Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë

Nga Fahri Xharra - Një shpjegim për dashamirët e të vërtetës sonë!

Sipas studimeve na del që goranët dhe torbeshët janë shqiptarë të vërtetë, albanë të kohës. E gjithë kjo ka ndodhur me përhapjen e dhunshme të ortodoksisë nga Perandoria Bullgare shek. i 11-të, në tokat tona. Shikoni hartën, ata lageshin në 4 detëra.

Më të padëgjueshmit në konvertim ishin edhe “goranët”, që jetonin larg në male dhe terbeshët që ishin lloj i nomadëve. Torbashi, nga bullgarishtja ”njerëz me çanta në krah”, pra vazhdimisht në lëvizje. por të papërkulur ndaj bullgarëve.

Shikoni, historia jonë është e manipuluar keq.

Edhe një gjë, të gjitha toponimet në sllavisht në të gjitha tokat tona janë nga koha e Perandorisë Bullgare, e cila mbi ne ka zgjatur gati 200 vjet. Serbët në atë kohë as kanë ekzistuar (f.xh).

Një rikujtim për Iliaz Kurteshin.

Para se ta lexoni shkrimin në vazhdim, ju lutem pak vëmendje. Është një ndryshim i madh mes “komunistëve“ shqiptarë të Kosovës dhe komunistëve të Shqipërisë; e një nga ata ishte edhe Iliaz Kurteshi, i cili bën dallim të madh.(Shënim i autorit)

Lajmi i dhembshëm i vitit të kaluar ishte:“Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot (e shtunë, 13 shkurt 2016) në Prishtinë ka ndërruar jetë Iliaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij. Iliaz Kurteshi ka lindur në vitin 1927. Ka qenë një nga personalitetet më të njohura në kohën kur Kosova ishte autonomi në përbërje të ish-federatës Jugosllave.

Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.

Iliaz Kurteshi ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve.

Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-s ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rambujesë. Pra ishte vdekja e një “komunsti goran”, i cili i dinte rrënjët e tija shqiptare dhe të cilat nuk i mohonte kurrë. Më sipër e lexuat veprimtarinë e tij si “ish-komunist“.

Por më e rëndësishmja e tij ishte bashkë-hartues i Kushtetutës së vitit 1974; Kushtetutë e cila ishte edhe bazë e një lufte të drejtë të UCK-së dhe një arsyetim i madh i forcave aleate të NATO-s në sulm kundër Serbisë. Ishte ai i cili i bindi të gjithë “goranët” dhe “terbeshët” të shkollohen shqip, të flasin shqip dhe të mendojnë shqip; pa dhunë shtetërore dhe persekutime.

 

Iliaz Kurteshi e dinte historinë e kombit të tij. E për ne sot, që goranët dhe terbeshët e Kosovës mësojnë serbisht sipas plan-programeve të Serbisë dua të japë një sqarim të vlershëm. Goranët dhe terbeshët ishin iliro-shqiptarë, të cilët nuk e pranonin fenë Bizantit dhe u detyruan të ikin maleve (gora-mali), por ardhja e Perandorisë Bullgare e fillimshekullit të 11-të i zuri pra, në male. Bullgarët na i ndërruan toponimet, hidronimet, omonimet dhe normalisht që edhe goranëve iu mbet emri të cilin duhej ta mbanin me ose pa hir. Ardhja e turkut, vetëm se e vërtetoi urdhrin Bizantin të Stambollit dhe ata ndërruan fe, por mbeten “goran“ me një sllavishte të dobët. (Ishte luftë e tyre për mbijetesë).

Terbeshët ose torbashët, një pjesë e një populli vendas iliro-shqiptar, që mbetën pa plëng e shtëpi e ndjekan mbijetesën me “torbat“ (strajcat) e tyre si nomadë, nëpër tokat e veta. Pra një meritë e madhe e një “ish-komunisti” të Kosovës ishte edhe:

Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit, dhe kur goranët dhe terbeshët nxinin shqip në shkollat fillore e më tutje.

Sot, në shtetin tonë, goranët dhe terbeshët e nxënë gjuhën e parë të tyre në serbisht, kurse në Shqipëri hapen shkolla serbe me leje të qeverisë së kalbur shqiptare./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë
Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë
Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë
https://1.bp.blogspot.com/-JeNVDzvMWmI/WnSszDR1bmI/AAAAAAAARL4/TE6Jr49NwP4qv84uAD1FylQEnQIyT0CYwCLcBGAs/s640/2.png
https://1.bp.blogspot.com/-JeNVDzvMWmI/WnSszDR1bmI/AAAAAAAARL4/TE6Jr49NwP4qv84uAD1FylQEnQIyT0CYwCLcBGAs/s72-c/2.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/goranet-dhe-terbeshet-jane-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/goranet-dhe-terbeshet-jane-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy