Gjiganti mediatik ndërkombëtar hap seli në Shqipëri

Një ndër kompanitë më të mëdha shqiptare në ndërtimin e qendrave tregtare do ta sjellë një risi në tregun shqiptar. Kësaj radhe risia do të jetë në tregun e medias, duke e sjellë CNN në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim zyrtar, ku Gener 2 njoftoi hapjen e stacionit të parë informativ A2, në një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit. Stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.

Ngritja e A2 është rezultat i bashkëpunimit të dy emrave të rëndësishme, Gener2 dhe CNN. Të dy liderë në sektorët përkatës, Gener2 e CNN do të sjellin së bashku ekspertizën lokale dhe atë botërore, standardet dhe kapacitetet për nisjen e stacionit të ri.

Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.

Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.

Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.

“A2 ka të gjithë potencialin për të sjellë në Shqipëri një stil të ri dhe unik gazetarie, duke qenë se bëhet partneri ekskluziv i CNN për vendin dhe i bashkohet rrjetit tonë prej me më shumë se 1,100 degësh në mbarë botën. Presim me padurim të punojmë me Gener2 në muajt e ardhshëm në trajnim, konsultim dhe ide mbi përmbajtjet për të zhvilluar një platformë mediatike, që mund të kthehet në lider të informacionit në Shqipëri”, tha Greg Beitchman, zv/President, Content Sales and Partnerships, CNN International Commercial./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9251,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjiganti mediatik ndërkombëtar hap seli në Shqipëri
Gjiganti mediatik ndërkombëtar hap seli në Shqipëri
Gjiganti medial ndërkombëtar hap seli në Shqipëri
https://4.bp.blogspot.com/-_SKxY2qlPGc/Wnhgjlu7AeI/AAAAAAAARiw/eHCvntJCnxotVbzaCkWUSjxsYJlKLgEXgCLcBGAs/s640/cnn-albania-g-1200x630-640x336.png
https://4.bp.blogspot.com/-_SKxY2qlPGc/Wnhgjlu7AeI/AAAAAAAARiw/eHCvntJCnxotVbzaCkWUSjxsYJlKLgEXgCLcBGAs/s72-c/cnn-albania-g-1200x630-640x336.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjiganti-mediatik-nderkombetar-hap-seli.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjiganti-mediatik-nderkombetar-hap-seli.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy