Filmi holandez me aktorë shqiptarë fiton “Ariun e Kristaltë”


Kiem Holijanda, filmi holandez me aktorë shqiptarë e i xhiruar në Kosovë fiton “Ariun e Kristaltë” në Berlinale si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, në garën e filmave për të rinj Genration 14plus.

Sarah Veltmeyer me “Ariun e Kristaltë” dhe skenaristin Tim Bakker (majtas) dhe producentin Jeroen Beker (djathtas).
“Ndihem shumë krenare”, thotë Sarah Veltmeyer për DW “dhe e lumtur, edhe pse për momentin pak e lodhur. Ende nuk po e besoj!”. Dhe në fakt, nuk është e lehtë të besohet, që pikërisht një film, ngjarja e të cilit zhvillohet në një fshat të humbur të Kosovës, të shpallet filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në garën Generation14 Plus.

Juria e përbërë nga të rinj u shpreh mirënjohëse për “mundësinë që jep filmi për të hyrë në botën e dy personazheve autentikë”, thuhet në deklaratën e saj. Filmi e bindi jurinë për “aftësinë për t’i shprehur emocionet me rafinesë dhe për mundësinë që jep ai për të hyrë në situatën jetësore të një rajoni të lënë në harresë”.

“Ariu i Kristaltë” në këtë mënyrë i shkon jo vetëm në Holandë, por edhe në Kosovë: Vendi i xhirimit dhe vendi i ngjarjes dhe i aktorëve, sidomos dy vëllezërve Andi dhe Florist Bajgora që e frymëzuan regjisoren e re ta ndryshonte skenarin. “Me këtë film ishte një përvojë shumë e veçantë,” thotë Andi Bajgora.

“Ne kemi punuar shumë si aktorë dhe e kemi përshtatur skenarin me karakteret tona, gjë që e ka shtyrë Sarahn që ta bëjë filmin me emrat tanë. Është njëri prej filmave më të interesantë dhe më të mirë që kam bërë”, thotë 15-vjeçari, i cili para tapetit të kuq të Berlinale-s kishte shkelur edhe atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në filmin “Shok”.

Veltmyer shkoi rastësisht në Kosovë dhe në kokë kishte një film tjetër, me një subjekt të ngjashëm e me dy shokë, por tek pa realitetin paradoksal të rinisë kosovare të ngujuar në mes të Evropës, e ndryshoi projektin e saj: “Ne jemi krejt të ngjashëm me njëri-tjetrin, dimë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat nevoja, por është krejt ndryshe kur ti je vetëm në Kosovë dhe nuk del dot prej aty, ndërsa unë mund të udhëtoj në të gjithë botën”, thotë Veltmeyer, në një intervistë për “DW”.

Filmi me metrazh të shkurtër është i vetmi film shqipfolës që konkurroi në një nga garat e Berlinales. (Burimi:DW)/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Filmi holandez me aktorë shqiptarë fiton “Ariun e Kristaltë”
Filmi holandez me aktorë shqiptarë fiton “Ariun e Kristaltë”
Filmi holandez me aktorë shqiptarë fiton “Ariun e Kristaltë”
https://3.bp.blogspot.com/-LhjNIJ4X-mw/WpPbkkv9E4I/AAAAAAAATho/5-8usQp0STsbWVf-vNT1q1OIHlDI52a5wCLcBGAs/s640/berlin-film-festival-placeholder-berlinale-780x439-696x392.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-LhjNIJ4X-mw/WpPbkkv9E4I/AAAAAAAATho/5-8usQp0STsbWVf-vNT1q1OIHlDI52a5wCLcBGAs/s72-c/berlin-film-festival-placeholder-berlinale-780x439-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/filmi-holandez-me-aktore-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/filmi-holandez-me-aktore-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy