Kotzias, budallai apo i mençuri që hodhi gurin e 12 miljeve?

Nga Mentor Nazarko - Çështja e të ashtuquajturave 12 miljeve, me të të cilat pala greke mund të zgjerohet se pala shqiptare e ka pranuar, është duke u shndërruar në një temë të madhe, për debate dhe përplasje në politikën dhe opinionin shqiptar. Mobilizime patriotike të cilat duhen parë me simpati, por jo me mirëkuptim. Kjo çështje i ka të gjitha elementët e ngjashëm- ndonëse edhe krahasimi më i mirë çalon- me historinë e gurit që e hedh një budalla në lumë dhe çohen 100 të mençur me e nxjerrë dhe nuk e nxjerrin dot.

Në fakt, Nikos Kotzias nuk është budalla. Ndoshta paravolia e gurit të budallait, që e hedhin në lumë dhe me 100 të mençurit kërkues, (në fakt ai është hedhur në det) do duhet të përmbyset: Kotizas është i mençuri dhe ata që besojnë në fabulën e grabitjes së 12 miljeve të tjera janë 100 budallenjtë.

Gjithsesi, le të mundohemit për ta kuptuar këtë që po diskutohet, qoftë nga këndvështrimi i PR-it, qoftë nga këndvështrimi i asaj që mund të ketë ndodhur më të vërtetë.

Nga këndvështrimi i PR-it:

Si e ka thënë atë fjali ministri i Jashtëm grek Kotzias, profesor i shquar i sociologjisë, e cila e përkthyer me vëmendje në shtypin shqiptar do të interpretohej sikur Shqipëria ka pranuar që në raport me marrëveshjen e vjetër të vitit 2009 ta zgjerojë edhe me 12 milje? Si fjali sferike me vetëdije që shqiptarët do i mërziste dhe grekët do i gëzonte? Apo ai nuk ishte i vetëdijshëm për efektet propagandistike të deklarimit të tij, efekte që po bëhen dhe politike?

Pra nëse Kotzias nuk e ka thënë qëllimisht, por rastësisht, atëherë ai duhet të ndihet shumë i lumtur. Kjo është një nga ato rastet në të cilat gjen vend thënja popullore italiane e cila thotë qënëse nuk është e vërtetë, është e gjetur mirë’ (se non è vero, è ben trovato). Sikur ta kërkonte në qiell një shprehje të tillë, nuk do të krijonte një efekt kaq të jashtëzakonshëm: nga njëra anë do të qetësonte grekët se në takimet e Kretës dhe të Korçës ata kanë fituar shumë, por do të turbullonte aq shumë shqiptarët dhe do ta kthente të drejtën te Berisha dhe kostumin e patriotit në mënyrë kaq rokambuleske.

E gjitha kjo rezulton një gjetje e jashtëzakonshme e PR-it, siç po shikohen reagimet në rrjetet sociale dhe si pasojë dhe përfshirja masive e palëve politike në debatin publik. Duke e ndjekur me vëmendje, duke qënë një lloj njohësi i problematikës shqiptaro-greke e kam kuptuar se çfarë lloj mekanizmi është vënë në lëvizje në këtë rast. Si për ta plotësuar, mungesa e transparencës që është krejtësisht normale në këto takime eksploratore e ka rritur misterin. Po i marrim me radhë hapat që prodhuan situatën në fjalë.

Në një situatë misteri për përmbajtjen e bisedimeve, dy ministrat e Jashtëm vendosen të dalin përballë medias tre ditë më parë: ndërsa Bushati zgjodhi të dilte vetëm për vetëm, Kotzias doli përballë 4 apo 5 gazetarëve në televizionin publik grek.

Kjo situatë misteri e bëri më të besueshëm fjalinë, në të cilën Kotizas thotë që shqiptarët kanë rënë dakort për zgjerimin e hapësirës detare me 12 milje. Ai nuk thotë as në raport me marrëveshjne e 2009-ës, nuk thotë as për të gjithë detin që ndan Shqipëria me Greqinë, por thotë saktësisht këtë: që shqiptarët kanë pranuar një gjë të tillë.

Një fjali e tillë ka shërbyer për të nxitur ushtrinë e rrjetit që të fillojë të besojë, që qeveria shqiptare me negociatat nëpërmjet Bushatit ka bërë këtë koncension të madh të barabartë me tradhëtinë kombëtare. Në fillim, opozita ka qëndruar e heshtur, e tronditur duke menduar se nga na ra kjo dhuratë nga qielli. Por, në momentin kur ka parë që pjesa dominante apo e zëshme e opinionit publik është përfshirë në këtë debat me mendimin se kemi të bëjnë me një dhënie të detit nga socialistët, opozita është përfshirë në këtë debat duke e akuzuar Ramën për tradhëti, madje duke futur edhe argumentin e naftës, siç bëri Berisha. Në ndihmë të situatës vjen dhe fakti se qeveria e ka të pamundur që të japë më shumë detaje rreth asaj që çfarë është biseduar. Në fund të fundit, takimet e Kretës dhe të Korçës kanë qënë takime me karakter eksplorator, ndonëse ato kanë vendosur piketat që do të jetë takime zyrtare të palëve.

Negociatat e vërteta fillojnë tani

Siç e saktësoi Këshilltari i Presidentit Meta, asnjë prej grupeve nuk ka të drejtë për të vendosur diçka në lidhje me detin, ligjin e luftës apo për çështjen çame. Kjo për faktin sepse një grup negociator të vendosë për diçka, do të duhet që të ketë plotfuqinë e Presidentit. Dhe siç u tha nga prej tij, pala shqiptare nuk ka patuar asnjë lloj plotfuqie. Pra, ky është momenti i parë për tu nëvizuar.

Momenti i dytë është fakti që (duke ngelur gjithmonë në marrëveshjen e detit) që në një det, siç është ai që ndan Shqipëria me Greqinë, me Korfuzin si një zonë më të banuar greke, është e vështirë, është shumë e vështirë që të gjesh sipërfaqe detare ku ujërat territoriale greke të shkojnë 12 milje si është standarti parashikuar nga MArrëveshja e Montego Bayt..

Pjesa më e ngushtë është pjesa e Ksamilit, që është 1.8 milje dhe aty është e vështirë që hiqet një vijë mesi që Greqia të marrë 12 milje, përndryshe i bie që të hyjë në tokën tonë dhe të marrë edhe kilometra katrorë tokë.

Për ilustrim: në ngushticën e Ksamilit, pala shqiptare do të marrë 0.6 milje, pala greke do të marrë 0.6 milje dhe 0.6 milje do të jetë si det ndërkombëtar.

Një pjesë eventuale ku deti ka shtrirje rreth 30 milje, në veri të Korfuzit, ka një distancë mes këtij ishulli dhe tokës shqiptare (zona e Himarës) dhe nëse pala greke do të marrë aty 12 milje, atëherë edhe pala shqiptare do të ketë një territor prej 12 miljesh. Profesor Myslim Pashaj e identifikon këtë si pjesë afër trekëndëshit ku bashkohet vija e mesit të tre shteteve, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Si pasojë, nuk ka asnjë kuptim që shprehja e Kotzias, të merret si koncesion shqiptar, pavarësisht se guri është hedhur dhe po kërkohet intensivisht në facebook. Sigurisht pranimi në parim i një gjerësie prej 12 miljesh të detit territorial grek është një precedent i ndryshëm nga ai që pranon Turqia në raport me Greqinë. Ajo që ishte e rëndësishme në deklarimin e Kotzias, që u pa si një Eureka greke, çështja e 12 miljeve, ishte kapërcimi i precedentit që i është imponuar Greqisë nga ana turke për detin territorial prej 6 miljesh. Kjo është e kuptueshme për detin që ndahet mes Greqisë dhe Turqisë, ku ishujt e njera tjetrës janë shumë afër me njëra tjetrin. Në këtë kuptim, çështja e 12 miljeve ngjan me një çështje të stisur me vetëdije apo pavetëdije, për të ushqyer turmat në Shqipëri, për të shfryrë turmat në Greqi, ushqim propagandistik që ushqehet nga mungesa e transparencës që është e kuptueshme në negociata të tilla.

Unë mund të pranoj se në këto negociata, edhe për çështje të tjera, mund të ketë patur koncensione, por kurrën e kurrës nuk mund të ndodhë dhënia e një territori prej 12 miljesh./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7982,Camëri,108,Editorial,1716,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kotzias, budallai apo i mençuri që hodhi gurin e 12 miljeve?
Kotzias, budallai apo i mençuri që hodhi gurin e 12 miljeve?
Kotzias, budallai apo i mençuri që hodhi gurin e 12 miljeve?
https://1.bp.blogspot.com/-ySZz7M4JwmQ/WnQ95ZLELcI/AAAAAAAARIA/UuCW3K7zFoAc5CIPQlJbCG_AbV2394WvgCLcBGAs/s640/guri-det-696x392.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ySZz7M4JwmQ/WnQ95ZLELcI/AAAAAAAARIA/UuCW3K7zFoAc5CIPQlJbCG_AbV2394WvgCLcBGAs/s72-c/guri-det-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kotzias-budallai-apo-i-mencuri-qe-hodhi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kotzias-budallai-apo-i-mencuri-qe-hodhi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy