Çfarë ishte dhe si organizohej Lotaria Kombëtare në vitet ’30 në Shqipëri?

Në vitet ’30 në Shqipëri do të organizohej një Lotari Kombëtare. Lotaria Kombëtare ishte monopol i shtetit që me një ligj të veçantë iu dha Kryqit të Kuq që në atë kohë drejtohej nga një nga motrat e mbretit Zog, princesha Senije. Nga ky aktivitet, Kryqi i Kuq siguronte 10 deri në 13 mijë franga ari në vit. Referuar raportit të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1937, rezulton se çmimi i një bilete ishte 3 lek. Ndërkohë, çmimi i madh arrinte në rreth 1.200- 1.600 franga ari ndërsa nuk mungonin edhe çmimet e tjera të vogla.

Kryqi i Kuq, nëpër këtë lodër të lejueme mendon, ma tepër se me i sigurue vehtes një fitim, qi t’i japë popullit indirekt një ndihmë, mbasi me tre lek, qi asht çmimi i nji bilete, njeriu mund të bahet zot i nji kapitali të vogël prej fr.ari 1.600 me nji herë; pa përmendë këtu fitimet e tjera të vogla.

Ata qi kanë fitue çmimin e madh, gati çdo muej ka rastisë fatbardhsisht të jenë të vorfën, dhe me këtë fitim kanë përmirsue, sadopak, ekonomin e tyne shtëpijake ose tregtare.

Simpatija me të cilën pritet në popull lotarija, i ka dhanë tagër e shtytje Kryqit të Kuq me shumzue numrin e biletavet të saj, çka ka me shtue edhe fitimin e privatvet e si konsekvencë dhe t’ardhunat e institutit, tuë i dhanë këtij dorë me zgjanue në këtë proporcjon veprat e bamirësis, qi asht qëllimi kryësuer i themelimit të tij” shkruhet në raportin e Mbretërisë që u botua me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kryqi i Kuq Shqiptar do të siguronte të ardhura edhe nga pasuritë e luajtshme e të paluajtshme që kishte. Në listën e pasurive të paluajtshme ishin 700 rrënjë ullinj në fshatrat Kryezi e Përcllesh të Tiranës, 600 hektarë tokë në Xhafzotaj ku ishte edhe stacioni zooteknik, pylli i Divjakës që shfrytëzohej për lëndën drusore por që planifikohej të kthehej edhe në një kamp veror për fëmijët e jetimores, sipërfaqja e tokës në Sarandë ku planifikohej ndërtimi i godinave për turistët e huaj si dhe pasuritë e luajtshme si pullat taksore, shitja e flamujve, pullat postare, kontributi i bashkive (për çdo jetim të sjellë në jetimoren e Kryqit të Kuq paguhej bursë 400 franga ari/vit), letrat me vlerë, depozitat bankare (7 mijë franga ari në vit interesa) si dhe të ardhurat nga lëvizja e kapitalit, ku Kryqi i Kuq i kishte dhënë një kompanie çimentoje në Shkodër një kredi 175 mijë franga ari me afat 6 vjeçar.

Sa i përket ndihmave nga popullata, raporti evidenton se në këtë pikë Shqipëria “lë për të dëshiruar” pasi siguroheshin vetëm 1 mijë franga ari në vit.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq kishte si mision t’u vinte në ndihmë të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve. Për këtë qëllim kishte në administrim Strehën Vorfnore (jetimoren), dispanserinë, klinikën dentare, autoambulancën si dhe qendrën e emërtuar “Supa Popullore” ku ushqeheshin rreth 300 persona.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çfarë ishte dhe si organizohej Lotaria Kombëtare në vitet ’30 në Shqipëri?
Çfarë ishte dhe si organizohej Lotaria Kombëtare në vitet ’30 në Shqipëri?
Çfarë ishte dhe si organizohej Lotaria Kombëtare në vitet ’30 në Shqipëri?
https://4.bp.blogspot.com/-RlGQZB9dPVI/WpQwBLn_dGI/AAAAAAAATkA/S6VZLsYVBFAT5Pd-asJ2bn7RglMo_YaMACLcBGAs/s640/kryqi-i-kuq-senije-zogu-ok-765x383-696x348%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-RlGQZB9dPVI/WpQwBLn_dGI/AAAAAAAATkA/S6VZLsYVBFAT5Pd-asJ2bn7RglMo_YaMACLcBGAs/s72-c/kryqi-i-kuq-senije-zogu-ok-765x383-696x348%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/cfare-ishte-dhe-si-organizohej-lotaria.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/cfare-ishte-dhe-si-organizohej-lotaria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy