Çmenduria e 1997-s shqiptare në “sytë” e Word Press Photo. Njihuni me fotot fituese të konkursit prestigjioz

Kush ende ka memorie në këtë vend, kujtohet lehtësisht se në shkurt të 1997 “fuçia e barutit” ishte gati në të shpërthyer. Protesta, zemërimi, dëshpërimi dhe pikat e para të lumit të mëpasëm të gjakut nisën të derdhen…

Në një ditë si kjo, 21 vjet më parë, Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit, kishte pak ditë që ishte varrosur. Selia e PD-së në Vlorë ishte shkrumbuar dhe në qytet banorët jetonin me alarmin e mungesës së bukës. Ndërsa mediat ndërkombëtare e cilësonin ekzekutivin e kohës si “qeveri gangsterësh”…

Kur dhuna shpërtheu vendi nuk u bë vetëm “arenë gladiatorësh” të armatosur deri në dhëmbë me armë e çmenduri, por edhe arenë e përcjelljes mediatike ndërkombëtare.

Pamjet e 1997 morën dhenë dhe shumë nga ne i kanë akoma të freskëta në mendje disa prej imazheve ikonë të atij vitit të mbrapshtë.

Por, JOQ, sot ju propozon disa foto të veçanta nga këto ditë pazakonta të bëra nga fotografë të ndryshëm ndërkombëtar.

Fotot, të cilat gjenden në faqen zyrtare të Word Press Photo, janë një dëshmi e makabritetit të atyre muajve, kur jeta e shumicës orej nesh ndryshoi kryekëput dhe u shënjua nga dhuna ekstreme.

Dëshmitë rrëngjethëse të fiksuara në celuloid në 1997-çn, një vit më vonë u vlërësuan me çmime në “Word Press Photo 1998”, ku konkuruan mbi 3600 fotografë nga 115 vende. Italiani Massimo Sciacca (fitues i vendit të tretë në kategorinë “spot news”), danezi Joachim Ladefoged (fitues i dy prej çmimeve kryesore) apo dhe amerikani Santiago Lyon, sollën foto tronditëse të asaj çka ndodhte në rrugët dhe sheshet e vendit.

Pak më shumë se dy dekada më vonë, në ndërgjegjen kolektive, a thua na vjen turp nga vetja?! A kemi zënë mend, aq sa të mos rrezikojmë të biem prapë në të njëjtin batak gjaku dhe dhune?! A kanë dhënë llogari përgjegjësit?! A i ka thënë kush ndonjëherë “më fal” atyre mijëra viktimave të pafajshme?!

Fotot në vijim nuk synojnë të gërvishtin këtë plagë, por janë një ftesë qoftë edhe për një çast të vetëm reflektimi, edhe pse kjo nuk është pika më e fortë që kemi si komb…/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çmenduria e 1997-s shqiptare në “sytë” e Word Press Photo. Njihuni me fotot fituese të konkursit prestigjioz
Çmenduria e 1997-s shqiptare në “sytë” e Word Press Photo. Njihuni me fotot fituese të konkursit prestigjioz
https://2.bp.blogspot.com/-3dsG-8APwJc/WoTespYDSaI/AAAAAAAABxc/3-2HvTw5ghAzlTtp2SOwssBP3m67iZQBACLcBGAs/s640/foto-7-640x473.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3dsG-8APwJc/WoTespYDSaI/AAAAAAAABxc/3-2HvTw5ghAzlTtp2SOwssBP3m67iZQBACLcBGAs/s72-c/foto-7-640x473.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/cmenduria-e-1997-s-shqiptare-ne-syte-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/cmenduria-e-1997-s-shqiptare-ne-syte-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy