A u vlerësua aq sa duhej heroi i vërtetë në Luftën e Kosovës?

Historia ka një tendencë ironike. Përgjatë saj, sa herë që liderët botërorë hapin luftëra, triumfet dhe fitoret e ushtrive të tyre i manifestojnë vetëm ata. Por në rastin e kundërt kur luftërat përfundojnë në katastrofa ushtarake ata janë gati për të bërë kurban komandantët e tyre të frontit.

Gjenerali Klarku në një foto me Hashim Thaçin, pas përfundimit të luftës, mos të harrojnë luftën më të fundit në Evropë, që ishte më tragjikja që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Lufta e Kosovës (1998-1999). Këtu ka një analogji të tillë me shembullin e lartpërmendur. Sa do respekt populli shqiptar dhe ai kosovar ka për, Ues Klarkun, komandantin që zbythi serbët nga Kosova, sërish imazhi i heroit, dhe me të drejtë është Presidenti i 42 i SH.B.A-së Bill Klinton.

Po kush ishte heroi i vërtetë në Kosovë, që modestisht u përul para ish-bosit të tij dhe nuk hapet shumë për gjenialitetin e treguar ushtarak në fushatën e Kosovës?

Uesli K. Klark mori gradën e gjeneralit me 4 yje gjatë shërbimit të tij 38-vjeçar në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Ishte i pari që u diplomua në klasën e tij në Akademinë Ushtarake të Uest Pointit (Akademi ku dolën yjet e Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së
Dytë Botërore si: Duajt Ajzenhauer, Dagllas Mejkartur, Xhorxh Paton etj).

Më vonë ai specializohet në Universitetin e Oksfordit ku dhe fiton M. A. (Master of Arts) e tij në ekonomi. Gjenerali Klark është vlerësuar me dekorata të panumërta nderi. Në Vietnam, si një oficer i ri, Gjenerali Clark komandoi një kompani këmbësori në betejë.

Ai u plagos rëndë dhe u evakua në shtëpi me barrelë. Më vonë, Gjenerali Clark komandoi në nivelin e batalionit, brigadës dhe divisionit – duke përfshirë edhe të famshmin Divisionin e Parë të Kavalerisë – dhe shërbeu në pozicione të rëndësishme Shtabi, ku gjatë këtij shërbimi punoi si Drejtor për Planifikimin Strategjik dhe Politik në Shtabin e Përgjithshëm në Uashington.

Në këtë rol, ai punoi ngushtë me diplomatin e Sh.B.A-së Ri/ard Holdbruk për të negociuar paqen në Bosnje.

Karriera e Gjeneralit Klark do të kulminohej si Komandant i Përgjithshëm i Forcave në NATO-s në Evropë; ai diregjoi me brilancë ushtarake forcat e kombinuara drejt fitores në Operacionin Forca Aleate, duke mbrojtur 1. 5 milionë shqiptarë të Kosoves nga spastrimi etnik.

Çmimet e tij më të larta përfshijnë, Medaljen Presidenciale të Lirisë, Medaljen për Shërbimin e Mbrojtjes (pesë herë), Medaljen për Shërbim të Dalluar në Ushtrinë Amerikane (dy herë), Yllin e Bronztë (dy herë), Zemrën e Purpurt, dhe dy tituj nderi kalorsiakë.

Që nga përfundimi i karrierës së tij ushtarake ai punoi si investitor bankar, biznesmen, autor, komentator dhe mësues. Në vitin 2004 ai kandidoi brenda Partisë Demokratike për kandidat për president në vitin 2004.

Gjenerali Uesli Klark është autori i katër librave: Waging Modern War: Bosnia, Kosovo and the Future of Combat; Winning Modern Wars: Iraq, Terrorism and the American Empire; A Time to Lead: For Duty, Honor and Country; and Don’t Wait for the Next War: A Strategy for American Growth and Global Leadership.

Tani Gjenerali Klark, drejton fondacionin Wesley K. Clark, një firmë strategjike konsultive. Gjithashtu merr pjesë edhe në këshillimin e bordeve të ndryshme të komapineve private dhe publike. Është bashkëpunëtor në Qendrën e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.
/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A u vlerësua aq sa duhej heroi i vërtetë në Luftën e Kosovës?
A u vlerësua aq sa duhej heroi i vërtetë në Luftën e Kosovës?
https://2.bp.blogspot.com/-06woS8i_7Yw/WpSwD4I2BqI/AAAAAAAACqM/aNX6Nxk_5jMDCsbARLqBdOEHYKlurGMCgCLcBGAs/s640/wes-kopertina-1.png
https://2.bp.blogspot.com/-06woS8i_7Yw/WpSwD4I2BqI/AAAAAAAACqM/aNX6Nxk_5jMDCsbARLqBdOEHYKlurGMCgCLcBGAs/s72-c/wes-kopertina-1.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-u-vleresua-aq-sa-duhej-heroi-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/a-u-vleresua-aq-sa-duhej-heroi-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy