Kanionet përrallore në rrezik, qeveria miraton në heshtje dy HEC-e (FAKSIMILE)

Një koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit.

Top Channel publikon dokumentet ekskluzive që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin.

Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje.

Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua. Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan, madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte.

Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta.

Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega.

Gjithçka është zhvilluar në mënyrë të fshehtë larg syve të publikut, pavarësisht se për këtë projekt ka patur kundërshti të forta edhe brenda vetë qeverisë dhe autoriteteve shtetërore.

Në mars të vitit të kaluar, ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta aktualisht President, i është drejtuar Kryeministrit Rama, Ministrit të Energjisë dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka që të anulojnë projektin. Por qeveria nuk është tërhequr.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit.

Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë. Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij, kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës.

Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari.

Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë është zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale. e.k/dita




KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kanionet përrallore në rrezik, qeveria miraton në heshtje dy HEC-e (FAKSIMILE)
Kanionet përrallore në rrezik, qeveria miraton në heshtje dy HEC-e (FAKSIMILE)
https://4.bp.blogspot.com/-C9Ea3q9XsDo/Wnq2zOvyDoI/AAAAAAAARxk/_EQFtyat7NkPOZ13G3dghEKfBY8LqohQwCLcBGAs/s640/060218_KONCESIONET_19_19-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-C9Ea3q9XsDo/Wnq2zOvyDoI/AAAAAAAARxk/_EQFtyat7NkPOZ13G3dghEKfBY8LqohQwCLcBGAs/s72-c/060218_KONCESIONET_19_19-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kanionet-perrallore-ne-rrezik-qeveria.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kanionet-perrallore-ne-rrezik-qeveria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy