Hashim Thaçi: Shqipëria, porta e lirisë së Kosovës

Normalisht duhej të takoheshim në Prishtinë, ku jemi takuar edhe në përvjetorë të tjerë të pavarësisë së Kosovës, aty ku ndodheshim 10 vite më parë, në shkurtin e ftohtë të vitit 2008.

Takohemi rastësisht në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih. Si për të risjellë ditën e 17 shkurtit 2008, edhe sot, në këtë qytet të lashtë bavarez, dëbora mbulon gjithçka dhe çatitë e rrugët janë zbardhur marramendshëm shpejt.

Në njërin nga pushimet e Konferencës takohemi në hollë dhe ulemi në një tavolinë, ku zhurma e njerëzve vjen disi e largët. Çuditërisht, që kur jam emëruar si këshilltar politik i tij, takimet kanë qenë më të rralla.

Hapim pak perden e rëndë dhe shohim borën që bie.

-Mirëserdhe, zoti kryetar – më thotë ai, ku ka ngelur ende tradita e vjetër e një kohe të shkuar. Kemi qenë sëbashku në të njëjtën organizate klandestine, por, si njërit, ashtu edhe tjetrit, koha na duket tani ndryshe, herë e largët dhe herë tjetër shumë pranë.

-Mirë se erdhët Ju, zoti President- i them me të qeshur, duke nënkuptuar se unë banoj ende në këtë shtet dhe ai është i ardhur. Për fare pak kohë. Do të niset në mbrëmje vonë.

Nga Kosova kanë ardhur katër delegacione, ose më mirë, organizatorët kanë ftuar katër personalitete të ndryshme, secili me grupin e tij, edhe ashtu të pakët. Është presidenti Thaçi, ish-presidentja Jahjaga, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj. Me dy nga këto kam qëndruar shpesh herë.

-Pse katër grupime ose katër delegacione, e pyes unë.

-Kosova hyri edhe një herë në agjendën ndërkombëtare fuqishëm. Organizatorët kanë menduar se kështu është më mirë. Ne i jemi përgjigjur.

Befas bie zilja e telefonit. Nga Kosova. Është kryeministri, Ramush Haradinaj. Biseda e sapo filluar ndërpritet. Tema e tyre është dita e sotme, 18 shkurti, kur do të ketë agjendë tjetër, gjithçka për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Hashim Thaçi ka qenë ditët e fundit në Shqipëri. Ka dhënë disa intervista në media të ndryshme. Ka në vete ndjenjën e së mirës, pasi interesi ka qenë i shumtë.

-Në Shqipëri, në mediat e saj keni qenë më i pranishëm këto ditë se në mediat e Kosovës.

-Mirë që ndodh kështu. Nuk mund të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës pa mirënjohur Shqipërinë. Këtu ka qenë porta e lirisë së Kosovës. Askush prej nesh nuk ka menduar se mund të ketë pavarësi të Kosovës pa kontributin e shtetit shqiptar.

-Mendoni për kontributin gjatë luftës?

-Edhe përtej saj. Lufta ishte momenti vendimtar, ishte, si të thuash, koha e provës, çasti i vitalitetit të kombit. Nuk ka pasur shans tjetër , veç atij që krijoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Humbja e këtij shansi do të ishte rivdekje. Shqipëria, ashtu si ishte, bëri atë pjesë të detyrës që i takonte.

-E bëri mirë?

-Mirë e bëri, aq ishin mundësitë. Nuk mund të harrojmë se viti 1998 ishte ndoshta viti më i vështirë për vetë shtetin shqiptar. Asnjëherë, në asnjë rast, nuk kemi dashur dëmtimin e shtetit shqiptar, por ndihmën e tij e kemi pritur.

-Dhe pas luftës?

-Ne kemi respektuar gjithnjë zgjedhjen dhe përcaktimin që ka bërë populli në Shqipëri.

Heshtim pak dhe shohim borën. Më duket se është shumë më i dobësuar që nga takimi ynë i fundit. Zakonisht, kur jam në Shqipëri, ai, zoti Thaçi, e gjen një kohë të lirë dhe takohemi diku në mesin e rrugës. Merr me vete dy a tre miq të përbashkët dhe flasim për atë që është më interesante. Nganjëherë kthehemi pas në kohë. Por gjithnjë e më rrallë. Jo se e kemi harruar.

I kujtoj rrugën që ka bërë deri në këtë përvjetor. Ka qenë e gjatë. Pak kush e dinë të saktën e këtij rrugëtimi. Në mesin e tij jemi takuar sëbashku.

-Keni arritur shumëçka në jetë. Keni qenë njeri nga liderët e Lëvizjes ilegale çlirimtare, sidomos që nga Mbledhja e njohur e Kërçovës,në vitin 1993 dhe 1994 pjesë e trupës Drejtuese që Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në njërën nga mbledhjet e kësaj trupe keni kërkuar shpejtimin e forcimit të strukturave të luftës në Kosovë. Pastaj, qershor 1999, drejtues i Drejtorisë Politike, poste të tjera, për të ardhur deri këtu. Kur jemi takuar shumë vite më parë, si klandestinë, në kufirin mes Zvicrës dhe Gjermanisë, në Lërrach, nuk ka guxuar askush të ëndërrojë kaq shumë. I arrite të gjitha?

-Jo, të gjitha. Gjithçka vjen hap pas hapi. Në fillim krijimi i UÇK-së, pastaj lufta, liria, pavarësia e Kosovës. Tani kam dy synime të tjera e pastaj, them se arrita më shumë se kam menduar. Futja e Kosovës në NATO dhe OKB dhe pjesë e Bashkimit Europian.

-Kohët e fundit nuk ka qenë gjithçka, si të thuash, në vaj. U krijuan probleme në raportet e ndërsjellta.

-Gjithëherë mund të ketë një problem. Nëse zgjidhet, atëherë ai nuk ka qenë veçse një hallkë. Kështu edhe me Gjykatën Speciale.

-Gjykata do të ngrihet, i them unë.

-Atë e ka vendosur vetë parlamenti i Kosovës. Nëse ka pasur mendime për reagim ndaj këtij ligji, kjo nuk do të thotë se jemi kundër bashkëpunimit me vendet euroatlantike.

-Do e dëmtojë elitën politike të Kosovës kjo gjykatë?

-Aspak. Synimi ynë ishte që kjo gjykatë të vepronte në Kosovë. Por nuk do të pengojë proceset në Kosovë. Janë disa procese të mëparshme që kanë dëshmuar se lufta jonë ka qenë e pastër. E drejtë dhe e domosdoshme. Kemi qenë viktima të gjenocidit dhe të dhunës. Gjykata ndërkombëtare, ashtu si tribunali i Hagës, do të saktësojë këtë të vërtetë.

-U fol për një ide të ndarjes së Kosovës.

-Përralla. Asnjëherë nuk është menduar për ndarjen e Kosovës. Askush nuk e ka këtë të drejtë dhe askush nuk guxon ta marrë këtë të drejtë. Personalisht kam qenë e do të jem gjithnjë me idenë e prosperitetit, integrimit dhe një jetese të përbashkët. Të drejta dhe përgjegjësi të njëllojta.

-Kohët e fundit ju ishit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Është menduar se atje do ju tërhiqnin veshin, por ndodhi e kundërta. Erdhi një konfirmim se ishte një vizitë e suksesshme dhe, si tha një diplomat i njohur, vizita juaj tregoi se kredencialet janë ende të forta.

-Ka qenë vizitë e suksesshme. Ka pasur mirëkuptim për të gjitha temat e biseduara. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë gjithnjë të interesuara për mbarëvajtjen e jetës politike dhe prosperitetin e jetës në Kosovë. Të gjitha ditët kanë qenë me takime intensive. Asnjë temë nuk ka qenë tabu. Janë hapur të gjitha temat e mundshme, që nga Demarkacioni, Gjykata Speciale, zhvillimi ekonomik i Kosovës, integrimi i saj në strukturat e rëndësishme ndërkombëtare. Mund të them me bindje se mirëkuptimi nga strukturat e larta të shtetit amerikan ka qenë si përherë, dashamirës dhe mbështetës.

-Të kthehemi tek 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

-E di se çfarë do të thuash. Po ta them unë. Nuk është bërë sa duhet, por aq sa kanë qenë mundësitë. Ka pasur gabime, disa gjëra nuk janë parë si duhet në perspektivë, por institucionet kanë funksionuar. Tani kemi një gjendje krejt tjetër, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Shqiptarët janë në njërën nga fazat më të mira të zhvillimit të tyre politik dhe ekonomik. Kudo që janë.

-Çfarë të ka mbetur peng në këto 10 vite?

-Shokët që mungojnë. Dhe fakti që mund të bëhej më shumë. Ka ardhur koha e unifikimit të mendimit politik të faktorit shqiptar, ka ardhur momenti kur dimensioni i bashkëpunimit të jetë më i gjerë dhe më i frytshëm.

-Kur do të ktheheni në Kosovë?

-Sonte, vonë.

Flasim edhe për disa minuta të tjera për tema të ndryshme. Javët e muajt e ardhshëm do të jenë të ngarkuar në Kosovë. Ngarkimi do të fillojë ndoshta që nga java e ardhshme. Janë kaq shumë gjëra të mbledhura në një vend, sa që askush nuk e di se si do të zgjidhen.

Ai vazhdon të jetë i qetë. Në fakt, pak herë e pak kush e ka parë ndryshe. Është ndër njerëzit që mund të shkoqitet shumë ngadalë.

Pas pak ai do të flasë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë. Para meje, është takuar me shumë personalitet të rëndësishme. Kanë qenë biseda të gjata. Nganjëherë edhe të lodhshme. Pas pak, menjëherë pas ndarjes me mua, do të ketë një takim tjetër.

Bora vazhdon të bjerë mbi Mynih. Tashti disi më e shkriftë. Mendoj se ndoshta kështu do të fillojnë të shkrihen edhe problemet e mëdha të Kosovës.

*****

Bedri Islami – Bisedë dhe botim i paautorizuar nga z.Thaçi. Në mirëbesim për rrugën e gjatë të bërë sëbashku!/dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hashim Thaçi: Shqipëria, porta e lirisë së Kosovës
Hashim Thaçi: Shqipëria, porta e lirisë së Kosovës
https://3.bp.blogspot.com/-x5zXadVnYcw/WoqINKe7hTI/AAAAAAAATF4/V0g0eRPpRIU4Jf-0N6dLnot99tA-pACpACLcBGAs/s640/19174075_303-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-x5zXadVnYcw/WoqINKe7hTI/AAAAAAAATF4/V0g0eRPpRIU4Jf-0N6dLnot99tA-pACpACLcBGAs/s72-c/19174075_303-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hashim-thaci-shqiperia-porta-e-lirise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hashim-thaci-shqiperia-porta-e-lirise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy