Ksenofon Krisafi: Kufiri detar me Greqinë ekzistonte, si u afrua në Ksamil

Krisafi e konsideroi si fat të madh që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s.

“Nuk mund të gjykoj dot sa kilometra mund të humbnisim, por njerëz që janë marrë me këtë gjë dhe që kanë kompetencë, si kolonel Myslym Pashai, i ka rezultuar se humbeshin 354 kilometra katrorë”, tha ai.

Lidhur me bisedimet që sollën marrëveshjen famëkeqe Krisafi theksoi: “Nuk pati negociata të mirëfillta, nuk pati raunde mes palëve. Ne kemi patur negociatat me Italinë që zgjatën 8-9 vjet. Sipas Konventës së Montegobeit për të drejtën detare, ka dy kritereve që duhen zbatuar: Ekuidistanca, ose baraslargësia dhe kriteri i dytë është kriteri i drejtësisë ose ndershmërisë. Parimi bazë është parimi i baraslargësisë, palët diskutojnë që ta barazojnë parimin e ekuidistancës edhe me atë të drejtësisë. Në rastin e marrëveshjes së vitit 2009, nuk rezulton të jetë zbatuar parimi i ndershmërisë. Edhe parimi i ekuidistancës është zbatuar në dëmin tonë, sepse nuk janë respektuar vijat bazë, që përcaktojnë bregdetin e një vendi. Është një vijë e drejtë që bashkojnë kepet më të dala në të dalë të detit. Nëse kemi gjire, distanca e hyrjes të së cilës është mbi 12 milje detare, ato nuk gëzojnë statusin e ujërave të gjirit të brendshëm”.

Krisafi zbuloi gjatë një interviste për Report tv një fakt jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.

“Në marrëveshjen e vitit 2009, nuk u zbatua parimi i vijave bazë, sepse në 2008, ndodhi diçka e pashpjegueshme dhe Kuvendi shfuqizoi ligjet e vitit 2001 dhe 2002, duke hequr vijat bazë dhe konfigurimin e bregdetit shqiptar. Pala jonë pranoi pretendimin e palës tjetër, që t’i jepte hapësirë ujërash territoriale edhe disa shkëmbinjve, që deti herë e mbulon dhe herë e zbulon, që nuk ka të drejtën të ketë statusin e ishullit të banuar.

Te Barketa deri në atë moment kalonte vija e kufirit. Pas kësaj vija e kufirit do të matej nga barketa në drejtim të Ksamilit. Edhe kufijtë detarë kanë qenë të caktuar nga kufijtë tokësorë. Më 1913, la një akt që përcakton kufijtë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës, u detajua me protokollin e Firences në vitin 1913, dhe që u ribë po në Firence me 1925. Në këtë protokoll përcaktohet edhe kufiri detar. Në këtë protokoll thuhet, vija e kufirit në det, është perpendikularja që hiqet nga piramida 79, formohej këndi i drejtë dhe do vendosej vija e kufirit dhe ashtu është respektuar nga të dyja palët, si nga greku, edhe nga ne. Greku më 1936, e ka pacaktuar 6 milje gjerësinë e ujërave të veta.

Ne më 1992, korrigjuam një gabim të 1976-s, kur e bëmë nga 15 milje, në 12 milje, pasi kishte krijuar probleme me fuqitë e mëdha. Me marrëveshjen e re, vija e kufirit vinte pranë ishujve të Ksamilit. Janë bërë gabime plot edhe me ishujt pranë Himarës, si Othonoi në Greqi, të cilit i është dhënë hapësirë e ujërave territoriale më shumë nga çfarë i takonte. Nëse përfiton shumë nga deti, duhet t’i jepet edhe palës tjetër të përfitonte. Pa Korfuzin përballë Shqipëria do kishte një hapësirë gjigante detare.

Kjo mundësi i mbyllet nga ishujt, ndaj Shqipëria hyn në radhën e shteteve me pozicion gjeografik të disavantazhuar, ndaj në negociata delegacioni duhet ta përdorë këtë në favorin tonë. Konventa jep mundësinë që të kombinosh ekuidistancën me ekitenë, dhe këtë nuk e ka bërë pala jonë” – tha Krisafi. e.k/dita



KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ksenofon Krisafi: Kufiri detar me Greqinë ekzistonte, si u afrua në Ksamil
Ksenofon Krisafi: Kufiri detar me Greqinë ekzistonte, si u afrua në Ksamil
https://1.bp.blogspot.com/-HrZv_7PF_HM/Wnm-tkRyG9I/AAAAAAAARr8/ep8aONatRjsBXvjTWdK5UuWDlASyNC2CQCLcBGAs/s640/kufiri-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-HrZv_7PF_HM/Wnm-tkRyG9I/AAAAAAAARr8/ep8aONatRjsBXvjTWdK5UuWDlASyNC2CQCLcBGAs/s72-c/kufiri-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ksenofon-krisafi-kufiri-detar-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ksenofon-krisafi-kufiri-detar-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy