Gazeta gjermane: Brenda Kosovës po krijohet një Republikë SRPSKA

Komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një analizë botuar të premten.

Për këtë janë marrë vesh qeveria serbe dhe ajo kosovare gjatë negociatave në Bruksel. Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Sipas FAZ serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare. ‘Më e rëndësishmja: bashkësia e komunave serbe ka të drejtë të financohet drejtpërdrejtë nga Serbia. Kjo të kujton republikën e serbëve të Bosnjës. Ndoshta ajo është e pashmangshme politikisht, por për funksionalitetin e Bosnjë-Hercegovinës nuk ndihmon’.

Gazeta gjermane shkruan tutje se për shkak të kundërshtimit të Rusisë, Kosva nuk mund të anëtarësohet në OKB, andaj pavarësia e saj po mbetet e dorës së dytë. Në ato organizata ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, Kosova ka arritur të anëtarësohet – për shembull në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA, shkruan dialogplus.

Por në organizata të tjera siç është Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së, qasja e Kosovës mbetet problematike. Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik’, jo ndërkombëtar. FAZ nënvizon se marrëveshjet Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – asterisku, pra ylli, i referohet një fusnote, e cila thotë se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Gazeta gjermane njofton se deri më tani Kosova ka paguar rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenije arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë, ndonëse në botën e jashtme, do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta gjermane: Brenda Kosovës po krijohet një Republikë SRPSKA
Gazeta gjermane: Brenda Kosovës po krijohet një Republikë SRPSKA
Gazeta gjermane: Brenda Kosovës po krijohet një Republikë SRPSKA
https://3.bp.blogspot.com/-ONAoOFSX_7s/WoGe1xoDggI/AAAAAAAASec/QGTInGN55As9PMx3eBehFkcRdGUwPYtuwCLcBGAs/s640/Capture-72.png
https://3.bp.blogspot.com/-ONAoOFSX_7s/WoGe1xoDggI/AAAAAAAASec/QGTInGN55As9PMx3eBehFkcRdGUwPYtuwCLcBGAs/s72-c/Capture-72.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-gjermane-brenda-kosoves-po.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-gjermane-brenda-kosoves-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy