Del bllof Dadiç, Guinea njeh pavarësinë e Kosovës

, Del bllof Dadiç, Guinea njeh pavarësinë e Kosovës

Ditën e sotme është konfirmuar nga Guinea-Bissaus se e njeh Kosov Guinea-Bissausn si shtet. Kjo ka nxjerr bllof Ivica Dadiç me deklaratën se Kosova nuk do njihej nga Guinea-Bissaus.Fabien Sagna, gjatë ditës së sotme i ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçit, letrën e njohjes së Kosovës nga ky shtet, duke hedhur kështu poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Ky i fundit gjatë vitit të kaluar pohoi se Guinea kishte hequr dorë nga njohja e Kosovës.Ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna i dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet. Thaçi falënderoi ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë Presidenti, shkruan express. Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button