Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, vlerësoi se Kosova ka ecur përpara përderisa uroi dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Engel tha se ka qenë mjaft e vështirë që Kosova të arrijë këtë ditë dhe se ka ende sfida përpara që të bëhet pjesë e BE-së dhe OKB-së, përderisa përgëzoi arritjen e marrëveshjes për demarkacionin.

“Kosova ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë. Përgëzoj presidentit Hashim Thaçi dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për marrëveshjen për demarkacioni dhe shpresoj se do të ratifikohet në kuvend”.

“Dëshiroj që kjo qeveri të përballet me korrupsionin, dëshiroj ta shoh një vend ku ka energji të pastër, të ketë një armatë multietnike, prosperitet, demokraci dhe paqe” është shprehur Engel gjatë fjalimit të tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës.

Kongresmeni amerikan është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, në veçanti për të rinjtë e këtij vendi.

Ndërkaq, Engel ka folur rreth krijimit të Ushtrisë duke thënë se Kosova ka nevojë për një armatë që do të jetë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen.

“Kam qenë nëpër tërë botën si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme por askund në botë nuk ka miq SHBA-ja, sic ka në Kosovë. Ky vend duhet ta ketë një armatë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen në botë”, ka theksuar ai.

Eliot Engel, i cili sot feston ditëlindjen, duke iu referuar dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës tha se “kjo është dhurata më e mirë që do të mund ta merrja”./Telegrafi/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në
Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në
Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në
https://3.bp.blogspot.com/-sAFOzJHDLvc/Wom8DTNQlCI/AAAAAAAATCQ/u_b-OlrjM_o0Bwx2SyGh5CFZLeN-E5uTwCLcBGAs/s640/53186438.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-sAFOzJHDLvc/Wom8DTNQlCI/AAAAAAAATCQ/u_b-OlrjM_o0Bwx2SyGh5CFZLeN-E5uTwCLcBGAs/s72-c/53186438.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kongresmeni-amerikan-eliot-engel-kosova.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kongresmeni-amerikan-eliot-engel-kosova.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy