Hapen arkivat/Akuzoheshin si “spiunë” amerikanë, ja deputetët e pushkatuar nga Enver Hoxha

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikon listën e dytë të deputetëve të pushkatuar nga Enver Hoxha në vitin 1948. Sipas këtij dokumenti, ata u akuzuan si bashkëpunëtorë me anglo – amerikanët dhe në veçanti me Harri Fultzin.

1948/Grupi i dytë i deputetëve

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinin. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.

Gjatë bisedës, del edhe fakti se do bëheshin dy gjyqe, një i hapur (u bë në shtator 1947), e tjetri i mbyllur (u bë në janar 1948). Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit (sipër) dhe Hasan Reçit (poshtë), pas torturave në hetuesinë komuniste./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hapen arkivat/Akuzoheshin si “spiunë” amerikanë, ja deputetët e pushkatuar nga Enver Hoxha
Hapen arkivat/Akuzoheshin si “spiunë” amerikanë, ja deputetët e pushkatuar nga Enver Hoxha
Hapen arkivat/Akuzoheshin si “spiunë” amerikanë, ja deputetët e pushkatuar nga Enver Hoxha
https://3.bp.blogspot.com/-cD_yUvPBOBw/Wnki3qDXl0I/AAAAAAAABA8/VKbYVgJzIZs_deiY0wmkX15ccPUlFNetQCLcBGAs/s640/enverhoxhaplacongress-696x709.png
https://3.bp.blogspot.com/-cD_yUvPBOBw/Wnki3qDXl0I/AAAAAAAABA8/VKbYVgJzIZs_deiY0wmkX15ccPUlFNetQCLcBGAs/s72-c/enverhoxhaplacongress-696x709.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hapen-arkivatakuzoheshin-si-spiune.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hapen-arkivatakuzoheshin-si-spiune.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy