Eurodeputeti, Ish-kryeministri i Belgjikës: Integroni Ballkanin në BE, ndryshe keq puna

Eurodeputeti belg Guy Verhofstadt thekson se Ballkani Perëndimor duhet integruar në Bashkimin Evropian ndryshe i gjithë rajoni do të përfundojë në luftë.

Në një analizë për “Project Syndicate”, Guy Verhofstadt saktëson se rajoni do të ketë nevojë për investime masive dhe sipas tij, Rusia dhe Kina janë gati të hidhen në sulm.

Verhofstadt shpjegon se rritja e nacionalizmit dhe rikthimi i mundshëm tek konfliktet e dhunshme janë të pranishme në Ballkan. Ndaj sipas tij, duhet bërë gjithçka për të parandaluar këtë skenar.

Analiza e plotë:

Nga Guy Verhofstadt, “Project Syndicate”/Bruksel – Më 16 janar, përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës u takuan në Bruksel, për bisedimet mbi normalizimin e raporteve midis dy vendeve.

Por, po atë ditë, udhëheqësi i pakicës serbe të Kosovës, Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje në pjesën e administruar nga serbët në Mitrovicë, në veri të Kosovës, dhe për pasojë bisedimet u pezulluan.

Që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999, Ballkani Perëndimor ka shënuar mjaft arritje në përballjen me forcat nacionaliste dhe reaksionare, që i shkaktuan rajonit konflikte etnike brutale.

Por vrasja e Ivanoviç, me gjasë nga bandat kriminale që janë lejuar të zhvillohen në Kosovën e veriut, kërcënon tashmë t’i hedhë benzinë një zjarri ende të ndezur. Fantazmat nacionaliste të rajonit, po ngrihen nga gjumi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, po përpiqen të përballen edhe me shumë sfida të tjera. Korrupsioni është i shumë-përhapur, për shkak të rrjeteve të krimit të organizuar, produkt i aparatit të sigurisë të epokës komuniste.

Ndikimi i Shteteve të Bashkuara në rajon është në rënie, madje edhe në kohën kur Rusia po bëhet gjithnjë e më revanshiste. Dhe, për shumicën e vendeve të rajonit, ka një pikëpyetje të madhe në rrugën drejt pranimit në Bashkimin Evropian.

Kjo situatë duhet të ndryshojë. Maqedonia (e njohur përkohësisht si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ose IRJM), ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005, megjithatë negociatat e pranimit nuk kanë përfunduar ende.

Greqia ka premtuar në çdo rast të vërë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi emrin e vendit. Dhe vetë vendi ka qenë prej kohësh i përçarë mbi çështjet e brendshme lidhur me korrupsionin, shpërdorimin e pushtetit dhe pakicat etnike. Megjithatë, ka arsye për shpresë.

Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, këtë vit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takua me homologun e tij grek Alexis Tsipras, dhe së bashku ranë dakord të riemërtonin aeroportin më të madh të vendit të tij. Emri i tij aktual përkujtimor “Aleksandri i Madh, ka kohë që i ka zemëruar grekët.

Ndërkohë, Mali i Zi u pranua si anëtar i NATO-s në qershorin e vitit 2017. Por, gjithashtu, është dashur të përballet me rritjen e ndikimit rus, duke përfshirë një komplot të dyshuar për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Mali i Zi, së bashku me Serbinë, ka nisur procesin e pranimit në Bashkimin Evropian, por ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar.

Nga 35 kapitujt e procesit të anëtarësimit që duhet të negociohen, Mali i Zi ka hapur 30, dhe mbyllur përkohësisht 3 prej tyre. Ndërkohë, Serbia ka hapur 12, dhe ka mbyllur përkohësisht 2.

Shumë vende të tjera mbeten krejtësisht të bllokuara, ose me veto nga brenda BE-së, ose me pengesa të brendshme. Për shembull, Bosnje Hercegovina, vazhdon të vuajë kufizimet e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit.

Dhe Milorad Dodik, udhëheqësi i Republika Srpska, i mbështetur nga Kremlini, ka luajtur vitet e fundit me idenë e një referendumi mbi pavarësinë.

Rusia ka qartazi një interes për të dekurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor, nga synimi për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, çka është edhe arsyeja pse BE-ja do të rrisë angazhimin e saj në rajon.

Për këtë qëllim, Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri thirrje në fjalimin e tij vjetor shtatorin e kaluar, për një “perspektivë të besueshme të zgjerimit” për rajonin.

Dhe në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian, planifikon të miratojë një “Strategji të Zgjerimit” të re, e cila do të caktojë vitin 2025, si kohën e pranimit në union të Serbisë dhe Malit të Zi.

Por që një strategji e tillë të ketë sukses, ajo do të duhet të shoqërohet nga reformat e udhëhequra nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor, që i afrojnë këto shtete më pranë kritereve të anëtarësimit në union.

Për më tepër, Brukselit duhet ta bëjë të qartë se pranimi në analizë të fundit do të bazohet tek meritat e secilit vend, dhe se datat e synuara janë aspiruese, dhe jo detyruese.

Siç e dëshmoi edhe pranimi në BE i Rumanisë dhe Bullgarisë, kur datave të caktuara u jepet një peshë shumë të madhe, ato mund të jenë kundërproduktive, pasi dobësojnë nxitjet për reforma kuptimplota.

Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së, do të kërkojë mbështetje nga shtetet anëtare të BE-së, të cilave duhet t’iu kujtohet se dështimi për të mbajtur Ballkanin Perëndimor brenda vathës evropiane, mund të rezultojë në një rikthim në kasaphanat e viteve 1990, apo më keq akoma.

Ajo do të kërkojë ndërkaq mbështetje nga partnerët dhe aleatët evropianë – veçanërisht SHBA – të cilat duhet të kujtohen për rëndësinë gjeopolitike të shmangies së një rezultati të tillë.

Sa i përket vetë rajonit, elitat politike do të duhet të jenë të motivuara për të ndjekur realizimin e reformave të nevojshme, në vend se të vendosin në plan të parë interesat e tyre ekonomike.

Prioriteti kryesor, duhet të jenë reformat në sistemit gjyqësor, të cilat do t’i ndihmojnë këto shoqëri të përvetësojnë sundimin e ligjit dhe pajtimin rajonal, pa të cilin nuk mund të ketë përparim drejt pranimit në BE.

Përtej këtyre imperativëve themelore, rajoni do të ketë ndërkohë nevojë për investime masive në infrastrukturën e transportit dhe komunikimit, për ta lidhur atë me pjesën tjetër të Evropës, dhe jo me Kinën apo Rusinë, siç ka qenë tendenca vitet e fundit.

Alternativa ndaj angazhimit evropian në Ballkanin Perëndimor, është rritja e nacionlizmit dhe rikthimi i mundshëm tek konfliktet e dhunshme. Bashkimi Evropian, duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të parandaluar këtë skenar.

Shënim: Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës, është aktualisht presidenti i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eurodeputeti, Ish-kryeministri i Belgjikës: Integroni Ballkanin në BE, ndryshe keq puna
Eurodeputeti, Ish-kryeministri i Belgjikës: Integroni Ballkanin në BE, ndryshe keq puna
Ish-kryeministri i Belgjikës: BE të jetë më e qartë me Ballkanin
https://3.bp.blogspot.com/-AtOB93LGX-c/WnV0ct1_kSI/AAAAAAAAROs/A5pMUXjQiuMTAwdwjAeX-31JZUxBczLQgCLcBGAs/s640/Capture-6.png
https://3.bp.blogspot.com/-AtOB93LGX-c/WnV0ct1_kSI/AAAAAAAAROs/A5pMUXjQiuMTAwdwjAeX-31JZUxBczLQgCLcBGAs/s72-c/Capture-6.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eurodeputeti-ish-kryeministri-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eurodeputeti-ish-kryeministri-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy