Foto të rralla/ Viti 1913, kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë!

Gazetari Armand Plaka ka publikuar sot për herë të parë disa foto të cilat i përkasin vitit 1913.

Në një postim në rrjetin social “facebook” ai shkruan se caristët kanë shkelur në Shqipëri qysh prej vitit ’13 kur erdhën si pjesë e forcave ndërkombëtare të dislokuara në Shkodër.

Postimi i plotë:

Foto të rralla 1913 / Kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë!

Nga Armand PLAKA

Prezencën e tyre në Shqipëri shumëkush e lidh a priori me vitet ’50 të shekullit të shkuar, e disa me fundin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në shtabin e partizanëve shqiptarë, duhej të ishte instaluar edhe një oficer ndërlidhës sovjetik si i dërguar special i Moskës në kuadër të Aleancës Antifashiste.

Në një perceptim më të gjerë, prezenca e tyre më e hershme lidhet me rolin e bjellogardistëve (kundërshtarët e bolshevikëve në Rusinë postcariste) në shërbim të ish-Mbretit Zog në vitin 1924.

Ndërkaq, historiografia zyrtare e njeh prezencën e tyre qysh në maj 1913, ndërsa ata erdhën si pjesë e forcave ndërkombëtare të dislokuara në Shkodër. Si anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, KNK, oficerët caristë, do të shkelnin kësisoj për herë të parë në tokën shqiptare.

Siluetat e tyre shihen qartë në njërën nga fotot që shoqëron këtë tekst, në ditët e para të instalimit të detashmenteve të huaja në Shkodër, ku ndryshe nga austro-hungarezët, anglezët, italianët dhe gjermanët, ata nuk do të kishin të drejtë të “performonin” me parada ushtarake përballë vendasve kuriozë e në dukje edhe entuziastë, të lodhur tashmë aq shumë nga vuajtjet që u sollën malazezët me topat e armët e tyre në përpjekje për të përmbushur ëndrrën e tyre shekullore. Ata do të mjaftoheshin kësisoj vetëm me prezencën fizike të një grushti oficerësh madhorë, stafi civil e diplomatësh.

Pa e ditur, ata do ta ndjenin ndoshta për herë të fundit puhizën e lehtë të brigjeve të Adriatikut, pasi vetëm një vit më vonë do të shpërthente “Lufta e Madhe”, e cila do të rezultonte me shumë pasoja për fatin e Rusisë dhe vetë njerëzimit.

Ndërsa Lufta po shënonte një katastrofë për ushtrinë cariste, Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, do të bënte që shumë syresh të braktisnin vendin, ose të gjenin vdekjen në luftë të hapur me komunistët.

Një tentativë e qeverisë së Nolit në vjeshtën e 1924, do të ngjallte sërish shpresën e Moskës zyrtare për të vënë këmbë në Shqipëri, por ajo do të përfundonte me ardhjen e kundërshtarëve të tyre politikë si triumfatorë në fundvitin 1924 e fillimvitin 1925, duke i dhënë një dorë të konsiderueshme përpjekjeve të rivalit më intim të Nolit, për t’u rikthyer në pushtet në bashkëpunim të ngushtë me jugosllavët.

Do të duheshin edhe disa dekada që rusët të shkelnin sërish në Shqipëri, tashmë me një rol, pushtet e prezencë shumë më domethënëse, e cila do të kulmonte me vizitën e ish-shefit të atëherëshëm të Kremlinit, Nikita Sergejeviç Hrushov në Tiranë, në vitin 1959.

Ky do të ishte paradoksalisht edhe kulmi i marrëdhënieve shqiptaro-ruse (dmth sovjetike), pasi ajo që pasoi, ishte një degradim shumë i shpejtë e radikal i marrëdhënive të tyre ndërshtetërore (perveçse partiake).

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një ringritje, megjithëse dinamika e tyre ka pësuar shpesh ulje-ngritje.

Nën dritën e zhvillimeve të dy dekadave të fundit, e sidomos të viteve të fundit, hija e Moskës në Shqipëri është bërë sërish temë diskutimi, e artikulimi rreth politikave të saj kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve, njeh shpesh edhe tone të ashpra./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Foto të rralla/ Viti 1913, kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë!
Foto të rralla/ Viti 1913, kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë!
https://2.bp.blogspot.com/-yaW0Uv03Png/WoYd2kzMPwI/AAAAAAAAB1w/0nULSXOOPVQafrhyF9yZea_cromHywKMgCLcBGAs/s640/m7-696x489.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-yaW0Uv03Png/WoYd2kzMPwI/AAAAAAAAB1w/0nULSXOOPVQafrhyF9yZea_cromHywKMgCLcBGAs/s72-c/m7-696x489.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/foto-te-rralla-viti-1913-kur-oficeret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/foto-te-rralla-viti-1913-kur-oficeret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy