Ilirët dhe mohimi i tyre!

Nga Fahri Xharra - Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i numroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijes , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frigën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për bibliotekë ilire. ''..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrinë e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve. Pasi që merr Salonen i vijnë edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit. Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë." (biblioteka Atrium Libertatis)

Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ? E kuptueshme se shkenca pa libra nuk behët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilire e trashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?

Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire, fosilet e s kaluarës mbetën. Deshëm apo jo , ato flasin dhe neve na duhet tiu japim gjuhën.

Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda, mbi qytetëzen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga largë. Svastika e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofon pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më poshtë nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.

Shkëmbi me svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje.,mu pë rshkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shifet lindja dhe rritja e diellit.

Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik - i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeshme do të vërtetohen dhe jipen më shumë njohuri për këtë vend gjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnës.

Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjetë edhe vend qëndrimi i astrologëve.

Sipas arkeologëve ne e dimë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjeteshin e fundit. Shpella e famshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të medha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.

Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane. Më vonë Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.

Po jo vetëm në Çitluk dhe në Nakovano por edhe në Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino
Kush e thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie, mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat dhe shpatat.

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor dhe me … me …? Por ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe auto zhbërjes.

Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino, arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor. Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 paraKrishtit.

Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike, eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes, dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijëvjeçarëve prK si Observetor, me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës.

Na janë mëshefur gjërat me shekuj, edhe vazhdojnë të na mbëshehen. Prap rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje, dhe prapë në frikën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ilirët dhe mohimi i tyre!
Ilirët dhe mohimi i tyre!
https://3.bp.blogspot.com/-mhpyKTlHprU/Wn93uGDE2YI/AAAAAAAASRM/D0lb3qyGQmQjdYAEh_dryMQF6YvAMSpygCLcBGAs/s640/Untitled.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-mhpyKTlHprU/Wn93uGDE2YI/AAAAAAAASRM/D0lb3qyGQmQjdYAEh_dryMQF6YvAMSpygCLcBGAs/s72-c/Untitled.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/iliret-dhe-mohimi-i-tyre.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/iliret-dhe-mohimi-i-tyre.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy