A janë Kosova dhe “kombësia greke” në paketën Tiranë-Athinë?

Media greke është treguar më e vëmendshme se ajo shqiptare lidhur me detajet e negociatave Tiranë-Athinë.

Ndërsa në Tiranë, debati ndizet vetëm pas mësymjeve partiake, në Athinë detajet e këtyre negociatave janë debatuar në media prej muajsh.

Përpjekjet e Athinës për një marrëveshje me Tiranën datojnë herët, por vëmendja maksimale e qeverisë shqiptare u përftua vetëm së fundmi në prag të hapjes së negociatave me BE, e ndikuar me sa duket nga Brukseli.

Që në 2015, kur Rama kishte vetëm 2 vjet në pushtet, gazeta greke “Kathimerini” shkruante se ekzistonte një paketë e ministrit Kotzias për ta diskutuar me Tiranën – raporton Dita.

Paketa përmbante 7 pika, duke nisur me propozimin për një korrigjim teknik të paktit detar të nënshkruar në vitin 2009.

Pika tjetër e dëshiruar nga grekët ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë në vitin 2012, ku nuk u përfshi “shprehja e kombësisë”.

Në këtë çështje Athina do ishte e kënaqur me një anullim të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2012 dhe kryerjen e një regjistrimi të ri, – shkruante asokohe Kathimerini.

Kërkesa tjetër ishte ngritja e tre varrezave për të rënët greke të luftës së dytë botërore.

Pala shqiptare sipas të njëjtit burim kërkon në këmbim abrogimin e ligjit të luftës që është miratuar nga qeveria greke që në vitin 1987 por që nuk u dekretua nga presidenti i atëhershëm Kristos Sarxetakis.

Gjithashtu Tirana kërkon nga Athina mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës. Nëse kjo dukej tepër, së paku të shprehej vullneti për këtë njohje.

Pikat duken të njëjtat që janë hedhur orët e fundit në debatin politik dhe në mediat e Tiranës.

Në pamje të parë duket që është rënë dakord për detin dhe varrezat në këmbim të ligjit të luftës dhe mbështetjes greke për në BE.

Nëse paketa në fjalë është plotësisht e saktë, mbetet për t’u parë çfarë është konkluduar për regjistrimin e popullsisë dhe Kosovën – raporton Dita./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A janë Kosova dhe “kombësia greke” në paketën Tiranë-Athinë?
A janë Kosova dhe “kombësia greke” në paketën Tiranë-Athinë?
A janë Kosova dhe “kombësia greke” në paketën Tiranë-Athinë?
https://1.bp.blogspot.com/-lNHbA7tTM5M/WnMwBaDSrYI/AAAAAAAARCM/x82dGnsx2HAmPC3benq57X2CnREBSV_YwCLcBGAs/s640/Albania-Flag-21-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-lNHbA7tTM5M/WnMwBaDSrYI/AAAAAAAARCM/x82dGnsx2HAmPC3benq57X2CnREBSV_YwCLcBGAs/s72-c/Albania-Flag-21-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-jane-kosova-dhe-kombesia-greke-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-jane-kosova-dhe-kombesia-greke-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy