E dini sa hotele ka Shqipëria? Nuk përballojmë dot fluksin e lartë të turistëve

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimin që na pret, të paktën në deklarata politike. Po a e dini sa struktura akomoduese ka në gjithë Shqipërinë? Numri zyrtar është i kufizuar dhe nuk përballon flukse të larta turistësh. Një gjë të tillë e ka pranuar në deklarata publike edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka nënvizuar se tashmë sfidë nuk është më ardhja e turisteve por zgjerimi i numrit të shtretërve.

Bilanci i strukturave akomoduese

Referuar dokumenteve zyrtare të qeverisë të janarit 2018, numri total i strukturave akomoduese në gjithë vendin llogaritet të jetë 3791. Ky numër lidhet vetëm me ato që janë të deklaruar dhe nuk merr parasysh pjesën informale.

“Numri i dhomave është 28,680, ndërkohë që numri i shtretërve është 66,794. Pjesa që hotelet zënë në % në raport me llojet e tjera të njësive akomoduese është 65%. Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese prodhojnë përqindjen më të madhe të të ardhurave në sektorin e turizmit dhe marrin të ardhura të larta për vizitorë për netëqëndrim duke mbështetur një sezon më të gjatë dhe krijuar vende pune” thuhet në dokument.

Komplekset turistike dhe resortet nga ana tjetër zënë vetëm 1% të totalit të strukturave akomoduese. Në vijim pritet që të ketë një tendencë në rritje për ndërtimin e resorteve e nxitur kjo edhe nga politika stimuluese e përjashtimit nga taksat për 10 vjet për investitorët strategjikë dhe emrat brand name. Ky përjashtim vlen vetëm nëse arrihet kufiri minimal i investimit ku për hotelet me katër yje është 8 milionë euro kurse për hotelet me 5 yje kufiri minimal i investimit është 15 milionë euro.

Operatorët dhe agjencitë turistike

I njëjti dokument zyrtar ka bërë edhe një përmbledhje për operatorët turistikë dhe për agjencitë dhe udhërrëfyesit e certifikuar si hallkat më të rëndësishme në sektor.

“Në Shqipëri operojnë 46 operatorë turistik dhe 154 agjenci udhëtimi të shpërndara në qytete të ndryshme Operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit e ndërtojnë marketingun e tyre mbi bazën e kapaciteteve akomoduese. Në Shqipëri sot veprojnë 252 udhërrëfyes të certifikuar, nga të cilët: 137 kombëtar, 61 lokal, 53 specialitet i veçantë dhe 1 nderi” thuhet në dokument. (Burimi:Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E dini sa hotele ka Shqipëria? Nuk përballojmë dot fluksin e lartë të turistëve
E dini sa hotele ka Shqipëria? Nuk përballojmë dot fluksin e lartë të turistëve
https://1.bp.blogspot.com/-xgVBVLfpNyA/WoYgE-CJ22I/AAAAAAAAB28/XwQIAKaZNJsVjp4q_weNAQ8N4R4ye_WzgCLcBGAs/s640/hotel-640x384.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-xgVBVLfpNyA/WoYgE-CJ22I/AAAAAAAAB28/XwQIAKaZNJsVjp4q_weNAQ8N4R4ye_WzgCLcBGAs/s72-c/hotel-640x384.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-dini-sa-hotele-ka-shqiperia-nuk.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-dini-sa-hotele-ka-shqiperia-nuk.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy