Abuzimet me pronat e popullit në Gjirin e Lalzit, në pranga ish zyrtaret

Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune, Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm), Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, për falsifikim të dokumenteve.

Të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka.

Skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Njoftimi për mediat:

Pas një hetimi të kryer nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, u bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Abuzimet me pronat e popullit në Gjirin e Lalzit, në pranga ish zyrtaret
Abuzimet me pronat e popullit në Gjirin e Lalzit, në pranga ish zyrtaret
https://4.bp.blogspot.com/-Jzlp0TA4ioY/Wn6qO1yFW8I/AAAAAAAASLY/AyYpnK81eoYWfbSTjFdui7keAPAkY5CBgCLcBGAs/s640/26_big-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Jzlp0TA4ioY/Wn6qO1yFW8I/AAAAAAAASLY/AyYpnK81eoYWfbSTjFdui7keAPAkY5CBgCLcBGAs/s72-c/26_big-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/abuzimet-me-pronat-e-popullit-ne-gjirin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/abuzimet-me-pronat-e-popullit-ne-gjirin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy