BE diskuton te martën për Ballkanin, pikë kyçe edhe Shqipëria

Strategjia e shumëdiskutuar e Komisionit Europian për kthimin e besimit te procesi i zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor miratohet të martën, në takimin e Kolegjit të Komisionerëve në Strasburg.

 

Pas kësaj, kryetari i Komisionit, Jean-Claude Juncker do ta paraqesë atë personalisht para deputetëve të Parlamentit Europian, ndërsa shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, kanë detyrën t’a prezantojnë para gazetarëve.

Përmbajtja e pjesës më të madhe të draftit dihet tashmë. Ky është praktikisht dokumenti që tregon se vetëm dy vende, Serbia dhe Mali i Zi, kanë mundësinë t’i bashkohen bllokut deri në vitin 2025. Shqipëria është në mesin e aspirantëve, për të cilët Brukseli do të mjaftohet me mesazhin se, deri atëherë duhet të kenë avancuar në rrugën e vet europiane.

Shpresat janë që vendi ynë të marrë këtë vit një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit, por çdo gjë do të varet nga rezultatet e mëtejshme konkrete në 5 prioritetet kyçe.

Fakti që paraqitja e strategjisë i është besuar zyrtarëve më të lartë të bllokut dëshmon rëndësinë që ka ajo për Komisionin Europian. Deklaratat e para të Junckerit, pas marrjes së detyrës, i prenë rrugën optimizmit mbi perspektiven e zgjerimit.

Juncker, asokohe, do ta bënte të qarte se politikat e shtrirjes së bllokut nuk do të gjenin hapësirë gjatë mandatit të tij.

Por në sfondin e frikës së rritjes së ndikimit rus në rajonin e trazuar, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin europian pas largimit të Britanisë në vitin 2019, situata ka ndryshuar, e kjo reflektohet qartë tek ngjarja e së martës, e konsideruar si moment kyç në lidhje me marrëdhënien e re që mund të krijohet mes Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor./t.ch/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BE diskuton te martën për Ballkanin, pikë kyçe edhe Shqipëria
BE diskuton te martën për Ballkanin, pikë kyçe edhe Shqipëria
https://1.bp.blogspot.com/-ylH8uqJRwAs/Wnhoxxiy1WI/AAAAAAAARjI/JjRV0UYwockEc6g9i_WvsyGpx6EjvGqrQCLcBGAs/s640/be_1517836212-2159885.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ylH8uqJRwAs/Wnhoxxiy1WI/AAAAAAAARjI/JjRV0UYwockEc6g9i_WvsyGpx6EjvGqrQCLcBGAs/s72-c/be_1517836212-2159885.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/be-diskuton-te-marten-per-ballkanin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/be-diskuton-te-marten-per-ballkanin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy