HEC-et në Kukës: Rama bën realitet planet e Berishës

Nga Azem PARLLAKU / – Në seancën e fundit plenare në Parlamentin e Shqipërisë, mes shumë replikash mes Qeverisë dhe Opozitës jo pak vëmendje tërhoqën problematikat aktuale si ai i ndërtimit të kullave në Tiranë, Shembja për t’u rindërtuar e Teatrit Kombëtar dhe anulimi i HEC-eve në Kanionin e Osumit.

Një ndër batutat kryesore të replikave ishte ajo e Kryeministrit Rama i cili u shpreh se Qeveria aktuale po bën realitet planet e ëndërruara nga Qeveria Berisha.

Në fakt përveç rastit të shumëpërfolur të Osumit, për të cilin Qeveria reagoi, duke devijuar paksa nga fraza e të bërit të ëndrrave te Opozitës realitet, për gjithçka tjetër, kjo Qeveri është duke ndjekur padyshim të njëjtën linjë me atë paraardhëse.

Babëzia dhe Barbarizmi ndaj natyrës dhe sidomos ndaj lumenjve e pyjeve e nisur që në Qeverinë Berisha, edhe pse ka qenë një premtim i Qeverisë Rama 1, jo vetëm që nuk është ndalur por po finalizohet me sukses pasi në çdo mbledhje të KKT-së po miratohen njëri pas tjetrit ndërtimi i HEC-eve të vegjël në çdo përrua të ngelur ende pa HEC-e. Nën efektin e pseudo-reflektimit qeveritar për anulimin e HEC-eve të Osumit në fakt po tentohet të shpërqendrohet vëmendja e publikut pikërisht ndaj kësj babëzie që vazhdon të jetë ulur këmbëkryq sidomos në Zonat e Mbrojtura.

Rasti më i fundit bën fjalë për lejimin e ndërtimit të 5 HEC-eve në Zonën e Mbrojtur “Korab-Koritnik” në lumin e Rekës, Kukës.

Sikur të mos mjaftonte shpopullimi i përmasave të një eksodi biblik i fshatrave Novosej, Shishtavec etj. për shkak të mungesës së një strategjie zhvillimi, ai pak komunitet i mbetur do të duhet të përballet edhe me mungesën ujit pas ndërtimit të këtyre HEC-eve dhe sidomos me shkatërrimin përfundimtar të mundësisë për një zhvillim ekonomik përmes turizmit në zonë.

Lejet e miratuara nga KKT tregojnë edhe njëherë se babëzia dhe barbaria jo vetëm që nuk është ndalur e penalizuar, përkundrazi në çdo rast stimulohet duke përshfaqur praktikat më të këqija sesi mund të menaxhohen të mirat publike natyrore për përfitimin e një rrethi shumë të ngushtë njerëzish./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8008,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: HEC-et në Kukës: Rama bën realitet planet e Berishës
HEC-et në Kukës: Rama bën realitet planet e Berishës
https://1.bp.blogspot.com/-QJWafvW-fSg/WodhwGMax2I/AAAAAAAAB6k/iDPXTDuGbZg80WZYhX6KB-Gs_ZIuQLTUACLcBGAs/s640/hecet-.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-QJWafvW-fSg/WodhwGMax2I/AAAAAAAAB6k/iDPXTDuGbZg80WZYhX6KB-Gs_ZIuQLTUACLcBGAs/s72-c/hecet-.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hec-et-ne-kukes-rama-ben-realitet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hec-et-ne-kukes-rama-ben-realitet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy