“Kërcënon” Idrizi: S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën “Çamëri”

Shoqëria ‘Çamëria’ dhe përfaqësues të Partisë Drejtësisë, Integrim dhe Unitet, po zhvillojnë këtë mesditë një protestë para ambasadës greke, në Tiranë. PDIU dhe shoqëria ‘Çamëria’ janë kundër negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkojnë të bëhen transparente vendimet e marra mes dy vendeve.

Protestës i janë bashkuar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, si dhe përfaqësues të shumtë të kësaj force politike. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur me tone të Greqisë, e cila bëri presion që të hiqet emri i Çamërisë nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike. Idrizi tha se nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që të heqë këtë emër, duke shtuar se Çamëria është gjallë dhe çamët janë në këmbë.

“Nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që ta heqë emrin e Çamërisë. Çamëria është gjallë, ne jemi në këmbë. Nuk mundemi dot të na kërcënojë një vend si Greqia me veto, kjo do të thotë arrogancë. Kemi të gjithë forcën për t’i thënë që për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi”, tha Idrizi.

Më tej, ai komentoi marrëveshjen mes dy vendeve, duke thënë se nuk mund të negociohet integriteti i Shqipërisë, dhe se deti, toka, atdheu, varrezat janë amanet nga Zoti ndaj dhe duhet t’iu transmetohen brezave.

“Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu jonë është Çamëria. I bëj thirrje popullit grek, kryeministrit të Greqisë: Ne shqiptarët e Çamërisë nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë, por një ndjesë për të falur, që dy popujt të jetojnë si popuj miq. Populli grek të na pranojë në shtëpitë dhe vatrat tona. Gjithmonë do të na kenë përballë, të fortë, në këmbë.

I drejtohem Presidentit të Greqisë, na flet për të drejtat e njeriut, ndërkohë që nuk kam parë asnjë shqiptarë t’i japë përgjigje. Na flet për të drejtat, kur vendi i tij ka përzënë të gjithë komunitetit, nuk ka firmosur as konventën për të drejtat e minoriteteve. Për të nuk vlen e drejta e jetës, e përkujtimit, e varrezave, e minoritetit, e shkollimit. Më duhet t’i kujtoj sot Ramës, Bushatit, Bashës: Bënë varrezat e ushtarëve të rënë në territorin e Shqipërisë, që erdhën si pushtues. Gjermania naziste po hynte në Greqi dhe ushtarët grekë rrinin në trojet shqiptare. Zoti do drejtohet më i drejtë seç po tregohet i gjithë ky soj.

Ne jemi këtu edhe për të gjithë ato që përbëjnë identitetin e çdo shqiptari. Deti, toka, atdheu, varrezat nuk janë të pushtetarëve, por amanet nga Zoti, që ne duhet t’ia transmetojmë brezave. Ne nuk mund të negociojmë integritetin e Shqipërisë, por duhet ta ruajmë atë. Ne duam një marrëveshje, që të zgjidhen problemet mes dy vendeve, por ne duam një marrëveshje që të zgjidhen jo vetëm yshtjet që ka Greqia me Shqipërinë”, shtoi kreu i PDIU.

Një deklaratë e fortë ka ardhur dhe nga ish-deputeti i PDIU, Tahir Muhedini, i cili e quajti ‘plak të rrjedhur’ Presidentin grek, referuar presionit se fjala ‘Çamëri’ duhet të fshihet nga librat, duke thënë se kjo fjalë nuk mund të shuhet.

“Deklaratat e Presidentit grek janë të një të moshuari të rrjedhur. Fjala ‘Çamëri’ nuk mund të shuhet nga historia. Politika shqiptare dhe qeveria janë servilë, shohin vetëm interesat e tyre. Varreza në Çamëri për mijëra çamë të vrarë në gjenocid. Varreza imagjinare për grekët në Shqipëri. Negociatat enigmatike e të mbyllura, ne nuk kemi Ministri të Jashtme”, tha ish-deputeti Muhedini.

Protestës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë nga i gjithë vendi. Njëri prej tyre vinte nga Shkodra dhe për mikrofonin e Report Tv tha se po proteston për të drejtat e shqiptarëve.

Qytetari nga Skodra: Vij nga Shkodra, me shumë kënaqësi kam ardhur këtu për të protestuar për të drejtat e Çamërisë. Jam shkodran, kurse nënën e kam nga Rozhaja. Sot protestoj për të drejtat e shqiptarëve. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kërcënon” Idrizi: S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën “Çamëri”
“Kërcënon” Idrizi: S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën “Çamëri”
https://2.bp.blogspot.com/-16j8JxDn3Gc/WpH4J3_kW1I/AAAAAAAACcw/VKFDkaN_JYo8SCtKnhhiYepSjQ4ORI6jwCLcBGAs/s640/cameriaaa_proteste_12732.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-16j8JxDn3Gc/WpH4J3_kW1I/AAAAAAAACcw/VKFDkaN_JYo8SCtKnhhiYepSjQ4ORI6jwCLcBGAs/s72-c/cameriaaa_proteste_12732.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kercenon-idrizi-ska-lindur-ende-ai.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kercenon-idrizi-ska-lindur-ende-ai.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy