Eurodeputetët “lodhen” nga hallet e Ballkanit, Johanes Hahn publikon foton epike

, Eurodeputetët “lodhen” nga hallet e Ballkanit, Johanes Hahn publikon foton epike

Komisioneri Johanes Hahn ka postuar një fotografi aspakt të zakontë në rrjetin social Twitter ku vihet re se pjesa më e madhe e eurodeputetëve kanë brakisur sallën.Në shkrepjen e publikuar, Hahn ka zgjedhur ta shoqërojë edhe me një tekst:“Mbyllja e debatit konstruktiv Balkan – Europë. “Roli strategjik i rajonit është i qartë. ‘2025’ është tregues. Nuk është një datë fikse. Ajo duhet të motivojë. Por për vendet që të bëjnë detyrat e shtëpisë, kjo nuk do të ndodhë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne të gjithë duhet ta komunikojmë këtë me qytetarët e BE-së”.Ndërkohë në sfond shfaqet salla e boshatisur. Nuk dihet nëse Hahn ka zgjedhur qëllimisht këtë kënd të aparatit për të transmetuar ndonjë mesazh. Si duket, hallet e shumta të Ballkanit e kanë lodhur Europën./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button