Italia përfshin në skemën e pensionit edhe emigrantët shqiptarë, ja si ta përfitoni

Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, në momentin që plotësojnë kriteret e nevojshme.

Sipas ligjit italian, në momentin kur personi merr vendimin për t’u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri, atëherë mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.

Mosha 66 vjeç e 7 muaj është kushti i parë për të përfituar pension, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Ndërkaq, punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.

Por në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributive. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.

Aktualisht janë rreth mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dy vendet. Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.(GSH)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Italia përfshin në skemën e pensionit edhe emigrantët shqiptarë, ja si ta përfitoni
Italia përfshin në skemën e pensionit edhe emigrantët shqiptarë, ja si ta përfitoni
https://3.bp.blogspot.com/-33Scjs7Oj9o/WpIAbsqE2ZI/AAAAAAAACeY/qaYWgfCvOPwcldp26ZBBsKgMYMBlAb3iQCLcBGAs/s640/pensioniste-640x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-33Scjs7Oj9o/WpIAbsqE2ZI/AAAAAAAACeY/qaYWgfCvOPwcldp26ZBBsKgMYMBlAb3iQCLcBGAs/s72-c/pensioniste-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/italia-perfshin-ne-skemen-e-pensionit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/italia-perfshin-ne-skemen-e-pensionit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy