Gazeta britanike alarmon: Së fundmi janë shtuar diskutimet për ndarjen e Kosovës

Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politikanëve, me këtë opsion në tryezë, Kosovës po i përgatitet një skenar i tmerrshëm: Veriu i bashkohet Serbisë, në këmbim të pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Gazeta britanike ka publikuar një shkrim të gjatë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në artikull kanë folur Hashim Thaçi, Edi Rama, Bernard Kushner dhe figura tjera për sfidat dhe arritjet e Kosovës, por edhe diplomatët në kushte anonimiteti. Sipas The Guardian, përfaqësuesit diplomatikë kanë treguar se ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve, në një modalitet të rrezikshëm: Veriu i bashkohet Serbisë, në këmbim të ulëses së Kosovës në OKB.

Gazeta prestigjioze britanike ka shkruar për ndarjen e Kosovës si një opsion që ndodhet në tryezën e bisedimeve.

Gazeta Express ka publikuar një seri shkrimesh ditëve të fundit rreth kësaj teme, në të cilën janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, të Serbisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar ditë më parë se po diskuton me autoritetet serbe për ndarjen por disa herë në deklaratat e tij ka thënë se pas fundit të bisedimeve me Serbinë vendi do të mbajë një referendum pa specifikuar se për çka.

“Bisedat off the record me diplomatë dhe politikanë për ndarjen e mundshme të Kosovës – Serbia duke mbajtur veriun dhe këmbim të ulëses për Kosovën në OKB – janë rritur muajve të fundit”, shkruan The Guardian.

“Por shumë kanë frikë se kjo mund të nxisë një reagim zinxhiror për një konflikt të ri në Ballkan ku do të përfshiheshin Bosnja dhe Maqedonia multietnike si dhe serbët në Kosovën qendrore që lehtë mund rrezikohen nga përpjekjet për ndarje”, thekson gazeta.

“Do të ketë eksod të ri, shkatërrime të trashëgimisë dhe kaos”, citon The Guardian, priftin Sava Janjic, abat në Manastrin mesjetar të Deçanit.

“Nuk mund të besoj se ende ka njerëz që propozojnë ndarjen”, ka thënë Janjiç. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7990,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta britanike alarmon: Së fundmi janë shtuar diskutimet për ndarjen e Kosovës
Gazeta britanike alarmon: Së fundmi janë shtuar diskutimet për ndarjen e Kosovës
https://1.bp.blogspot.com/-0-xmXQcMX5U/WodiIJoMQdI/AAAAAAAAB6s/9UPjZHxWSyI-nIo0MgrAKUzTka9R9TrwgCLcBGAs/s640/The-Guardian-Reuters-e1518808348111.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-0-xmXQcMX5U/WodiIJoMQdI/AAAAAAAAB6s/9UPjZHxWSyI-nIo0MgrAKUzTka9R9TrwgCLcBGAs/s72-c/The-Guardian-Reuters-e1518808348111.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-britanike-alarmon-se-fundmi-jane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-britanike-alarmon-se-fundmi-jane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy