E re, e lirë dhe e egër. Një përshkrim që të bën krenar për Tiranën

Fundjavë në Tiranë? Befasuese të gjendesh mes projekteve të reja, hovit të artit, restoranteve gourmet, lokaleve, lagjeve në zhvillim dhe të ndjesh energjinë e fortë të një qyteti plot dëshirë për të jetuar

Tirana nuk pushon në asnjë moment. Kjo është ndjesia që të pushton duke ecur nëpër rrugët kaotike të kryeqytetit shqiptar. Kantiere, arkitektë, inxhinierë, punëtorë, të gjithë në lëvizje për të rindërtuar një qytet që ka dëshirë të dalë në dritë dhe që sot është në krye të kryeqyteteve europiane që bëjnë tendencë.

Për të kapur shpirtin e Tiranës, ku studio nga më të rëndësishmet në Europë po investojnë ide dhe projekte, duhet të kaloni fillimisht nga Sheshi Skënderbej, dedikuar heroit shqiptar, i cili në shekullin e XV mbrojti fuqishëm Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane.

Sheshi i Ri, i inaguruar në korrik 2017, ka qenë objekt i një plani zhvillimi nga studioja belge 51N4E që ka sjellë zgjerimin e zonës pedonale përreth, mbjelljen e mijëra pemëve, si dhe instalimin e mermerit dhe gurëve të ndryshëm të ardhur nga i gjithë vendi dhe nga territoret shqiptare jashtë kufijve, si Kosova.

Një tjetër projekt po pritet me padurim: me një distancë prej thuajse 80 vitesh nga plani i parë rregullator i kryeqytetit – (në 1939 pas pushtimit Italian të Shqipërisë, arkitekti Gherardo Bosio projektoi qendrën e sotme të Tiranës) – fati arkitekturor i qytetit i është besuar sërish një italiani. Plani i fundit i rindërtimit të peizazhit urban është Tirana 2030 – TR030 e studios së Stefano Boerit, promovuar nga qeveria qendrore në bashkëpunim me administratën lokale.

Qëllimi i projektit është të gjenerojë hapësirë publike, të realizojë një sistem pyjor orbital të vazhdueshëm rreth metropolit – (që ndërfut parqet dhe oazet e mbrojtura natyrore që ruajnë biodiversitetin ekzistues) – të krijojë korridore të reja ekologjike përgjatë lumenjve, të zhvillojë qendrat më të vogla dhe të shfrytëzojë vertikalitetin për të liruar terren. Një projekt ambicioz por i realizueshëm, sepse këtu më shumë se kudo, ndihet dëshira për të renë.

ARTI BRENDA NJË BUNKERI

Qendra e Tiranës gjallon e gjitha rreth Sheshit Skënderbej: një zonë e ngjeshur ku sheh kisha, xhami, muze, si Muzeu Historik Kombëtar, brenda të cilit gjen historinë e Shqipërisë nga paleoliti deri në komunizëm.

Aty gjen Bunk’Art2 i cili i dedikohet viktimave të regjimit komunist dhe është ndërtuar në hapësirat e një bunkeri të vjetër (në Shqipëri numërohen 700.000 bunkerë të ndërtuar me urdhër të diktatorit Enver Hoxha, i pushtuar nga ankthi i një sulmi nga jashtë, që në fakt nuk ndodhi kurrë); ose shtëpinë e Gjetheve, në dhomat e së cilës janë arkivat e ish-Sigurimit, policia e frikshme sekrete që operonte gjatë viteve të diktaturës.

Ia vlen të largohesh pak nga qendra për të vizituar një tjetër Bunk’Art, ish-strehimi atomik i Hoxhës që shtrihet në këmbët e malit të Dajtit, sapo del jashtë Tiranës. Brenda tij ilustrohet në detaje historia moderne e vendit nga pushtimi italian deri në vitet e komunizmit, me një këndvështrim të veçantë në jetën e përditshme të shqiptarëve përgjatë këtyre viteve.

KUZHINA SHQIPTARE

Në zemër të qytetit do hasni restorante bashkëkohore të mobiluara me shije avangarde, e të vëmendshme ndaj risive dhe cilësisë së produktit.

Ky është rasti i Mullixhiut, ku kuzhinieri Bledar Kola, një nga pionerët e ushqimit “slow food” , me përvojë prestigjioze ndërkombëtare pas vetes (mbi të gjitha Noma e Kopenhagenit), rishpik me mjeshtëri pjata tipike tradicionale, duke përdorur ekskluzivisht vetëm përbërës që vijnë nga i famshmi Mrizi i Zanave, një restorant – fermë – agroturizëm që gjendet më pak se 1 orë larg me makinë nga Tirana.

Mullixhiu gjendet në një zonë të lakmuar, buzë liqenit artificial të Tiranës.

Ndërkohë në zemër të qytetit, dy hapa larg Ambasadës Italiane, gjendet Padam një pikë referimi për klientelën ndërkombëtare. Këtu në sallat e një vile elegante italiane të viteve 30, kuzhinieri Fundim Gjepali, shef gjithashtu i restorantit Antico Arco, në Romë, realizon kuzhinë nouvelle të pakrahasueshme dhe ofron një paketë verërash të zgjedhura më shumë kujdes.

Spikat qartë kërkimi i origjinalitetit, dëshira për të eksperimentuar dhe qëllimi për ta transformuar Tiranën në një laborator të madh kulinar.

SHIJE TRADICIONALE

Në mars të vitit të kaluar u përurua Pazari e Ri, një projekt që transformoi këtë zonë të Tiranës në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve si dhe të vetë tiranasve. Kështu Tirana u pasurua me një merkato të stilit europian që të kujton të famshmen Boqueria të Barcelonës.

Fasada të pikturuara me modele gjeometrike tipike të kulturës ballkanike, një mbulesë moderne prej çeliku dhe xhami, zona këmbësorësh, kafene të hapura përgjatë gjithë ditës, si dhe bankina të mbushura me produkte vërtet të freskëta. Është vendi ideal për t’u çlodhur dhe për të bërë blerje interesante e të shëndetshme (sugjerojmë një përpunim djathi vendas që quhet gjizë, një sallatë të posaçme që përdoret për byrekun, një gatim tipik i përhapur në gjithë Ballkanin).

Pasi bën pak pazar të shëndetshëm, ia vlen të ndalesh tek Oda, një restorant unik në Tiranë, ku mund të shijosh kuzhinën e traditës.

TIRANA NUK FLE KURRË

Për ata që janë në kërkim të argëtimit, Blloku është “the place to be”: Ish lagjia e ndaluar që dikur mund të shkelej vetëm nga nomenklatura komuniste, sot është zonna më “cool” e Tiranës, e frekuentuar nga të rinjtë pothuajse në çdo orë të ditës dhe të natës.

Ka plot lokale si Radio Bar, Nouvelle Vague, Kolonial, ku mund të ndaleni për të pirë një kafe turke, apo qoftë dhe një kafe me aromë të fortë, ose një koktejl me fruta të freskëta. E gjithë zona meriton një inspektim të detajuar nga pikëpamja kulturore, sepse aty gjen gjithçka, nga qendrat e artit kontemporan, tek veprat e “street art”.

Për të shijuar rakinë, pija e aromatizuar tipike e ballkanasve, shkoni tek kafe-muze Komiteti, që përmban orendi të epokës komuniste dhe ofron mbi njëzet variacione të kësaj pijeje. Ky vend është fshehur pas Piramidës së Tiranës, një godinë e ndërtuar në përkujtim të Hoxhës nga vajza dhe dhëndri, pak pas vdekjes së tij. Thuhet se ka një projekt për ta kthyer në një qendër kulturore, por hë për hë skeleti gjigant me çimento të armuar qëndron aty i palëvizur në mes të qytetit.

Ndërsa gjithçka tjetër në Tiranë është në lëvizje dhe nuk ndalet kurrë.

s.a./dita

*****

Botuar në Vanity Fair. Përkthimi nga Dita/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E re, e lirë dhe e egër. Një përshkrim që të bën krenar për Tiranën
E re, e lirë dhe e egër. Një përshkrim që të bën krenar për Tiranën
https://2.bp.blogspot.com/-c3ejusoR7IU/WpUcMD5w-zI/AAAAAAAAToY/WqEO3mkJVLQxv6tPBW8BmOuF8aNkcWh0ACLcBGAs/s640/vanity-2-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-c3ejusoR7IU/WpUcMD5w-zI/AAAAAAAAToY/WqEO3mkJVLQxv6tPBW8BmOuF8aNkcWh0ACLcBGAs/s72-c/vanity-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-re-e-lire-dhe-e-eger-nje-pershkrim-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-re-e-lire-dhe-e-eger-nje-pershkrim-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy