A ka pasur Shqipëria Teatër Antik?

, A ka pasur Shqipëria Teatër Antik?

I/E nderuar lexues!Teatri antik ishte ndërtim i hapur për shfaqje dramash e komedish. A ka pasur Shqipëria të tillë? Po, në Shqipëri njihen nga periudha antike teatrot e Apolonisë (shek.IV p.e.s), i Bylisit, i Nikajës, i Butrintit, i Ambrakisë etj. Teatri Antik përbej nga shkallarja, orkestra dhe skena. Numri i vendeve të shikuesve luhatej nga 8000 në Apoloni dhe Bylis, në 1000 në Nikajë.Në qendër të shkallares, poshtë, ndodhej orkestra rrethore ku qëndronte kori. Para orkestrës vijonte një platformë e ngritur ku jepej shfaqja. Pas saj ishte skena. Në shek.I e.r vijoi përdorimi i teatrove të trashëguara dhe u ngrit ai i Orikut për 600 spektatorë, ndërsa nga fillimi i shek.II rindërtohen skenat e teatrove të trashëguara (Apoloni, Foinike, Bylis, Butrint). Feja kristiane në shek.IV i ndaloi shfaqjet teatrale dhe si pasojë teatrot antike u braktisën./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button