Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë

Më datë 1 Janar 2018, Shqipëria numëronte 2,870,324 banorë, çka nënkupton një rënie me 0,2% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se popullsia iu rikthye trendit rënës, pas një ngritjeje të lehtë më 1 Janar 2017.

Edhe pse numri i lindjeve është ende më i madh se numri i vdekjeve, duke sjellë një shtesë natyrore prej 8,637 banorësh, është emigracioni fenomeni që po tkurr popullsinë e vendit, raporton Scan.

Gjatë vitit që lamë pas prurjet e imigrantëve me largimet e emigrantëve rezultuan me një bilanc negativ prej 14,902 banorësh.

Burimi: INSTAT

Një fluks i tillë largimesh dhe norma e ulët e lindjeve ka filluar të kthehet në një kërcënim të afërt për vendin, i cili tashmë ka gjithmonë e më pak të rinj dhe gjithmonë e më tepër të moshuar.

Nëse një vit më parë, personat në moshë 0-14 vjeç zinin 26,7% të popullsisë, sot ata zënë vetëm 26%.

Edhe raporti i personave në moshë mbi 65 vjeçare është rritur nga 18,9% në 19,4%.

Ky zhvillim nënkupton se në të ardhmen skema e pensioneve do të bëhet një barrë edhe më e madhe, pasi do të ketë më pak persona në moshë pune për të përballuar një numër më të madh pensionistësh.

Burimi: INSTAT

Duke u bazuar tek piramida e popullsisë, vëmë re dy kreshta, të cilat ndalen konkretisht tek moshat 48-54 vjeç, të cilat i takojnë një bumi lindjesh të viteve 1964-1970.

Kur këta individë të dalin në pension, pra pas rreth 12-18 vitesh, atëherë do të nisin të shfaqen edhe problemet e para për ekonominë e vendit.

Gjithsesi, ky numër i shtuar pensionistësh do të mund të kompensohet nga të rinjtë e sotëm të moshave 18-21 vjeç, që i takojnë bumit të lindjeve të viteve 1997-2000.

Këta të fundit pas 12 vitesh do të jenë në kulmin e moshës së punës, por kur t’i drejtohen vetë daljes në pension pas 48 vitesh, atëherë do të shfaqet edhe vala e dytë problematike në këtë drejtim, si dhe në aspektin e mungesës së krahut të punës, analizon Scan./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë
Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë
https://1.bp.blogspot.com/-6RSecfB6zB4/WoK9Q-uEPDI/AAAAAAAASk8/c2yVGmwVKcYwD3kfwfPKQeIzyjMQOPfxACLcBGAs/s640/shqiperia-tirana-sheshi-765x383-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-6RSecfB6zB4/WoK9Q-uEPDI/AAAAAAAASk8/c2yVGmwVKcYwD3kfwfPKQeIzyjMQOPfxACLcBGAs/s72-c/shqiperia-tirana-sheshi-765x383-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kercenimi-qe-po-i-vjen-shqiperise-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kercenimi-qe-po-i-vjen-shqiperise-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy