Lartë Mogherini, Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, në datat 4 – 5 dhjetor 2017.
– Pjesëmarrjes së MEPJ në një seancë të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së, si dhe takimit me Zëvendës Presidentin e Parë të Komisionit Europian, z. Frans Timmermans, më datë 4 dhjetor 2017.

– Vizitës së punës të Ministrit të Brendshëm në Bruksel, e cila përfshiu takime me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme Avramopoulos dhe me Komisionerin Hahn, më datë 6 dhjetor 2017.

Në tërësi, Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Takimet e institucioneve të përbashkëta Shqipëri – Bashkimi Evropian janë zhvilluar rregullisht dhe është paraqitur tashmë raportimi i parë si pjesë e procesit të hartimit të Raportit të Komisionit për vitin 2018. Po ashtu, ka vazhduar procesi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Megjithatë ky proces duhet të përshpejtohet duke synuar krijimin e një kuadri ligjor evropian në dobi të qytetarit dhe biznesit shqiptar dhe në funksion të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Si pjesë e parapërgatitjeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Komisioni Evropian inicioi procesin pre-screening me Shqipërinë për kapitujt negociues 23 (‘Gjyqësori dhe të drejtat themelore’) dhe 24 (‘Drejtësia, liria dhe siguria’). Ky është një hap domethënës që do t’i japë një shtysë të re plotësimit të kritereve politike të anëtarësimit.

Marrëveshja e Financimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje me Programin e Veprimit për Shqipërinë për vitin 2016 u miratua në parim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 740, datë 13.12.2017, dhe nënshkrimi i Marrëveshjes në fjalë u bë me 15 dhjetor 2017 nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të IPA-s.

1. Përgatitja për negociatat e anëtarësimit

Këshilli Evropian, në takimin e tij të muajit dhjetor 2016, mori në shqyrtim rekomandimin e Komisionit Evropian lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në veçanti të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në takimin e Këshillit pati konsensus të plotë se Shqipëria ka bërë përparim në të gjitha fushat (across the board). Mbi bazën e këtij konsensusi, vendet anëtare të BE-së i kërkuan Komisionit Evropian angazhim të veçantë me Shqipërinë, me fokus implementimin e reformës në drejtësi. Ky angazhim përfshiu edhe inicimin e disa proceseve teknike që normalisht kryhen vetëm pas hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Një proces i tillë teknik ishte fillimi i procesit pre-screening për kapitujt negociues 23 – ‘Gjyqësori dhe të drejtat themelore’ dhe 24 – ‘Drejtësia, liria dhe siguria’, të cilët lidhen drejtpërdrejt me plotësimin e kritereve politike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky proces u zhvillua në të njëjtën mënyrë dhe procedurë sikur të ishin hapur negociatat formale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i këtij procesi është njohja paraprake e ministrive dhe institucioneve të tjera publike shqiptare me legjislacionin dhe programet e Bashkimit Evropian. Ky hap është mbështetje për përgatitjet për plotësimin e hapave të tjerë të negociatave, duke përfshirë hartimin e planeve të punës, hartimin e projekt-akteve ligjore të nevojshme, etj.

Në këtë kuadër u zhvilluan takime të përbashkëta mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe anëtarëve të grupeve ndërinstitucionale të punës për Kapitullin 23 dhe Kapitullin 24, të cilët do të angazhohen më tej në procesin e negociatave të anëtarësimit. Takimet u fokusuan në njohjen e legjislacionit të Bashkimit Evropian të kapitujve negociues 23 ‘Drejtësia dhe të drejtat themelore’ dhe 24 ‘Drejtësia, liria dhe siguria’. Takimi për Kapitullin 23 u zhvillua në datat 25 – 26 prill 2017, ndërsa takimi për Kapitullin 24 u zhvillua në datat 3 – 5 maj 2017. Të dy takimet u zhvilluan në Bruksel.

Pas këtyre takimeve, anëtarët e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës filluan procesin e krahasimit të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian. Kjo analizë shërben për identifikimin e mangësive ligjore dhe institucionale në këta kapituj.

Në një fazë të mëtejshme, Grupet Ndërinstitucionale të Punës të kapitujve 23 dhe 24 do të iniciojnë hartimin e planeve të veprimit për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, në të cilët do të parashikohen masat e duhura për plotësimin e mangësive ligjore dhe institucionale të identifikuara.

Në kuadër të përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, u krye edhe analiza e listave screening që Komisioni Evropian ka përdorur gjatë procesit screening të Malit të Zi dhe Serbisë për të gjithë kapitujt negociues. Këto lista screening përmbajnë listën e akteve më të rëndësishme të legjislacionit dhe të politikave të Bashkimit Evropian, të cilat duhet të përafrohen apo respektohen nga shtetet kandidate si kusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Mbi bazën e listave screening, është kërkuar nga të gjitha ministritë dhe institucionet koordinuese të grupeve ndërinstitucionale të punës që të fillojnë punën për identifikimin e ministrive dhe institucioneve përgjegjëse për përafrimin e akteve apo respektimin e politikave të përfshira në këto lista screening. Ky proces do të lehtësojë ndarjen e përgjegjësisë mes ministrive dhe institucioneve, riorganizimin e grupeve ndërinstitucionale të punës, identifikimin e personelit kyç për negociata, vlerësimin e kapaciteteve institucionale aktuale dhe nevojën për forcimin e mëtejshëm të tyre. Pritet që procesi i përcaktimit të përgjegjësisë institucionale dhe individuale të përfundojë brenda tremujorit të parë të vitit 2018.

2. Progresi në zbatimin e prioritetet eve të procesit të integrimit evropian

Kriteri politik

Shumica qeverisëse është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike.

Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar. Parlamenti miratoi me konsensus mes forcave politike tri ligje të paketës së reformës në drejtësi. Si rezultat i klimës së përmirësuar politike, Parlamenti zgjodhi me konsensus (100 vota pro) anëtarët e tre institucioneve për rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, hap thelbësor ky i reformës në drejtësi. Shqipëria u bë pjesë e projektit të BE – OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore në vendet e Ballkanit Perëndimor. U miratua me konsensus në Parlament ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Shqipëria ka fuqizuar angazhimin e saj proaktiv në bashkëpunimin rajonal dhe në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, të cilët janë elementë themelorë të procesit të Stabilizim-Asociimit. Shqipëria është partner konstruktiv në rajon, i cili promovon stabilitet, bashkëpunim e fqinjësi të mirë, si dhe mbështet pjesëmarrjen e komuniteteve etnikë shqiptarë në rajon në proceset demokratike të vendeve të tyre respektive. Shqipëria është e përkushtuar në një angazhim konstruktiv me fqinjët në rajon, përfshi përmes Procesit të Berlinit dhe nismave rajonale.

Shqipëria është duke luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e dy nismave të reja e të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë vendosur selitë e tyre në Tiranë, Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF).

Të dyja këto nisma kanë si qëllim të përmirësojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes vendeve pjesëmarrëse, të rrisin lëvizshmërinë në rajon dhe kontaktet mes popujve, në veçanti mes të rinjve, si dhe të kenë një impakt të fortë pozitiv në pjesëmarrjen e shoqërisë civile në zbatimin e axhendës së bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria kontribuoi në përforcimin e projektit për një Zonë Ekonomike Rajonale, përmes iniciativës për një Samit të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në gusht 2017, në Durrës.

Reforma në drejtësi

Shqipëria po zbaton një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi që trajton problematikat kyçe të pavarësisë, mbajtjes që përgjegjësisë, efiçencës dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë. Zbatimi i legjislacionit të miratuar tashmë po vijon me një ritëm të qëndrueshëm, ndërkohë që po përparon finalizmi i të gjithë paketës së reformës.

Ka filluar zbatimi i elementit kyç të reformës në drejtësi – rivlerësimi i rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting). Institucionet e rivlerësimit u themeluan përmes një procedure përzgjedhjeje e cila mori në konsideratë rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Parlamenti zgjodhi me konsensus mes palëve 12 komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe 2 anëtarë zëvendësues; 2 Komisionerë Publikë dhe 2 zëvendësues, si edhe 7 gjyqtarë dhe 2 anëtarë zëvendësues të Dhomës së Apelit. Parlamenti ka miratuar strukturën organizative dhe pagat për stafin e institucioneve të vetting-ut, ndërkohë që rekrutimet janë drejt përfundimit.

Në përputhje me ligjin e rivlerësimit të figurës, institucionet përgjegjëse kanë lançuar procesin e vetting-ut me në bazë tre kritere:

1. vlerësimi i aseteve;
2. vlerësimi i figurës;
3. vlerësimi i aftësive.

Lufta kundër korrupsionit

Zhvillimet legjislative në luftën kundër korrupsionit përfshijnë miratimin e amendamenteve në Kodin e Procedurës Penale, si dhe të ligjit për institucionet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, përmes së cilave vendoset krijimi i:

• një Prokurorie të specializuar,
• një Njësie Hetimi të pavarur
• një Gjykate të specializuar.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të korrupsionit, siç dëshmohet ndër të tjera nga rritja me 8.2% në numrin e rasteve të referuara në Prokurori nga policia në 6 mujorin e parë të 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Lufta kundër krimit të organizuar

Në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e marijuanës/kanabisit të sekuestruar. Lufta kundër kultivimit të kanabisit vijoi me një ritëm të qëndrueshëm, me asgjësimin e 933.014 bimëve narkotike në 2754 parcela, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit. Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Në 6 mujorin e parë të 2017 u rrit me 25.3% numri i rasteve të dërguara në Prokurori nga Policia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mbrojtja e të drejtave themelore

Shqipëria përmirësoi ndjeshëm kuadrin e politikave dhe atë ligjor për mbrojtjen e minoriteteve, duke miratuar në tetor 2017 një ligj të veçantë mbi minoritetet. Ky ligj plotëson boshllëqet ligjore dhe kristalizon politikat mbi minoritetet; ofron mekanizmat dhe kriteret për njohjen ligjore; siguron të drejta specifike dhe mundëson gëzimin e tyre, si edhe përmirëson kuadrin institucional, në përputhje me rekomandimet e Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare.

Reforma në Administratën Publike

Planifikimi i përmirësuar i rekrutimeve ka rezultuar në një përmbushje më të mirë të nevojave. Plani Vjetor i Rekrutimeve për vitin 2017 u miratua në shkurt 2017 dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit u plotësuan rreth 68% e vendeve të lira. Ka një trend të vijueshëm pozitiv në numrin e vendimeve të gjykatave të zbatuara sa i përket largimeve të padrejta nga puna: 24 vendime u zbatuan në 2015, 32 vendime në 2016, dhe 36 vendime në nëntëmujorin e parë të vitit 2017.
Kriteri ekonomik

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto u intensifikua në vitin 2016 dhe gjysmën e parë të vitit 2017, në respektivisht 3.4% dhe 4%. Trendi në rritje i aktivitetit ekonomik erdhi kryesisht si pasojë e rritjes të kërkesës së brendshme.

Konsumi dhe investimet private luajtën rolin më të rëndësishëm në rritjen e kërkesës së brendshme, mbështetur nga norma e ulët e interesit, besimi i shtuar, kushtet e përmirësuara të tregut të punës dhe investime të huaja direkte më të larta. Norma e papunësisë ka rënë nga 15.3% në vitin 2016 në 14.1% gjatë gjysmës së parë të vitit 2017.

Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, procedurat e Qendrës Kombëtare të Biznesit u thjeshtuan, në mënyrë që të lehtësonin aksesin në shërbime dhe të reduktonin kohën e aplikimit. U futën procedurat elektronike për lëshimin e lejeve të ndërtimit. U miratua ligji i ri për falimentimin, i cili hyri në fuqi në maj 2017. Për të forcuar zhvillimin e kapitalit njerëzor, sistemi i informacionit i Shërbimit Kombëtar të Punësimit është modernizuar, duke rritur numrin e punëkërkuesve që u përfshinë në programet e promovimit të punësimit.

Reforma e thellë dhe gjithëpërfshirëse e sistemit të drejtësisë do të forcojë sundimin e ligjit në ekonomi dhe do të sigurojë përforcimin e kuadrit rregullator, si kërkesa kyçe për nxitjen e zhvillimit të biznesit dhe rritjen e investimeve.

3. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian

Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020 u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 42, datë 25.1.2017 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020”.

Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020 (PKIE 2017 – 2020) filloi të hartohet që gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016. Në PKIE 2017 – 2020 u pasqyruan rekomandimet e Raportit të Komisionit për Shqipërinë për vitin 2016 dhe rekomandimet e takimeve të institucioneve të përbashkëta Shqipëri – Bashkimi Evropian, ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Komentet e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit mbi kapituj të veçantë të PKIE 2017 – 2020 jane vleresuar dhe marre parasysh nga përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe institucioneve për përshtatshmërinë e tyre me Projekt-Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020.

Përafrimi i legjislacionit

Në plotësim të detyrimeve të Nenit 70 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për përafrimin e acquis së BE-së dhe neneve në fusha të tjera të MSA-së, theksojmë fushat në të cilat ka patur përafrim thelbësor të plotë dhe të pjesshëm:

Në fushën e sigurisë, u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 248, datë 29.3.2017 “Për miratimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017 – 2020”.

Në fushën e tregtisë u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.954, datë 30.12.2016 “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2017”, që përafron pjesërisht Rregulloren e Këshillit 2658/87/KEE, datë 23 korrik 1987.

Në sektorin e energjisë, u miratua Ligji Nr. 7/2017, datë 2.02.2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, i cili është i përafruar pjesërisht me Direktivën 2009/28/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 23 prill 2009 “Për promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme si dhe ndryshimin dhe shfuqizimin e direktivave 2001/77/KE dhe 2003/30/KE”, të ndryshuar”.

Në sektorin e transportit, u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 13, datë 11.1.2017, “Për miratimin e Rregullores ‘Për kontrollin shtetëror portual në Republikën e Shqipërisë”, i cili është i përafruar plotësisht me Direktivën 2009/16/KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 23 prill 2009, mbi kontrollin shtetëror portual, dhe Direktivën 2013/38/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e datës 12 gusht 2013 për amendimin e Direktivës 2009/16/KE.

Në fushën e pronësisë intelektuale u miratua Ligji Nr. 17/2017, datë 16.02.2017, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 9947, datë 7.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar. Ky miratim synon finalizimin e amendimeve të mëtejshme të ligjit, për përafrim me standardet e acquis, për përmbushjen e detyrave të lëna në raportet e Komisionit Evropian dhe misionet e vëzhgimit, për përafrimin me Direktivat e BE-së të dala nga viti 2012 deri 2015 në fushën e pronësisë industriale si dhe përshtatja e tij me standardet e zyrave homologe.

Në fushën e arsimit u miratuan Ligji Nr. 15/2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, që përafron pjesërisht Direktivën 2000/78/KE si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Bordit të Akreditimit dhe tarifave të vlerësimit të cilësisë në arsimin e larte”, që përafron plotësisht Deklaratën e Bolonjës të vitit 1999.

Në lidhje me çështjet sociale, u miratuan:

• Ligji Nr. 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” që përafron në mënyrë të pjesshme Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (2010/C 83/02);
• Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 108, datë 15.02.2017, “Për mbrojtjen e të rinjve në punë” duke përafruar plotësisht Direktivën 94/33/KEE;
• Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 372, datë 26.04.2017 “Për miratimin e Agjendës Kombëtare për të drejtat e fëmijëve”, që përafron pjesërisht Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (2010/C 83/02);
• Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 130, datë 22.02.2017 “Për indeksimin e pensioneve”, që përafron pjesërisht Direktivën 86/378/KEE.

Në shtojcën 2, aktet për të cilat është vlerësuar përputhshmëria me acquis.

Në shtojcën 3, Lista e Përditësuar e Projektligjeve për përafrim në 2018, që do të hartohen/propozohen nga ministritë e linjës.

4. Programimi dhe monitorimi i fondeve IPA

Programimi i IPA Kombëtare

Ndihma financiare e BE-së synon të ndihmojë Qeverinë Shqiptare për të avancuar me realizimin e reformave dhe lehtësimin e investimeve relevante për procesin e anëtarësimit, si edhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë. Është e qartë që reformat institucionale dhe legjislative, si dhe investimet në zhvillimin e infrastrukturës, kërkojnë burime shumë më të mëdha sesa buxheti kombëtar i Shqipërisë, fondet e IPA-s, apo mbështetje që mund të ofrojnë donatorë të tjerë. Si donatori më i madh i Shqipërisë, në funksion të rritjes së pronësisë së Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE, për periudhën 2014-2020, mbështetja e IPA II është fokusuar mbi qeverisjen, shtetin e së drejtës, konkurrencën dhe rritjen ekonomike.

Programi i Veprimit IPA 2016 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Financiare

Ky program përqendrohet kryesisht në reformat në sektorin e gjerë të shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, mjedisit dhe veprimet në lidhje me klimën, reformat në sektorin e Transportit, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, instrumenti lehtësues për Integrim në BE, si dhe në Mbështetjen për Pjesëmarrjen në Programet dhe Agjencitë e BE-së.

Procesi i Programimit vjetor për IPA 2016 ka filluar gjatë vitit 2016, duke u bazuar në kalendarin programues përkatës, të përcaktuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me KKIPA dhe Zyrën Mbështetëse të KKIPA. Intensiteti më i madh i punës për këtë program ka rezultuar gjatë vitit 2016 e gjatë gjysmës së parë të vitit 2017. Procesi i programimit ka vijuar me përmirësimin e cilësisë së Dokumentave të Veprimit, pjesë e këtij Programi.

Si rezultat i procesit konsultativ, në zyrat përgjegjëse të Komisionit Evropian është miratuar paketa financiare për IPA 2016 dhe është dërguar pranë MEPJ paketa finale e shoqëruar me Marrëveshjen Financiare përkatëse, në muajin nëntor 2017. Ashtu sikurse jeni në dijeni, paketa e Programit IPA 2016 përfshin 7 dokumente veprimi, me kosto indikative 63.9 Milion Euro.

Marrëveshja e Financimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje me Programin e Veprimit për Shqipërinë për vitin 2016, u miratua në parim me VKM nr. 740 datë 13.12.2017 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes në fjalë u bë në datën 15 dhjetor nga KKIPA, duke lejuar vijueshmërinë e procedurave për zbatimin e aktiviteteve të Programit IPA 2016.

Programi i Veprimit IPA 2017

Paralelisht me procesin e finalizimit të programit IPA 2016, gjatë vitit 2017 ka vijuar procesi i finalizimit të Dokumenteve të Veprimit për Programin IPA 2017, sipas kalendarit programues të dakordësuar me Komisionin Evropian. Në muajin tetor 2017 u mor vendimi nga Komiteti IPA për të mbështetur paketën me projekte, pjesë e programit te Veprimit IPA 2017. Ky program do të mbështesë reformat në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, instrumentin lehtësues për Integrim në BE, si dhe mbështetje për Pjesëmarrjen në Programet dhe Agjencitë e BE-së. Marrëveshja Financiare përkatëse do të nënshkruhet brenda vitit 2018 nga BE dhe Qeveria Shqiptare.

Përditësimi i Dokumentit Strategjik Kombëtar 2014-2020 (DSK)

Gjatë muajit mars 2017, Shërbimet e Komisionit kanë ridërguar për komente Dokumentin Strategjik Kombëtar 2014 – 2020, të rishikuar. Në muajin prill 2017, ky dokument, së bashku me komentet përkatëse, i është dërguar Delegacionit të Bashkimit Evropian për reflektim dhe përcjellje drejt Komisionit Evropian. Sipas informacioneve nga Shërbimet e Komisionit, procedurat e miratimit dhe hyrjes në fuqi të Dokumentit Strategjik Kombëtar 2014-2020, të rishikuar, do të përfundojnë në muajin qershor 2018. Sikurse jeni në dijeni, ky Dokument është baza mbi të cilin identifikohen dhe mbështeten prioritetet kombëtare me fondet e IPA II.

Shtojca 1: Aktet për të cilat është vlerësuar përputhshmëria me acquis

Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave

Projektligji “Për produktet kozmetike” është vlerësuar si pjesërisht i përputhur me Rregulloren KE nr. 1223/2009 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 30 nëntor 2009, “Për produktet kozmetike”.

Kapitulli 2: Lëvizja e Lirë e Mallrave

Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 513 datë 13.06.2013 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2004/114/KE, datë 13 Dhjetor 2004, “Mbi kushtet e pranimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime studimi, trajnime pa pagesë ose shërbime vullnetare” me Direktivën e Këshillit 2003/86/KE, datë 22 shtator 2003 “Mbi të drejtën e bashkimit familjar” si dhe me Direktivën e Këshillit 2009/50/KE, datë 25 maj 2009 “Mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta me qëllim pune tepër të kualifikuar”.

Kapitulli 13: Peshkimi

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, datë 31.05.2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar”, është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 1224/2009 e 20 Nëntorit 2009 “Për ngritjen e një sistemi Komunitar të kontrollit me qëllim garantimin e përputhshmërisë me rregullat e Politikës së Përbashkët të Peshkimit(PPP)”; Rregulloren e (BE) Nr. 2015/2102 që modifikon rregulloren e (BE) Nr. 1343/2011 “Në lidhje me disa masa për peshkimin në zonën e marrëveshjes së GFCM (Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun” (Nenet 16/7 – 16/12); Rregulloren e (BE) Nr. 1380/2013 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 11 Dhjetorit 2013 e Politikës së Përbashkët për peshkimin si dhe Vendim zbatimi (BE) 2016/1251 i Komisionit, i 12 korrikut 2016, që adopton një program shumëvjeçar të bashkimit për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës për periudhën 2017-2019.

Projektvendimi “Për përshtatjen e sistemit të monitorimit satelitor të anijeve të peshkimit për regjistrimin elektronik dhe transmetimin e të dhënave të librit të anijes së peshkimit”, vërejmë se projektvendimi është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 1224/2009 e 20 Nëntorit 2009 “Për ngritjen e një sistemi Komunitar të kontrollit me qëllim garantimin e përputhshmërisë me rregullat e Politikës së Përbashkët të Peshkimit (PPP)”.

Kapitulli 14: Transporti dhe Infrastruktura

Projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren (KE) Nr. 1008/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 24 shtator 2008 “Mbi rregullat e përbashkëta për operimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian”; Rregulloren (KE) Nr. 1070/2009 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 21 tetor 2009, që amendon Rregulloret (EC) Nr. 549/2004, (EC) Nr. 550/2004, (EC) Nr. 551/2004 dhe (EC) Nr. 552/2004; Rregulloren (KE) Nr. 996/2010 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 20 tetor 2010 “Mbi investigimin dhe parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve në aviacionin civil” që shfuqizon Direktivën 94/56/EC si dhe me Rregulloren (KE) Nr. 300/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 11 mars 2008 “Mbi rregullat e përgjithshme në fushën e sigurisë së aviacionit civil” dhe shfuqizimin e Rregullores (EC) NR 2320/2004.
Projektudhëzimi “Mbi rregullat për zbatimin e sistemeve inteligjente në fushën e transportit rrugor dhe lidhjet me mënyrat e tjera të transportit” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën Nr. 2010/40 (KE) e 7 korrik 2010 “Mbi kuadrin për vendosjen e Sistemeve Inteligjente në Transport në fushën e transportit rrugor dhe për lidhjen me mënyrat e tjera të transportit”.

Kapitulli 16: Tatimet

Paketa Fiskale:
Projektvendimi “Për propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2011/64/EC e datës 21 Qershor 2011 “Mbi strukturën dhe normat e akcizës që aplikohen për duhanin e prodhuar”

Projektvendimi “Për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2006/112/CE e Këshillit, datë 28 nëntor 2006, “Mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar”

Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura

Projektligji “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën Nr. 2014/60/(BE) e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 15 Maj 2014, “Për kthimin e objekteve kulturore të hequra në mënyrë të paligjshme nga territori i një shteti anëtar” dhe amendon Rregulloren (BE) Nr. 1024/2012; si dhe me Rregulloren Nr. 116/2009 e Këshillit të Europës, datë 18 Dhjetor 2008, “Për eksportin e mallrave kulturore”.

Kapitulli 27: Mjedisi

Projektligji “Për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet madhore industriale, që përfshijnë substanca të rrezikshme” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2012/18/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, 4 Korrik 2012, “Për kontrollin e rreziqeve nga aksidentet madhore që përfshijnë substanca të rrezikshme”, që shfuqizon direktivën e Këshillit 96/82/EC.

Projektligji për “Zonat e mbrojtura” shprehemi dakord per sa i përket përputhmerisë së pjesshme të këtij projektligji me Direktivën e Këshillit 92/43/EEC e 21 Majit 1992.

Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9902 , datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, të ndryshuar”, është vlerësuar si plotësisht i përputhshëm me Direktivën 2011/83/BE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, e 25 tetorit 2011 “Mbi të drejtat e konsumatorit”, që ndryshon Direktivën e Këshillit 93/13/KEE dhe Direktivën 1999/44/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që shfuqizon Direktivën e Këshillit 85/577/KEE dhe direktivën 97/7/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. Gjithashtu, ky projektligj është përafruar pjesërisht me Direktivën 2013/11/BE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, e 21 majit 2013 “Për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve dhe për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren (KE) Nr. 2006/2004 dhe në Direktivën 2009/22/KE (Direktiva për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve- ADR)”.

Projektvendimi “Për etiketimin e energjisë për furrat shtëpiake dhe aspiratorët thithës”, në zbatim të Vendimit nr. 584, datë 28.08.2003, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave”, i ndryshuar, është vlerësuar si plotësisht i përputhshëm me Rregulloren e Deleguar të Komisionit (EU) No 65/2014 e 1 tetor 2012, që plotëson Direktivën 2010/30/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “në lidhje me etiketimin e energjisë për furrat shtëpiake dhe aspiratorët thithës”

Projektvendimi “Për kushtet dhe procedurat e dhënies dhe autorizimit të disa kategorive të ndihmës shtetërore”, në zbatim të Vendimit nr. 584, datë 28.08.2003, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave”, i ndryshuar, është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren e Komisionit (BE) Nr. 651/2014, datë 17 Qershor 2014 “Për deklarimin e disa kategorive të ndihmës shtetërore të pajtueshme me tregun e përbashkët, në zbatim të nenit 107 dhe 108 të Traktatit”.
Kapitulli 29: Sistemi doganor
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2006/112/CE e Këshillit, datë 28 nëntor 2006, “Mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar”
Projektvendimi “Për miratimin e rregullave të detajuara të disa dispozitave të ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” dhe projektvendimi “Për miratimin e dispozitave zbatuese të disa dispozitave të ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” janë vlerësuar si pjesërisht të përputhshëm me Rregulloren e Komisionit Nr. 2015/2446 e 28 Korrikut 2015, për sa i përket rregullave të detajuara në lidhje me dispozita të caktuara të Kodit Doganor të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, projektvendimi “Për miratimin e dispozitave zbatuese të disa dispozitave të ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren Zbatuese nr. 2015/2447 e Komisionit, e datës 24 Nëntor 2015, që përcakton rregullat e hollësishme për zbatimin e disa dispozitave të Rregullores (BE) Nr. 952/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, që ka miratuar Kodin Doganor të Bashkimit.

Kapitulli 31: Politika e Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes

Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 513, datë 13.06.2013, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, është vlerësuar si pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2004/114/KE, datë 13 Dhjetor 2004, “Mbi kushtet e pranimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime studimi, trajnime pa pagesë ose shërbime vullnetare” ; Direktivën e Këshillit 2003/86/KE, datë 22 shtator 2003 “Mbi të drejtën e bashkimit familjar” si dhe Direktivën e Këshillit 2009/50/KE, datë 25 maj 2009 “Mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta me qëllim pune tepër të kualifikuar”.

Shtojca 2: Lista e Përditësuar e Projektligjeve për përafrim që do të hartohen/propozohen nga ministritë e linjës në vitin 2018

Ministria e Drejtësisë

• Ndryshime në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe që synon përafrim në kuadër të hyrjes në fuqi të Rregullores (EU) 2016/ 679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 27 Prill 2016 (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale).
• Ndryshime në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
• Ndryshime ne ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, propozuar nga Ministri i Drejtësisë. Projekt-akti synon të përmirësojë të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve në sistemin e burgjeve, në përputhje të plotë me acquis communautaire.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit

• Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, synon përafrimin me Rregulloren EU 1379/2013 të Parlamentit dhe Këshillit “Mbi organizimin e tregjeve të prodhimeve të peshkimit dhe akuakulturës”.
• “Për Ushqimin”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit të sigurisë ushqimore me legjislacionin evropian,
• Amendimi i Ligjit “Për gjuetinë”.

Ministria e Brendshme
• Për disa ndryshime në ligjin nr. 108/2013 “Për të huajt”, të ndryshuar. Aplikimi i sistemit për Informacionin e Avancuar për Pasagjerët (API) nevojitet të përputhet me Direktivën 2004/82 të BE.
• “Për terrorizmin”, i cili synon plotësimin dhe përafrimin e legjislacionit në fushën e luftës kundër terrorizmit me legjislacionin e BE.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinis
• Amendimi i ligjit “Për arsimin parauniversitar”.

Ministria e Kulturës
• Ligji “Mbi trashëgiminë kulturore”, i cili do të shfuqizojë ligjin Nr. 9048, datë. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturor”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës

• Projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, propozuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky projektligj ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionin civil për një transport ajror më të sigurt, në kuadër të Qiellit të Vetëm Europian. Ky projektligj përafrohet në kuadër të Nenit 59 (pika 6) dhe Nenit 106 të MSA.
• Projektligj “Për autoritetin e sigurisë hekurudhore”.
• Projektligj “Për administruesin e infrastrukturës hekurudhore”.
• Projektligj “Për sipërmarrësit hekurudhor”.
• Projektligj “Për autoritetin rregullator hekurudhor”.
• Projektligj “Për autoritetin kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve Hekurudhore”.

Ministria e Mbrojtjes

• Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ky projektligj synon përafrimin e pjesshëm të rregullores së Këshillit të Evropës (KE) nr. 428/2009 “Për vendosjen e një regjimi komunitar për kontrollin e eksportit, transferimit, ndërmjetësimit dhe tranzitit të sistemeve me përdorim të dyfishtë”.

Plani i akteve ligjore për përafrim në 2018 me përfshirjen e ministrive të linjës, përgjegjëse për secilin akt.

Ministria e Drejtësisë:

Projektligje

• Ndryshime në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe që synon përafrim në kuadër të hyrjes në fuqi të Rregullores (EU) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 27 prill 2016 (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale).
• Ndryshime në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë.
• Ndryshime ne ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgosurve”, i ndryshuar, propozuar nga Ministri i Drejtësisë. Projektakti synon të përmirësojë të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve në sistemin e burgjeve, në përputhje të plotë me acquis communautaire.

Projektvendime

• “Për procedurën që zbatohet nga ana e Shërbimit të Provës në rastet kur çmon mospërmbushjen e masës së shmangies nga ndjekja penale”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë.
• “Mbi mënyrën e organizimit, të funksionimit të shërbimit të specializuar, të programeve dhe mënyrës së financimit të tyre”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe bashkëpropozues Ministri i Financave dhe Ekonomisë.
• “Mbi funksionimin e mjediseve dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë së tyre, standardet e programeve të edukimit dhe të rehabilitimit, në rastet e kufizimit të lirisë të të miturve”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe bashkëpropozues Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
• “Mbi autoritetet përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të gjykatave për përmbushjen e detyrimeve nga i mituri në konflikt me ligjin”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe bashkëpropozues Ministri i Brendshëm, Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
• “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë.
• “Për sistemin e integruar të të dhënave të drejtësisë penale për të mitur”; propozuar nga Ministri i Drejtësisë.
• “Për nxitjen dhe shpërblimin e punës së të burgosurve”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe bashkëpropozues Ministri i Mirëqenies Sociale.
• “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Burgjeve”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë.
• Ndryshime në VKM nr. 437, datë 20.05.2015, “Për miratimin e Rregullores se Përgjithshme të Burgjeve”, propozuar nga Ministri i Drejtësisë. Synon të përmirësojë të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve në sistemin e burgjeve në përputhje të plotë me acquis communataire.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:
Projektligje:
• Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, synon përafrimin me Rregulloren EU 1379/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Mbi organizimin e tregjeve të prodhimeve të peshkimit dhe akuakulturës”.
• “Për Ushqimin”.

Projektvendime:
• “Për miratimin e rregullave për tregtimin, transportin, ruajtjen dhe magazinimin e PMB-ve”.
• “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedura si dhe kriteret e vlerësimit të PMB-ve”.
• “Mbi etiketimin e ushqimit dhe informimin e konsumatorit”, synon përafrimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore me legjislacionin evropian për të mundësuar dhe lehtësuar futjen e produkteve ushqimore shqiptare në tregun e Bashkimit Evropian.
• “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të menaxhimit të burimeve ujore”.
• “Për miratimin e kërkesave, kushteve, procedurave, fondeve të nevojshme buxhetore për krijimin, mbajtjen, menaxhimin dhe përditësimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore”.
• “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për prodhimin biologjik bimor dhe algave të detit dhe kontrollin e tyre”.
• “Për miratimin e rregullave të inspektimit karantinor fitosanitar”.
• “Për miratimin e Planit të Menaxhimit të basenit ujor Drin-Buna”.
• “Për miratimin e Planit të Menaxhimit të basenit ujor Seman”.
• “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve si dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit”.
• “Për shpalljen e zonave të mbrojtura të burimeve ujore”.
• “Për miratimin e zonave të veçanta ruajtjeje, për zona të caktuara, basene, pjesë basenesh, rrjedha ujore lumenj”.
• “Për vendosjen e kritereve të objektivave mjedisorë”
• “Për klasifikimin e ujërave sipas statusit të tyre kimik dhe ekologjik, sasior dhe kimik”;
• “Për procedurat për shitjen e parë të prodhimeve të peshkimit dhe organizimin e tregjeve te prodhimeve te peshkimit dhe akuakulturës”, synon përafrimin me Rregulloren EU 1379/2013 të Parlamentit Europian dhe Këshillit “Mbi organizimin e tregjeve të prodhimeve të peshkimit dhe akuakulturës”.
• Projekt VKM “Për një ndryshim të VKM 301 datë 10.4.2013”, synon përafrimin me Rregulloren EU 2016/1251 të Parlamentit Europian dhe Këshillit “Mbi grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave të peshkimit dhe akuakulturës për periudhën 2018-2020”.

Ministria e Brendshme
Projektligje
• Për disa ndryshime në ligjin nr. 108/2013 “Për të huajt”, i ndryshuar, propozuar nga Ministri i Brendshëm. Ndryshimi propozohet me qëllim aplikimin e sistemit për Informacionin e Avancuar për Pasagjerët (API), në përputhje me Direktivën 2004/82 të BE për API, Rezolutave 2178 dhe 2309 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe Standardit të ri 9.5 të ICAO.
• Përshtatja e legjislacionit shqiptar për sigurinë në kufi me Acquis të Schengen-it. Nuk është parashikuar në PKIE. Lidhet me PKIE 2017-2020, në kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve“.
• “Për terrorizmin”, i cili synon plotësimin dhe përafrimin e legjislacionit në fushën e luftës kundër terrorizmit me legjislacionin e BE. Është parashikuar si masë ligjore në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, në kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, propozuar nga Ministri i Brendshëm.

Projektvendime
• ”Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 513, datë 13.06.2013 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin, dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”. Është parashikuar si masë ligjore në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, në kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, propozuar nga Ministri i Brendshëm.
• “Për përcaktimin e detyrimeve të transportuesit për transmetimin paraprak të Listës së Pasagjereve sipas standardeve API”. Detyrimi për ngritjen e sistemit API, si angazhim i Republikës së Shqipërisë për përafrimin e mëtejshëm me acquis të BE, me Direktivën 2004/82 për API, Rezolutave 2178 dhe 2309 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, dhe Standardit të ri 9.5 të ICAO. Propozuar nga Ministri i Brendshëm.
• Plani i veprimit “Për zbatimin e strategjisë ndër sektoriale të krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

Ministria e Mbrojtjes
Projektligje
• “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë”, propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ky projektligj synon përafrimin e pjesshëm të rregullores së Këshillit të Evropës (KE) nr. 428/2009 “Për vendosjen e një regjimi komunitar për kontrollin e eksportit, transferimit, ndërmjetësimit dhe tranzitit të sistemeve me përdorim të dyfishtë”.

Projektvendime
• “Për metodologjinë e procesit të vlerësimit nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është parashikuar në PKIE.
• “Për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit në institucionet e arsimit të lartë publik, granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese, për vitin 2017-2018”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është parashikuar në PKIE.
• “Për caktimin e tarifave të shërbimit ndaj të tretëve për qendrën e shërbimeve arsimore”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është parashikuar në PKIE.
• “Për hartimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është parashikuar në PKIE.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës
Projektligje
• Projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, propozuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky projektligj ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionin civil për një transport ajror më të sigurt në kuadër të Qiellit të Vetëm Europian. Ky projektligj përafrohet në kuadër të Nenit 59 (pika 6) dhe Nenit 106 të MSA.
• Projektligj “Për autoritetin e sigurisë hekurudhore”.
• Projektligj “Për Administruesin e Infrastrukturës hekurudhore”.
• Projektligj “Për Sipërmarrësit hekurudhore”.
• Projektligj “Për Autoritetin Rregullator hekurudhore”.
• Projektligj “Për Autoritetin Kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore”.

Projektvendime
• Projektvendim “Mbi metodologjinë e përcaktimit të çmimit të aksesit dhe të çmimeve referuese”, propozuar nga Ministri për Infrastrukturën dhe Energjitikën, parashikuar në Planin e Veprimeve për periudhën 2017 – 2019.
• Projektvendim “Mbi miratimin e rregullave teknike, për pajisjet radio dhe pajiset fundore te telekomunikacioneve dhe njohja e konformitetit te tyre” (transpozimi i direktivës 2014/53/EU). Shfuqizimi i VKM-së nr. 546, datë 13.6.2013, propozim i Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjitikën, dhe bashkëpropozim i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
• Projektvendim “Mbi miratimin e Rregullit Teknik për pajisjet e transportueshme nën presion”.
• Projektvendim “Mbi rregullat për shpërndarjen e kostove të lidhura me koordinimin e punimeve civile”.
• Projektvendim “Mbi miratimin e listës së infrastrukturave kritike të informacionit tremujori II”.
• Projektudhëzim “Mbi modelet e dokumentacionit në transportin e udhëtarëve me autobus”
• Projektvendim “Masat e nevojshme të marra për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit”.

Ministria e Kulturës

Projektligje

• “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë” propozuar nga Ministria e Kulturës, i parashikuar në PKIE, Kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura”, nënndarja “Prioritetet”.

Projektvendime

• “Për metodologjinë e procesit të vlerësimit nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i parashikuar në PKIE.
• “Për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit në institucionet e arsimit të lartë publik, granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese, për vitin 2017-2018” ,propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i parashikuar në PKIE.
• “Për caktimin e tarifave të shërbimit ndaj të tretëve për qendrën e shërbimeve arsimore”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i parashikuar në PKIE.
• “Për hartimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, propozuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i parashikuar në PKIE./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE? Ja çfarë thotë raporti i MEPJ-së
A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE? Ja çfarë thotë raporti i MEPJ-së
https://3.bp.blogspot.com/-7YnXrzplGkc/WoDQlTv0PdI/AAAAAAAABf4/ZKit-4BWk2YAmydaXunfovPOS9PJZEVnACLcBGAs/s640/kush.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-7YnXrzplGkc/WoDQlTv0PdI/AAAAAAAABf4/ZKit-4BWk2YAmydaXunfovPOS9PJZEVnACLcBGAs/s72-c/kush.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-i-ka-plotesuar-shqiperia-kushtet-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-i-ka-plotesuar-shqiperia-kushtet-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy