Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Ja katër skenarët e mundshëm për Kosovën

Kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, William Montgomery, por thekson se ai nuk është optimist për këtë çështje.

“Mendimi im personal është se, në qoftë se do të ketë një zgjidhje kompromisi, atëherë ajo do të jetë një rezultat i drejtpërdrejtë i një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Montgomery për mediat serbe.

Në këtë drejtim, ai sheh katër skenarë të mundshëm për Kosovën. E para, thotë ai, është një vazhdim i situatës aktuale, e cila në fund të fundit do të përdoret si një arsye për bllokimin e pranimit të Serbisë në BE. E dyta, shton Montgomery, është normalizimi i marrëdhënieve pa njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe.

“Unë pres që BE do t’i kërkojë Serbisë të ndikojë në Rusinë për të ndaluar bllokimin e pranimit të Kosovës në OKB në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE”. Skenari i tretë i mundur, sipas diplomatit amerikan është se në fund të procesit, para Serbisë do të vendoset zgjidhja “merre ose lëre” – “e pranoni pavarësinë e Kosovës dhe do të hyni në BE, ose refuzoni një gjë të tillë dhe nuk do të jeni pjesë e saj”.

Dhe skenari i katërt i mundshëm, sipas tij, është që lidershipi serb dhe kosovar të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, në të cilën do të ketë elemente që komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pëlqente”.

Si një shembull i elementeve të tilla, Montgomery thotë se është një formë e ndarjes së Kosovës dhe përfshirja e një pjese të vogël të territorit të Serbisë, e cila është e populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Ja katër skenarët e mundshëm për Kosovën
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Ja katër skenarët e mundshëm për Kosovën
https://1.bp.blogspot.com/-nRc6IXyzwCQ/WpCkHeDEmTI/AAAAAAAACYU/c3Ga_yQZK_sei4HArzNr4eMhJ09CkQZDACLcBGAs/s640/Montgomery.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-nRc6IXyzwCQ/WpCkHeDEmTI/AAAAAAAACYU/c3Ga_yQZK_sei4HArzNr4eMhJ09CkQZDACLcBGAs/s72-c/Montgomery.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ish-ambasadori-amerikan-ne-serbi-ja.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ish-ambasadori-amerikan-ne-serbi-ja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy