Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë

E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj.

Në vitin 2012, një vit më pas, kjo rrugë u shemb, pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e Shpatit me rreth 10 mijë banorë.

“Këtu kalojmë çdo ditë dhe është një rrugë e vështirë”, shprehej në vitin 2015 një banor.

“Do të vendosim edhe tapetin përfundimtar për të gjithë aksin Gjinar-Elbasan. Do të riinvestohet”, thoshte në 6 shkurt 2015 Dashamir Xhika, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH në atë kohë.

Një devijim i saj në atë kohë mundësoi lëvizjen e banorëve dhe më pas u mundësua një zgjidhje tjetër provizore.

Në rreth 1 km lëvizja e mjeteve vazhdon të bëhet me vështirësi. Probleme ka edhe në disa pjesë të tjera të kësaj rruge, e cila nuk është më shumë se 23 kilometra, ndërsa për sinjalistikë nuk bëhet fjalë në të gjithë gjatësinë e saj.

“Kjo rrugë ka probleme nga ura e Shkumbinit deri në qendër të Gjinarit. Kjo rrugë më parë është prishur para se të përfundonte”, thotë një shofer furgoni.

“Faji është i shtetit, i qeverisë. Si e kanë marrë në dorëzim këtë rrugë”, thonë banorët.

Prokuroria dyshon së paratë që duhet të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge janë vjedhur.

Bëhet fjalë për rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoreshin për asfalt dhe sinjalistikë.

Ndërkohë që sinjalistika mungon krejtësisht, asfalti është në një gjendje të rëndë.

Banorët e kësaj zone kalojnë këtu çdo ditë ndërsa shpresojnë në një jetesë më të mirë edhe falë turizmit, por jetesa e tyre vazhdon të jetë e vështirë për faktin se nuk mund të ketë turizëm pa infrastrukturë e nëse vërtetohen dyshimet e prokurorisë, për vështirësitë e tyre fajin e ka korrupsioni.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë
Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë
Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë
https://2.bp.blogspot.com/-tIsZVkAPbCs/WnVy7qFk6lI/AAAAAAAAROI/y4vWL0il_qUEKy-E2F9I3q0Y0uAsK7oGACLcBGAs/s640/elbasan.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-tIsZVkAPbCs/WnVy7qFk6lI/AAAAAAAAROI/y4vWL0il_qUEKy-E2F9I3q0Y0uAsK7oGACLcBGAs/s72-c/elbasan.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/elbasan-gjinar-rruga-qe-hengri-miliarda.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/elbasan-gjinar-rruga-qe-hengri-miliarda.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy