“Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”

Në një reportazh për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pjesë e një cikli shkrimesh që radioja gjermane “Deutschlandfunk” ka realizuar për bashkëjetesën mes vendeve të ndryshme në rajonin e Ballkanit, tregohet jeta e vështirë që bëjnë emigrantët shqiptarë, që punojnë si barinj në zonat pranë kufirit.

Reportazhi tregon se emigrantët shqiptarë shfrytëzohen dhe punojnë për shumë pak para.

Shkrimi mban titullin “Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”.

“Në fund të komunizmit në Shqipëri, mijëra e qindra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Edhe sot, shqiptarët preferojnë që të punojnë për pak para si barinj, bojaxhinj apo në ndërtim sesa të jenë të papunë në vendin e tyre”, thuhet në shkrimin e publikuar në faqen e radios gjermane. Ajo që veçohet që në krye të shkrimit është fakti se kufiri mes dy vendeve nuk ka asnjë shenjë dalluese dhe mungon kontrolli.

Lart në male kufiri nuk ka tela, asnjë shenjë dalluese. Pa mbikëqyrje. Çdokush që është familjar me rajonin e Epirit, mund ta kalojë lehtësisht kufirin prej 300 kilometrash greko-shqiptar dhe mund të hyjë në BE pa u vënë re. Kjo veçanërisht njihet nga korrierët e drogës.”, shkruan gazetari gjerman.

Gjatë reportazhit gazetari sjell historinë e një bariu grek, i cili po shkonte drejt kufirit greko-shqiptar, pasi i nevojitej një bari i ri.

“Në një shpat prej rreth 600 metrash ka stalla të mjaftueshme për rreth 1 mijë dhi dhe dele. Në këto stalla, megjithatë, rrallë takon grekë. Shumica janë shqiptarë, si Nikos, 35 vjeç apo Tariku, 50 vjeç, (emrat e barinjve shqiptarë janë ndryshuar), të cilët shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune në Shqipëri. Niko e sheh djalin dhe gruan e tij vetëm për disa javë. Edhe 50-vjeçari ka lënë familjen e tij në Tiranë.

“Nuk ka punë atje (Shqipëri), politikanët punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas. Sigurisht që do të parapëlqeja që t’i kisha edhe ata këtu, por këtu nuk kam shtëpi dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male”.

Në reportazh citohet se pas fundit të komunizmit, me qindra e mijëra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990.

Është vështirë të gjesh një ndërtesë që nuk është ndërtuar nga punëtorë shqiptarë. Në qytete punojnë në ndërtim dhe si bojaxhinj, ndërsa në këtë rajon, veçanërisht barinjtë, janë shqiptarë. Kushtet e punës janë të vështira, pasi punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë për vetëm 400 euro në muaj.

A ia vlen?,- pyet gazetari.

“Nuk është keq. Nëse nuk do të ishte hapur kufiri, ku do të punonim në Shqipëri? Kam ardhur këtu vullnetarisht. Këtu funksionon kështu: Sa të punosh aq edhe do të marrësh. Nëse nuk do të punosh, mund të ikësh”, thotë 50-vjeçari Tarik.

Punëdhënësi grek nga ana e tij thotë se, pa barinjtë shqiptarë ai nuk do mund ta mbante tufën, ndërkohë që shprehet se të rinjtë grekë preferojnë të studiojnë dhe të bëjnë punë të lehta. “Pa ta nuk do të isha në gjendje të mbaja kafshët”, thotë greku Dimitris.

Është vështirë të gjesh punëtorë në Greqi, të rinjtë preferojnë të studiojnë, vetëm pak bëhen punëtorë”. Reportazhi mbyllet me përshkrimin e jetës së përditshme të barinjve shqiptarë. Ata jetojnë në varfëri dhe në dhoma të vogla. Relaksimi i vetëm i tyre është televizioni satelitor shqiptar. Pavarësisht nga vështirësitë, megjithatë, ata e shohin jetën më mirë këtu sesa i papunë në Shqipëri.ZgjohuShqiptar.info


NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”
“Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”
“Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”
https://3.bp.blogspot.com/-HwyvvU23PvU/WpcPTORpS-I/AAAAAAAATr8/RsOIk6Ttw-sB8TOMu_ziIcocGj9tWSGPQCLcBGAs/s320/Capture-41-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-HwyvvU23PvU/WpcPTORpS-I/AAAAAAAATr8/RsOIk6Ttw-sB8TOMu_ziIcocGj9tWSGPQCLcBGAs/s72-c/Capture-41-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/barinjte-shqiptare-dhite-greke.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/barinjte-shqiptare-dhite-greke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy