Gjuha Ilirishte-Shqipe i ka gjurmët e veta nga Azia e vogël deri në Britani

Nga Fahri Xharra - GJUHA ILIRISHTE / SHQIPE, I KA GJURMËT E VETA NGA AZIA E VOGËL DERI NË BRITANI
EMRA TIPIKË ILIRË, JANË ZBULUAR NGA ILIROLOGËT, NË NJË HAPËSIRË TË PAANË, POTHUAJSE NË TË GJITHË BOTËN KLASIKE: NË AZINË E VOGËL, NË GADISHULLIN E BALLKANIT, GATI NË TË GJITHË ITALINË, NË RAJONET ALPINE (RAETIA, NORICUM), NË PELLGUN E DANUBIT (PANONIA) MADJE EDHE NË POLONINË PERËNDIMORE, ZVICËR, GJERMANI, FRANCË, SPANJË, DHE ISHUJT BRITANIKË.

... POR KËTO NUK JANË “PROVA” TË MJAFTUESHME

Duhet pa tjeter qe libri “ THE TONGUES OF ITALY PREHISTORY AND HISTORY ( Ernst Tulgram HARVARD UNIVERSITY PRESS Cambridge, Massachusetts 1958 ) te jetë në bibliotekat shqiptare, në mos i përkthyer, së paku edhe në anglisht (ne original).

Nëse e përmbledhim tani diskutimin paraprirës, duhet, edhe pse me keqardhje, që të pranojmë se të gjitha përpjekjet për të vërtetuar një proto-vendlindje dhe një proto-popull për gjuhën Proto-Indo-Europiane në një pikë prehistorike zero, kanë dështuar për shkak të mungesës së provave, një boshllëk të cilin konjukturat e papërshtatshme dhe jo të shëndosha të paleontologjisë gjuhësore, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të pritet që ta mbushin...

Të ashtuquajturit emra tipikë ilirë, janë zbuluar nga Ilirologët e flaktë, në një hapësirë të paanë, pothuajse në të gjithë botën klasike: në Azinë e Vogël, në gadishullin e Ballkanit, gati në të gjithë Italinë, në rajonet alpine (Raetia, Noricum), në pellgun e Danubit (Panonia) madje edhe në Poloninë perëndimore, Zvicër, Gjermani, Francë, Spanjë, dhe Ishujt Britanikë. Nuk është e çuditshme që ky “siklet për të përzgjedhur” (embarras de richesses) ka ngjallur skepticizëm, si të një natyre të veçantë edhe të një natyre të përgjithshme.

Në mënyrë të veçantë, është vënë në dukje nga disa dijetarë se tiparet e shumta gjuhësore të formimit të ngjashëm të emrit në rrënjë dhe në prapashtesë, mund të jenë jo për shkak të “Ilirshtes”, por falë një substrati të përbashkët të madh, për të cilin emërtimi “Ilirishte”, për shkak të konotacionit të vet historik, është i papërshtatshëm, por në vend të së cilit, mund të paraqiten dialekti mesdhetar apo ndonjë grup tjetër dialektesh që kanë lidhje. Në përgjithësi, është propozuar bindshëm se emrat krahinorë pavarësisht ndonjë pamje mashtruese të njëtrajtshme, mund t’i përkasin më shumë se një familje gjuhësore, prandaj nuk janë dëshmi e sigurt e shtrirjes etnike.

Nëse gjuha moderne shqipe është faza e fundit e zhvillimit të kësaj gjuhe të lashtë ilire dhe në qoftë se edhe gjuha mesape e lashtë, është të paktën pjesërisht Ilirishte, është vërtetë e çuditshme se si nuk vendoset lidhja ndërmjet gjuhës mesape dhe gjuhës shqipe./ZgjohuShqiptar.info

Materiale te huazuar nga "Thënje per Shqiptarët": https://archive.org/stream/in.ernet.dli.2015.178415/2015.178415.The-Tongues-Of-History-Prehistory-And-History_djvu.txt
ERNST PULGRAM, gjuhetar Austriak, 1915-2005, Professor University of Michigan



KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjuha Ilirishte-Shqipe i ka gjurmët e veta nga Azia e vogël deri në Britani
Gjuha Ilirishte-Shqipe i ka gjurmët e veta nga Azia e vogël deri në Britani
https://1.bp.blogspot.com/-dkpfkP_85ME/WnXQ7uiiMeI/AAAAAAAARQE/oX28mO7Hpu4-YLw7P-GaDRCRMVVv1wBBgCLcBGAs/s640/Untitled.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-dkpfkP_85ME/WnXQ7uiiMeI/AAAAAAAARQE/oX28mO7Hpu4-YLw7P-GaDRCRMVVv1wBBgCLcBGAs/s72-c/Untitled.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjuha-ilirishte-shqipe-i-ka-gjurmet-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjuha-ilirishte-shqipe-i-ka-gjurmet-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy