Karpushin suprizon: Rusia ka interesa ekonomike në Ballkan ndaj nuk largohet

, Karpushin suprizon: Rusia ka interesa ekonomike në Ballkan ndaj nuk largohet

Shqetësimeve të faktorit vendas dhe të huaj në lidhje me prezencën ruse në Ballkan, u ka dhënë përgjigje ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin. Sipas kreut të diplomacisë ruse në Ballkan, këto shqetësime janë të pabazuara dhe po trajtohen më një logjikë të papërshtatshme
‘Këtu në Shqipëri më pyesin shpeshherë: a e do me të vërtetë Rusia forcimin e ndikimit të saj në Ballkan? Dhe a është ajo kundër integrimit të rajonit në BE? Unë do t’ju përgjigjem me fjalët e Ministrit Lavrov, i cili u shpreh se Ballkani është “një rajon, të cilin Perëndimi për arsye të panjohura e konsideron si një fushë veprimesh provokuese të Rusisë… Dhe këtu Perëndimi prapë po i trajton këto çështje me një logjikë të papërshtatshme, të cilën e përdor dhe në trajtimin e hapësirës postsovjetike: ‘ose me ne, ose kundër nesh’. -tha Karpushin.
Lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan, ambasadori Karpushin u shpreh se nuk e kupton se përse kësaj fjale perëndimorët i japin një konotacion negativ. Rusia sipas ambasadorit kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan por në shëkmbime ekonomik-tregtare dhe kulturore
‘Natyrisht që ne synojmë forcimin e ndikimit tonë në këtë pjesë të Evropës. Por këtu duhet të specifikojmë se çfarë pikërisht nënkuptojmë me fjalën “ndikim”. Partnerët tanë perëndimorë s’e di pse shohin te kjo fjalë njëfarë konotacioni negativ dhe pastaj e frikësojnë veten dhe njëri-tjetrin me “planet agresive” të Rusisë në Ballkan, me “orekset ekspansioniste” të Moskës, me “propagandën armiqësore të Kremlinit” dhe kështu me radhë.’– shtoi ai.
Ambasadori theksoi se Rusia nuk ka qëllime negative në rajonin e Ballkanit por kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan por në shkëmbime ekonomik-tregtare dhe kulturore dhe në arsim./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button