Banka Botërore nxjerr shifrat tronditëse: Shqiptarët jetojnë nën nivelin e minimumit jetik

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare jetojnë në kushtet e mbijetesës, me të ardhura që nuk mjaftojnë as për nevojat bazë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore, aktualisht 32.1 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat më pak se 34 mijë lekë në muaj ose 9 mijë lekë në muaj për person.

Me këto para ato duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, strehim dhe faturat e përditshme, në një kohë që kostoja e jetesës rritet nga viti në vit. Ndonëse zyrtarisht këto familje nuk klasifikohen si të varfra nga qeveria, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme edhe për nevojat më të domosdoshme të jetesës.

Një studim i Avokatit të Popullit doli në përfundimin se minimum jetik në Shqipëri llogaritet në rreth 16 mijë lekë në muaj për person. Kjo do të thotë se për një familje me 3.8 veta, që është numri mesatar i personave në një familje shqiptare, të ardhurat duhet të ishin minimalisht 60 mijë lekë në muaj.

Sipas bankës Botërore 70 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat nën nivelin e këtij minimum jetik.

Shqipëria më e varfra

Të dhënat krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Në të gjitha vendet e tjera fqinje me ekonomi të ngjashme numri i familjeve me të ardhura të ulëta është dukshëm më i vogël.

Për të bërë të krahasueshme shifrat e të ardhurave Banka Botërore i ka paraqitur ato në dollarë amerikanë sipas standardit të fuqisë blerëse. Sipas të dhënave, aktualisht 32.1 për qind e qytetarëve shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse.

Në Maqedoni, që rezulton vendi i dytë më i varfër i rajonit, pjesa e qytetarëve që jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë është 21 për qind, ndërsa Serbi, Bosnje dhe Mal të Zi ajo është nën 7 për qind.

Sipas të dhënave, të cilat i referohen shifrave të nxjerra nga Institutet e Statistikave të vetë vendeve, Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të madh të varfërisë. Rrogat e ulëta, niveli i lartë i papunësisë dhe pamundësia për të patur një jetesë normale është arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në Ballkan./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Banka Botërore nxjerr shifrat tronditëse: Shqiptarët jetojnë nën nivelin e minimumit jetik
Banka Botërore nxjerr shifrat tronditëse: Shqiptarët jetojnë nën nivelin e minimumit jetik
https://4.bp.blogspot.com/-cpaXcMMnDYs/Woy9TG0W--I/AAAAAAAACTU/XfJFiyY1xpA2snUKnQ2MZoXv2zZhFS44gCLcBGAs/s640/ekonomi-ballkan.png.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-cpaXcMMnDYs/Woy9TG0W--I/AAAAAAAACTU/XfJFiyY1xpA2snUKnQ2MZoXv2zZhFS44gCLcBGAs/s72-c/ekonomi-ballkan.png.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/banka-boterore-nxjerr-shifrat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/banka-boterore-nxjerr-shifrat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy