Fleckenstein kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë këtë vit: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Parlamenti Europian ka diskutuar për strategjinë e re të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare stretagjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Kjo strategji është mirëpritur nga të gjithë grupimet kryesore politike, në Parlamentin Europian, por nuk ka munguar të vihet në pah sa skeptikë janë qytetarët europianë për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian. Kjo pasi në perceptimin e opinionit publik europian, çështja e forcimit të shtetit ligjor, korrupsioni i shpërndarë në të gjitha nivelet dhe krimi i organizuar mbeten çështje problematike për t’u zgjidhur në Ballkan

David Mc Allister , Eurodeputet ( EPP): « Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes ».

Viktor Bostinaru Eurodeputet (S&D): « Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shumë sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat financiare të Bashkimit Europian, Duhen më shumë inicativa dhe më shumë investime në Ballkan.

Charles Tannock, Eurodeputet (ALDE): « Shtetet e reja anëtare nuk duhet të diksriminojnë shtete që presin në radhë për t’u anëtarësuar për shkak të çështjes së kufinjve. 2025 është një perspektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë. »
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit, ndërkohë që eurodeputetët kanë theksuar, se BE-ja duhet të gjejë mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bilaterale midis vendeve tê Ballkanit para anëtarësimit të këtyre vendeve.

Knut Flenckestein, Eruodeputet (S&D): « Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të proçesit.Sigurisjht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel.

Eduard Kukan, Eurodeputet (EPP): « Lidhur me mosmarrëveshjet bilaterale, Bashkimi Europian ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende».

Komisioni Europian pritet të prezantojë në prill të këtij viti dy rekomandime pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Mbetet sfidë gjetja e unanimitetit në gjirin e shteteve anëtare për të marrë vendimin që e bën këtë gjë të mundur. Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë në 2009, por vendimi ka mbetur pezull në gjirin e shteteve anëtare për shkak të bllokimit të Greqisë si rrjedhim i mosmarrëveshjes për çështjen e emrit të Maqedonisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fleckenstein kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë këtë vit: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm
Fleckenstein kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë këtë vit: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm
https://4.bp.blogspot.com/-EGX-rJaC3oA/Wnur1bbEIuI/AAAAAAAABIY/YREfgu0-l8UT6IYKbXbxDGoQfw6mk9mTgCPcBGAYYCw/s640/flecke.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-EGX-rJaC3oA/Wnur1bbEIuI/AAAAAAAABIY/YREfgu0-l8UT6IYKbXbxDGoQfw6mk9mTgCPcBGAYYCw/s72-c/flecke.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/fleckenstein-kerkon-hapjen-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/fleckenstein-kerkon-hapjen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy