Historia e Kosovës në depot e Beogradit

Një grabitje kolosale: në vitin 1999 autoritetet serbe morën mbi 1000 artefakte nga Muzeu i Kosovës. Sipas pakos së Ahtisarit Serbia është dashur t’i kthej këto artefakte në Kosovë në afat prej 120 ditësh. Nuk e ka kthyer asnjë! Artefaktet e Kosovës vazhdojnë të myken në bodrumet e Beogradit. Deri më tani pala serbe ka kthyer vetëm Hyjneshën në Fron – në maj të vitit 2002, pas presionit të shefit të atëhershëm të UNMIK-ut, Michael Steiner.

Nga Amire Qamili/

Dy koleksione me 1 mijë e 248 njësi nga fond i Muzeut të Kosovës janë zhvendosur në vitin 1999 prej Muzeut të Kosovës në Serbi, me arsyetimin se do të organizohen disa ekspozita në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Muzeut të Kosovës ose Autoriteteve të Muzeut të Kosovës të asaj kohe. Këtë e tha për KALLXO.com, drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj. Sipas tij, njëri është koleksion arkeologjik prej 677 eksponateve dhe një koleksion është etnologjik me 571 eksponate.

«Justifikimi është organizimi i ekspozitave dhe është shtypur katalogu për këto ekspozita, është bërë një dokumentim në dukje shumë korrekt. Dhe pasi kanë përfunduar ekspozitat këto dy koleksione nuk janë kthyer në shtëpinë e vet, në Muzeun e Kosovës», tha Boshtrakaj. Sipas tij, këto dy ekspozita qëndrojnë në Serbi. Koleksioni arkeologjik qëndron në depon e Muzeut Kombëtar të Beogradit, kurse koleksioni etnologjik qëndron në depon e Muzeut Etnologjik të Beogradit. Sipas tij, misioni i ekspozitës së koleksionit etnologjik është kryer siç është planifikuar.

«Ekspozita etnologjike mobile është shetitë nëpër muzetë e Serbisë. Atë misionin fillestar e ka kryer, ka qenë në Novi Sad, Suboticë, Kikindë, Vrshac dhe Beograd», tha ai. Por, eksponati i vetëm që nga viti 99 që ka arritur të kthehet në Kosovë është «Hyjnesha në Fron» në maj të vitit 2002. Sipas Boshtrakajt, me një angazhim shumë të madh të ish-shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, Michael Steiner, ky eksponat ka arritur t’i kthehet vendit të origjinës. «Nga këto dy koleksione ose 1248 artefakte në Kosovë është kthyer vetëm një eksponat. Kjo ka ndodh në maj të vitit 2002 me një angazhim shumë të madh të veçantë të Michael Steiner është kthyer një eksponat Hyjnesha në Fron. Është në ekzemplar që vjen prej neolitit, një gjetje në lokalitetin e Tjerrtores dhe është ajo figura që është edhe simbol i Muzeut dhe Komunës së Prishtinës», tha ai.

Boshtrakaj tha kjo çështje është bërë tepër politike si pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe do të duhej, sipas tij, të jetë një çështje administrative dhe nga pak juridike mes Muzeut në këtë rast dhe institucionit që i ka këto eksponate. «Por aktualisht çështja është ngritur përtej nivelit të Muzeut, përtej nivelit të asaj që mund të jetë çështje administrimi, shkëmbimi ose bashkëpunimi ekspozitash mes muzeve. Kjo çështje ka hyrë në pakon e Ahtisarit dhe në këtë plan është e qartë se Serbia është dashur t’i kthej këto artefakte në Kosovë në afat prej 120 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të planit të Ahtisarit», tha ai duke treguar që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duke treguar se pa marrë parasysh se këto artefakte mund të jenë të etnive të ndryshme, ato janë të Muzeut të Kosovës dhe do të duhej të jenë nën administrimin e Muzeut të Kosovës.

I pyetur se a posedon Muzeu i Kosovës dokumente të nënshkruara me autoritetet e Serbisë në mënyrë që të vërtetohet se këto artefakte janë marrë nga Muzeu i Kosovës, Boshtrakaj tha se kanë dokumente të mjaftueshme. «Është një dokumentacion që e kanë prodhuar në momentin kur e kanë marr vendimin për me i bart. Në anën tjetër për ekspozitën janë prodhuar edhe katalogë zyrtare të cilat janë bo publike. Po për dallim prej shumë gjerave tjera për të cilat Kosova ka informacione por s’ka dokumentacion për shumë vlera të cilat janë dëmtuar, tjetërsuar dhe nuk ju dihet fati e adresa për këtë pjesë të thesarit të Muzeut të Kosovës ka dokumentacion të mjaftueshëm», tha ai. Ai shpreson që kjo çështje të trajtohet në nivelin ndërinstitucional dhe mos të hyjë në kuadër të temave politike.

Boshtrakaj pret që gjatë vitit 2018 ta prodhojnë një lajm të mirë që i shërben normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe normalizim të jetës institucionale kur bëhet fjalë për shkëmbime e bashkëpunime të ndërsjella. Ndërkohë, në objektin e Muzeut të Kosovës janë duke u bërë renovime, ku sipas drejtorit janë duke u përgatitur sallat, hapësirat, pavijonet e Muzeut të Kosovës që ato të jenë të afta teknikisht dhe estetikisht për të akomoduar një pjesë të koleksioneve të muzeut. Sipas tij, Muzeu i Kosovës i ka dy pavijone në dispozicion një është i dedikuar për të akomoduar pjesë të koleksioneve dhe rrëfimet nga neoliti deri në mesjetë dhe pavijoni tjetër është i dedikuar për pjesën e historisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Historia e Kosovës në depot e Beogradit
Historia e Kosovës në depot e Beogradit
https://3.bp.blogspot.com/-idbL02Ep95o/WodgcYPhozI/AAAAAAAAB6U/UsPTpRjrdVkdQj5BZIdsXhIzuacvB59swCLcBGAs/s640/Flamuri-shqiptar-dhe-kosovar-650x358.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-idbL02Ep95o/WodgcYPhozI/AAAAAAAAB6U/UsPTpRjrdVkdQj5BZIdsXhIzuacvB59swCLcBGAs/s72-c/Flamuri-shqiptar-dhe-kosovar-650x358.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/historia-e-kosoves-ne-depot-e-beogradit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/historia-e-kosoves-ne-depot-e-beogradit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy