Flet arkeologu: Shqipëria fsheh ar, nëntokë. Zbulojeni dhe mbrojeni!

Nga Anxhela Ferra

“Shqipëria është një tokë me thesare, por pak kush e di”. Kështu shprehet arkeologu Jani Koçillari , duke bërë thirrje për rritje të vëmendjes mbi pasuritë arkeologjike. 33 vjeçari në një intervistë për Dritare.net, flet mbi studimin e tij më të fundit per zbulimet qeramike me figura të kuqe.

Studimi është përqëndruar në gjithë Shqipërinë, si Durrës, Apolloni, Belsh, Klos, Fier, Përmet dhe shumë vende të tjera. Sipas arkeologut, Durrësi ka qenë baza kulturore, ndaj edhe zbulimet më të shumta kanë ardhur prej këtij qyteti.

Nisur nga interesi i tij i vazhdueshëm për vendin e vet dhe kulturën ilire, djali nga Durrësi ka publikuar librin e tij të dytë, ‘Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet’. Studimi ka zgjatur rreth 3 vjet, për të cilin Koçillari ka bashkëpunuar me studiues të ndryshëm shqiptarë dhe italianë. Libri u promovua këtë të premte, në ambientet e Muzeut Kombëtar.


“Shpesh herë i jepet më shumë rëndësi importeve, sesa prodhimeve lokale. Dhe mesa unë kam parë, njerëzit njohin më shumë të huajat. Ky është mëkat, pasi ne kemi shumë punime lokale. Një tjetër gjë, që unë kam vënë re gjatë kësaj kohe, është teknika. Është e veçantë kur flitet për një amforë, apo skena të mitologjisë, atë teknikë e lidh direkt me shkollën e Athinës apo me atë në jug të Italisë.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i njohin rrënjët e tyre. Pasi trashëgimia kulturore është pasuria jonë më e madhe, është kultura e lashtë dhe e pasur, por, më kryesore është e ardhmja jonë.

Pasi nga gjithë këto ekspedita arkeologjikë, fillon edhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Andaj, njerëzit t’i hedhin sytë përreth, pasi kemi pasuri kulturore të fshehur nëndhe.”

Arkeologu Jani Koçillari prej vitesh është shpërngulur në Itali, ku ushtron profesionin e vet të arkeologjisë, por pasioni dhe dëshira për të zbuluar sa më shumë nga vendi i vetë, e sjell herë pas herë këtu. Sipas tij, autoritetet duhet të marrin sa më shumë masa për krijimin e kushteve të favorshme për arkeologët dhe studiuesit. Si edhe njerëzit ta vlerësojnë sa më shumë pasurinë arkeologjike.

“Autoritetet duhet të kujdesen pak më shumë në përcjellien e informacioneve te njerëzit. Nuk janë vetëm muzeumet, është një pasuri e tërë kombëtare. Ndaj duhet të punohet më tepër, që të gjithë ta vlerësojnë këtë zhaner. Çdo i huaj që ka ardhur këtu, qoftë studiues apo arkeolog, mahnitet nga pasuritë kombëtare që ne kemi. Pasi sado që jemi një vend i vogël, ka një interes shumë të madh për arkelogjinë tonë. Eshte detyra dhe detyrimi ynë ta mbrojmë dhe zbulojme.”/Dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Flet arkeologu: Shqipëria fsheh ar, nëntokë. Zbulojeni dhe mbrojeni!
Flet arkeologu: Shqipëria fsheh ar, nëntokë. Zbulojeni dhe mbrojeni!
https://1.bp.blogspot.com/-mlZa4ifTUKw/WpCvJUZqkfI/AAAAAAAACas/K9gXwOkPkNkTCiew2_MX7UjPjGUIsiRsgCLcBGAs/s640/WhatsApp-Image-2018-02-23-at-09.43.33-678x381.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-mlZa4ifTUKw/WpCvJUZqkfI/AAAAAAAACas/K9gXwOkPkNkTCiew2_MX7UjPjGUIsiRsgCLcBGAs/s72-c/WhatsApp-Image-2018-02-23-at-09.43.33-678x381.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/flet-arkeologu-shqiperia-fsheh-ar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/flet-arkeologu-shqiperia-fsheh-ar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy