Bildt: Strategjia e BE-së i jep Kosovës dhe Kroacisë mundësinë e vetos për anëtarësimin e Serbisë

Në një shkrim autorial të botuar sot në portalin e Këshillit të Evropës për marrëdhënie ndërkombëtare ecfr.eu, ish ministri i jashtëm suedez dhe njohjes i mirë i politikës në Ballkan, Carl Bildt, shkruan për strategjinë e BE-së për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai përmend tri grupe shtetesh që sipas kësaj Strategjie do të anëtarësohen në BE duke filluar nga viti 2025.

Bildt shkruan për problemin e demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Carl Bildt

“Çuditërisht, demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është kthyer gjithashtu në një problem madhor. Një marrëveshje është arritur midis Podgoricës dhe Prishtinës, duke ndjekur linjën e Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974, por nuk ka qenë e mundur të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës për shkak të kundërshtimit të fortë”, shkruan ai, përcjellë lajmi.net.

Sipas tij, BE-ja ka vendosur kusht për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës të varur edhe nga ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, por deri më tani kjo nuk ka ndryshuar situatën.

“Megjithatë, më kritiket e të gjitha çështjeve të pazgjidhura kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Komisioni thotë se një “normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është urgjent dhe kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht të detyrueshme për normalizimin”, si parakusht për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë në “shtigjet e tyre evropiane”.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, shkruan Bildt.

“Mendimi politik në Serbi ende nuk është gati të pranojë njohjen formale të Kosovës si shtet i pavarur, duke kulmar me anëtarësimin në OKB, ndërkohë që opinioni publik në Kosovë nuk ka gjasa të pranojë asgjë më pak. BE vetë është e ndarë në këtë çështje, me pesë shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, vlerëson ai.

Bildt vlerëson se dialogu i BE-së midis Prishtinës dhe Beogradit duket se ka qenë i ngadalshëm viteve të fundit.

Zhvendosja drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ka të ngjarë të kërkojë një nivel shumë më të lartë të angazhimit të BE-së sesa që është parë deri tani.

Ish shefi i diplomacisë evropiane përmend edhe ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Ndër të gjitha çështjet në tryezë, marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka të ngjarë të jetë më e vështira. Duhet të shtohet se Rusia nuk ka gjasa të përmbahet nga shprehja e mbështetjes së saj për qëndrimin e serbëve në këtë çështje, duke e bërë kështu edhe më të vështirë këtë çështje”, thekson ai.

Nga dy shtetet e “përparuara”, Serbia është qartazi më e rëndësishmja, shkruan ai, transmeton lajmi.net.

“Duke hapur 12 nga 35 kapitujt në procesin e pranimit dhe duke mbyllur vetëm dy prej tyre. Por edhe më kërkues se ky proces është fakt se tani është vendosur një e drejtë e vetos nga Kroacia dhe Kosova për pranimin në BE të Serbisë”, vlerëson Bildt.

Sipas tij, duke zvarritur këmbët për çdo proces në kufirin e Danubit, Kroacia mund të ngadalësojë procesin dhe gjithashtu edhe Kosova mund ta bëjë të njëjtën gjë duke zvarritur bisedimet për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./ZgjohuShqiptar.info

Shkrimi i plotë: http://www.ecfr.eu/article/commentary_balkans_on_track_for_eu_membership_or_stagnation

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bildt: Strategjia e BE-së i jep Kosovës dhe Kroacisë mundësinë e vetos për anëtarësimin e Serbisë
Bildt: Strategjia e BE-së i jep Kosovës dhe Kroacisë mundësinë e vetos për anëtarësimin e Serbisë
https://4.bp.blogspot.com/-0yXLZnH2044/WoYjmRBeF6I/AAAAAAAAB4E/IzClA4nAug0sEyedUidMFnyjRjb443z3gCLcBGAs/s640/biold-650x358-640x352.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-0yXLZnH2044/WoYjmRBeF6I/AAAAAAAAB4E/IzClA4nAug0sEyedUidMFnyjRjb443z3gCLcBGAs/s72-c/biold-650x358-640x352.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bildt-strategjia-e-be-se-i-jep-kosoves.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bildt-strategjia-e-be-se-i-jep-kosoves.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy