Gazetari–Sali Berishës: Ke vrarë Azem Hajdarin! Do të bëj kronikën e arrestimit tënd!

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Studio e Hapur” u diskutua çështja e legjitimitetit të zyrtarëve që do të negociojnë me palën greke për kufirin detar.

Debati në studio është “ndezur” me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Berisha me anë të telefonit.

Duke marrë shkas nga deklaratat e Berishës se në komision ka tradhtarë, gazetari Artan Hoxha është përplasur me ish-kryeministrin duke arritur deri aty sa e akuzoi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Hoxha u shpreh se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të Berishës si Pinoçeti, 85 vjeç në burg.

Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpunëtor i Haklajve.

Debati:

Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.

Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: E ke vrarë.

Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.

Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Artan Hoxha: Po, po, jam…

Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë...

Artan Hoxha: Po pse more nuk i çon këto prova në Prokurori? T’i kam lënë duart me gjak. Këto shantazhet mos i konsumo me mua se nuk më tremb dot!

Sali Berisha: Shiko, ti je një bandit dhe vetëm gazetar nuk të marr ty unë.

Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me truprojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.

Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bisht i Haklajve është një turp i shekullit.

Më pas është dashur ndërhyrja e gazetares Eni Vasili për të vënë rregull në studio dhe për të iu rikthyer temës së emisionit për negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazetari–Sali Berishës: Ke vrarë Azem Hajdarin! Do të bëj kronikën e arrestimit tënd!
Gazetari–Sali Berishës: Ke vrarë Azem Hajdarin! Do të bëj kronikën e arrestimit tënd!
https://4.bp.blogspot.com/-vj4OexIYsW0/WpUc40XVrcI/AAAAAAAAToo/cQGwQEj8HDcmqm7LSQJSJcu9PAyqGl9ewCLcBGAs/s640/1-67-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vj4OexIYsW0/WpUc40XVrcI/AAAAAAAAToo/cQGwQEj8HDcmqm7LSQJSJcu9PAyqGl9ewCLcBGAs/s72-c/1-67-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazetarisali-berishes-ke-vrare-azem.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazetarisali-berishes-ke-vrare-azem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy